I pyetur për raportet e Rusisë me shtetet Baltike dhe Moldavinë, ai përgjigjet; prioriteti kryesor i Rusisë është siguria dhe mirëqenia e "bashkatdhetarëve të Rusisë në mbarë botën". Në të njëjtën mënyrë shprehet edhe pinjolli i Millosheviqit për pakicat serbe në shtetet e Ballkanit! Patrushev është i bindur se kështu mund të merr fund "diskriminimi i popullsisë ruse" jashtë Rusisë, por edhe në shtetet e përfolura më lart në tekst! Zotriu në fjalë “pretendon” se ka qëndrime "rusofobe" në këto shtete nga autoritetet”, sepse ato zbatojnë urdhrat e Brukselit" për të reduktuar varësinë e gazit nga Rusia…..) Kjo mërzi intriguese për shkakun e mungesës së dominimit ekonomik rus në këto vende është identike me ëndrrat e Serbisë që të kthehet së paku në tregun e Ballkanit, por nën hijen e ndihmës ruso-kineze!
Përderisa Serbia nuk përmbushi ëndrrën shekullore të dominimit fizik mbi të gjitha kombet e Ballkanit në emër të ish Jugosllavisë, tani provon të kthehet mbrapa nëpërmes asaj sofrës së hapur të Ballkanit me përplotë “helm”! Dihet se, që kur u largua Serbia me forcë nga Kosova, lotët e Serbisë në rolin e viktimës e vërshuan tanë autokracinë botërore! Fatëkeqësisht me këta “lotë të krokodillit ” u rispërskatën aleatë të vjetër dhe të rinjë të Serbisë edhe pse paraprakisht (ndër shekuj) ishin shantazhuar për të urrejtë kombin tonë, shqiptarët, “gjegjësisht këta muslimanë të urryer siç n’a quanin” këta shpirtëzinjë! Ndihmat dhe miklimet që i bëhen të njëjtës Serbi, vetëm sa ia rrisin mendjen dhe ngjallin shpresën se ndoshta qështja statusit të Kosovës do të kthehet në pikën zero, thuaja se nuk ka ndodhë asgjë në këto dekadat e fundit. Duke u nisë nga ky paragjykim mesjetar serbosllav, kuptohet se politika e Serbisë në bisedime me palën e shtetit tonë, ishte ngre litarin dhe mos e këput asnjëherë!
E keqja është se pikërisht me këtë lojë u argëtuan edhe tanët, por më në fund u kuptua se gjithëçka ishte në njërën anë, vjedhje kohe nga ana e Serbisë, kurse në anën tjetër, ngecje e dëmshme për shtetin tonë.
Atëherë pse u vendosën sanksione ndaj shtetin tonë, Kosovës?
-U vendosën sepse qeveria e Kosovës nuk ishte sjellëshme ndaj Brukselit dhe (ndërkombëtarëve gjentëlem), përderisa ngacmuan foletë e strukturave paralele të Serbisë dhe në të njëjtën kohë, mbyllën disa komuna paralele serbe! Si duket u bë nami për Marconin e Francës, sepse ai ndoshta paska premtua diçka për palën serbe, si përherë që din me bë Franca! Veprimet e drejta nga ana shtetit tonë po gjykohen si të pa drejta ndaj Serbisë sepse dikush ende po beson se kështu bëhet politikë ndaj strategjisë së përbashkët të politikës ruso-serbe edhe për “pakicat qiellore të tyre ”të cilat manipulohen për të shkaktua kriza përmbrenda Kosovës dhe në të gjitha shtetet ku jetojnë sot si pakicë!
Pra më në fund nga kjo strategji e politikës serbosllave u ngatrruan rolet e fundit në terren, kur në mënyrë barbare, detyrojnë veglat e konfliktit të luajnë rolin e “heroit” edhe kundër forcave të ndërkombëtare (KFORIT)!
Kjo e ndërsyeme tinzare dhe barbare për të luajtë vallen e Putinit, me dirigjentin dhe regjisorin Vuçiq në rolin e kukuvajkës për ndërkombëtarët, ishte kulmi dhe heqja e petës së lakrorit për ata që janë njerëz!
Nëse ndaj pakicave pro ruse ose pro serbe, të cilat nuk respektojnë ligjet e shtetit, aty ku jetojnë, veprohet konform rregullave dhe ligjeve të shteteve përkatëse, siç janë Lituania, Norvegjia apo Finlanda dhe vende të tjera, në Kosovë përherë është bëhet e kundërta. Në emër të kësaj “drejtësie” janë shkelë ligjet dhe Kushtetuta e vendit, dhe janë kanalizue ëndrrat e Serbisë kah tradita e dominimit, aty ku banon një serb i vetëm!
Sot kur të gjithë jemi të vetëdijshëm se, me kohë Perëndimi mbërtheu këtë vrimë të zezë nga të gjitha anët, ne shqiptarët po harrojmë se ngatrresat tona me çdo kusht për pushtet dhe pasuri, të udhëhequra nga partitë politike, dobësojnë përparimin e shtetit tonë dhe në të njëjtën kohë stimulojnë bishën që të këndellet edhe njëherë mbenda parlamentin të Republikës tonë! Të gjithë ata serbë që jetojnë në Kosovë, të cilët nuk respektojnë shtetin tonë nuk duhet të gjejnë vend mbrenda parlamentit të shtetit. Amerika asnjëherë nuk pretendon që ne të mos bëhemi shtet i respektueshëm, njerëz të besueshëm dhe për lakmi, por ne bëjmë të kundërtën, harrojmë edhe kur shkelim mbi vlera të lirisë dhe pavarësisë tonë, përderisa i bëjmë argatin djallit dhe urrejtë njëri tjetrin edhe më shumë se sa armikun! Zgjedhjet po afrohen, prandaj mbetet vetëm të shpresohet se kemi mësue diçka nga gabimet tona!