Poshtë diskriminimi dhe aparteidi pushtues kolonial dhe gjenocidal serbomadh

Opinione

Poshtë diskriminimi dhe aparteidi pushtues kolonial dhe gjenocidal serbomadh

Më: 20 janar 2025 Në ora: 20:54
Ilustrim

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, në mbledhjen  e Kryesisë së saj (18 janar 2025), mbështeti njëzërit dhe gjithanshmërisht “Mbylljen e komunave dhe të qarqeve paralele serbe në mbarë Kosovën”, më 15 janar 2025. Me këtë rast Akademiku Prof.Dr. Eshef Ymeri shtroi për debat dhe për  miratim këtë

Propozim për një takim demokratiko-paqësor me përfaqësuesit e minoritetit  serb në Kosovë      

E nderuar z. Presidente Vjosa Osmani,

I nderuar z.Kryeministër Albin Kurti,

I  nderuar z.Kryeparlamentar Glauk Konjufca,

 Edhe ne anëtarët e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, pa  asnjë hezitim dhe dilemë u bashkohemi vlerësimeve të juaja për përzënien e  strukturave paralele serbe nga Kosova, duke qenë se mbi 25 vjet kanë vepruar lirshëm në dëm të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Vërtet, kjo ishte një përzierje direkte dhe indirekte në punët e brendshme dhe të jashtme të Republikës së pavarur dhe sovrane  të Kosovës(17 shkurt 2008).

 Mirëpo, për shpërthimin e “ mbështjellësit të ozonit” të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës nga Serbia agresore dhe gjenocidale, janë fajtore edhe institucionet dhe organet e larta shtetërore zyrtare të Republikës së Kosovës (të gjitha qeveritë e derisotme), e cila ka lejuar ushtrimin e veprimtarisë ilegale dhe legale të “strukturave paralele  politiko-diversive serbe në gjithë territorin e Kosovës (1999-2025).

E nderuar z. Vjosa Osmani,

I nderuar z.Albin Kurti,

I nderuar z.Glauk KOnjufca,

  -Plotësisht është në frymën ligjore, kushtetuese, demokratike, kombëtare, paqësore dhe ndërkombëtare Mbyllja e të gjitha komunave dhe e qarqeve serbe në Republikën e Dardanisë, me të gjitha institucionet e tyre. Kjo është një ngjarje me rëndësi të madhe kombëtare dhe shtetërore, për arsye se Pavarësia e Republikës së Dardanisë, deri në marrjen e vendimit për mbylljen e atyre komunave dhe qarqeve kriminale, ka pasë qenë krejtësisht formale, sepse Qeveria e Republikës së Dardanisë nuk e ushtronte sovranitetin e plotë në krejt territorin e saj. Tani do të ishte mirë, që Treshja udhëheqëse e Republikës së Dardanisë, të organizojë një takim me serbët dhe t'u drejtohet me pyetjen nëse dëshirojnë të bashkëjetojnë me popullin dardan ose jo. Nëse nuk duan, atëherë të largohen për në Serbi, aq më tepër kur dihet fare mirë që, gjatë viteve 1990, ata serbë patën bashkëpunuar ngushtë me bandat kriminale të Arkanit, të Sheshelit dhe me ushtrinë fashiste serbe në kryerjen e krimeve të rënda në Dardani.

Propozimi i sipërtheksuar i Akademikut Prof.Dr. Eshref  Ymerit  u miratua, pa asnjë kundërshtim dhe, pa asnjë votë kundër  nga Kryesia e Akademisë sonë.

Ndaj, shpresojmë se këtë Propozim për organizimin      dhe mbajtjen e një Takimi urgjent të Treshes drejtuese të Reublikës së Kosovës(Vjosa Osmani, president, Albin Kurti, kryeministër, Glauk Konjufca, kryeparlamentar) me minoritarët serbë të Kosovës, do ta marrin në konsideratë Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës), në mënyrë që Kosova të mos kërcënohet, të sfidohet dhe të rrezikohet me ndërhyrje të tilla të shtetit serb dhe të institucioneve të tij paralele kriminele ilegale dhe legale për të përmbysur shtetin  sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Një takim i tillë zyrtar i Treshes së lidershipit të Republikës së Kosovës, pikësëpari, do t’i përgënjeshtronte të gjitha akuzat dhe deklaratat denoncuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se  gjoja “Mbyllja e institucioneve pralale serbe në Kosovë, ka për qëllim spastrimin e të gjithë serbëve nga Kosova e Metohija”!?

Kjo është gënjeshtra më e rafinuar politiko-propagandistike dhe diplomatike e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes së cilës po orvatet, që të manipulojë  me të vërtetën, se në Kosovë janë mbyllur institucionet ilegale dhe legale  serbe, të themeluara dhe, të cilat kanë vepruar si “qeveri nën hije e Serbisë” (1999-2025) për ta pushtuar me agresion shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, 18 janar 2025

Prof.Dr.Skënder Kodra (President),

Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat