Kurti dhe Vuçiq, nuk kanë akordim dhe nuk kanë fare gjasim

Opinione

Kurti dhe Vuçiq, nuk kanë akordim dhe nuk kanë fare gjasim

Nga: Dedë Preqi Më: 20 janar 2025 Në ora: 22:10
Dedë Preqi

Politikani serb Boban Bogdanoviç, bëri një shpekulim të pastër në lidhje me kryeministrin e Kosovës, z.Abin Kurti, kinse ka një akordim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, njëri për t’u nxjerrë nga situata e tensionuar në Serbi, nga protestat e mëdha të studentëve dhe popullatës së këtij vendi të pa kënaqur, ndërsa tjetri për të rritur përqindjen elektorale në zgjedhjet e tanishme në Kosovë.

Është e pa mundur ta mendosh kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, që ta krahasosh me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, jo që nuk janë identik njëri me tjetrin, por asgjë nuk kanë të përbashkët me njëri-tjetrin, prandaj nuk munden këta dy përsona të bëhën miqë, apo të prodhojnë një politikë akorduese, sepse njëri i ka duart e përlyera me gjak dhe akoma ka një djallëzi të tillë në shpirt, që nxitë konflikte e luftë, ndërsa tjetri është i pastër si loti.

Me 7 dhjetor të vitit 2001, bëhën 23 vite kur lirohet Albin Kurti nga burgu i Nishit, i denuar me 15 vjet burg të rëndë me urdhër të regjimit të Millosheviqit dhe vartësit të tij Aleksandër Vuçiqi, të cilin e kishin arrestuar me shumë shokë e shoqe, vetëm se nuk do të pajtoheshin me një regjim të egër e fashist, që pastaj ishte liruar nga ndërhyrja e ndërkombëtareve dhe në ato momente të lirimit para opinionit dhe gazetarëve të botës, Kurti e thotë, nuk po gëzohem që u lirova vetë, dhe shokët e mi mbetën në burg, ata më mungojnë sikur familja e ime.

Prandaj, si mundet sot një lider dhe kryeminister i tillë i shtetit të Kosovës, të zgjedh mikun e vet që i gjason Vuçiqit, apo i llojit të tillë kriminel dhe të bëjë plane kundër shtetit dhe popullit të vet, me një kriminel që ka bërë krime makabre ndaj popullit shqiptarë dhe ka bërë masakrimin e mijërave njerëzve të pa fajshëm ndër ta edhe mijëra fëmijë, dhe ka dhunuar motrat, nënat dhe bijat tona.

Pse politikani Bogdanoviç, nuk e merr parasysh krimin serb ndaj shqiptarëve dhe nuk e lidh këtë ngjarje me konceptin e njerëzores, apo me guximin e njeriut për të kërkuar falje, kjo do të ishte një sfidë e madhe dhe e prekshme, edhe pse krimi dhe krimineli nuk duhet të falen pa e marrë dënimin e merituar, sepse vetë jeta mund të ndjehët e fyer dhe e përbuzur, kur plagët e trupit dhe shpirtit do ankohen përherë.

Jo vetëm Albin Kurti, por i gjithë populli i Kosovës, e duan paqën dhe stabilitetin e vendit të vet, dhe marrëdhëniet e mira me sëcilin vend në botë, poashtu edhe me Serbinë, sepse nuk kemi se ku të menjanohemi kur jemi në fqinjësi në mes vete, dhe kjo do të ishte sfida më e madhe në mes këtyre dy palëve që përmes dialogut të arrihet edhe një mirëkuptim ndërnjerëzor e fqinjësor.

Do të ishte një betejë e fortë të cilën e udhëheq sot Albin Kurti, në dialog me Serbinë, me ndërmjetësimin e Brukselit, dhe me SHBA-të,  nëse edhe Brukseli do ta merrte një çështje të tillë me seriozitet, dhe kjo betejë është një luftë dhe sfidë e vërtetë për jetën dhe stabilitetin e vendit tonë, ku njerëzia e këtij vendi do të ndjehën të qetë dhe të lirë dhe sëcili të punoj dhe të zbulojë jetën e vet sa më të mirë.

Edhe kjo betejë të cilën e shpërfaq lloji i Bogdanave dhe bodanoviqëve të tjere është një luftë frontale dhe e ndërvarur nga një regjim i vjetër shekullor, me ç’rast kemi përballë armikun e njëjtë të krimeve makabre, por tani kjo luftë duhet të bëhët në një mënyrë tjetër në tavolinën e dialogut me udhëqësa të paqës dhe pa armë e mjete luftarake, e cila nuk do ishte rrënuese dhe shkatërrimtare, edhe pse do dukej si një rrugë e ngushtë dhe e pa kalueshme, populli i jonë është optimist në këtë burim paqëje.

Lidershipi i Kosovës dhe populli i këtij vendi e ka të vështirë të gjejë rrugë dhe mundësi të përballet me një lider dhe një president të tillë të Serbisë, sikur që është Aleksandër Vuçiq, për të ndërtuar një marrëveshje paqësore në mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse Vuçiqi, çdo fjalë dhe çdo veprim e ka si një lloj kurthe për Kosovën, prandaj është vështirë për ti besuar marrëveshjeve të tija, por sikur edhe herave tjera, SHBA-të, së bashku me BE-në, nuk do e lënë Kosovën në rrugë, duke kuptuar se edhe ky popull e meriton boten e vet të lirë, demokratike dhe prosperuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat