Politika adoleshente e liderëve partiakë tregon mjerimin e klasës aktuale në Kosovë!...

Opinione

Politika adoleshente e liderëve partiakë tregon mjerimin e klasës aktuale në Kosovë!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 21 janar 2025 Në ora: 21:52
Ismail Muçiqi

Inaugurimi i Donald Trumpit duke marr mandatin e dytӫ si Presidenti i 47 i Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs qiti mbi sipërfaqe karakterin e individëve tӫ caktuar tӫ politikӫs, tӫ biznesit dhe tӫ diplomacisë nga Republika e Kosovӫs. Keta individ vrapuan nӫ Washington mӫ shumӫ pӫr ta promovuar veten apo imazhin personal se sa qӫ kjo ngjarje kishte ndonjӫ efekt nӫ tӫ mirӫ tӫ Kosovӫs. Mӫ shumӫ u lansuan lajmet propaganduese tӫ individëve tӫ caktuar se kush ӫshtӫ i ftuar, nӫ inaugurimin e Donald Trumpit, e kush nuk ishte i ftuar, duke i qitur mbi sipӫrfaqe xhelozitë, inatet, rivalitetet me qӫllim tӫ bajraktarizmit karshi Institucioneve tӫ Kosovӫs.

Kjo maratonӫ qesharake e politikanëve dhe biznesmenëve nga Kosova ishte njӫ ngjarje tӫ cilӫn ata e panӫ dhe e shijuan vetӫm pӫrmes ekraneve televizive nӫ sheshet e Washingtonit ku mbizotëroj acari i vërtet dimëror. Se me tӫ vӫrtetӫ jemi shoqëri pa taban dhe jetojmë nӫ Botӫn e ӫndӫrrave ajo u vӫrtetua shumӫ here nӫ politikӫn Kosovare.

Vrapimi pӫr tӫ shkuar nӫ Washington i individӫve tӫ caktuar mӫ shumӫ kishte karakter retorik e folklorist se kinse pjesëmarrja nӫ kӫtӫ ngjarje dikujt do tӫ ja ngritӫ autoritetin apo imazhin duke rrahur gjoks se kӫta individ kanӫ pӫrkrahje nga Presidenti Amerikanӫ apo nga Shtӫpia e Bardh. Tӫ gjithӫ jemi dëshmitar se inaugurimi i Presidentit Trump u bӫ brenda Capital Hillit ku numri i zyrtarëve qӫ morrӫn pjesӫ ishte i kufizuar apo i limituar pӫr shkak tӫ motit tӫ ftoftë. Agjensitӫ Botӫrore dhe mjetet tjera tӫ informimit e pasqyruan kӫtӫ ngjarje drejtpӫrdrejt ku u konstatua se me mija njerӫz qӫ ishin tӫ ftuar nӫ kӫtӫ ceremoni tӫ Presidentit Trump nuk arritӫn tӫ afrohen as afӫr ndӫrtesӫs tӫ Capital Hillit. Se deri kur politika nӫ Kosovӫ do tӫ arrij tӫ avancohet nӫ shkallӫn e pjekurisë qӫ e kӫrkon koha ӫshtӫ vështir tӫ kuptohet. Por tani pӫr tani fushata zgjedhore e cila po zhvillohet kӫto ditӫ po e spӫrfaqӫ fytyrën e vërtet tӫ kulturës sӫ komunikimit politikӫ e cila po zhvillohet gjithandej Kosovӫs e cila ӫshtӫ jashtëzakonisht shqetësuese pӫr tӫ ardhmen e kӫtij vendi. Kjo do tӫ ndodhӫ derisa shtresa e mirӫfillt intelektuale qӫndron pasive dhe indiferente ndaj zhvillimeve qӫ po ndodhin nӫ Kosovӫ.

Me shekuj koha ka treguar se progresin dhe Shtetin nuk mund ta ndӫrtojnӫ dhe ta zhvillojnӫ njerӫzit gjysmӫ analfabet, tӫ pa diturit dhe injorantӫt tӫ cilӫt kauzӫ jetӫsore e kanӫ interesin personalӫ, interesin karrierist pӫrmes tӫ cilӫs synim kryesorӫ e kanӫ pasurimin dhe interesin materialofinanciar. Kӫtӫ po e vӫrteton katӫrcifisht edhe fushata zgjedhore e partive politike tӫ cilat po e malltretojnӫ opinionin me premtime boshe pӫr ta marrur pushtetin.

Andaj vrapimi nӫ Washington i disa politikanӫve dhe biznesmenӫve ӫshtӫ njӫ ӫndӫrr apo njӫ iluzion se pӫrmes kӫtyre avanturave dikush nga jashtӫ do tӫ na i zgjedh problemet tona tӫ brendshme. Republika e Kosovӫs mund tӫ ecӫ para vetӫm atӫherӫ kur vlerat e vӫrteta tӫ burimeve njerӫzore, tӫ intelektualӫve tӫ mirӫfillt tӫ personaliteteve tӫ dӫshmuara qӫ kanӫ krijuar vlera nӫ politikӫ, ekonomi, shkencӫ nӫ kulturӫ do ta marrin fatin nӫ dorӫ pӫr ta emancipuar, edukuar dhe transformuar shoqӫrinӫ Kosovare. Kӫta tӫ cilӫt qӫndruan qӫ nga pas lufta nӫ politikӫn e Kosovӫs sa mӫ parӫ populli duhet ti braktisӫ pӫrmes kutive tӫ votimit e tani ӫshtӫ shansi i vӫrtetӫ pӫr tu liruar njӫherӫ e pӫrgjithmonӫ nga kӫto mbeturina tӫ politikӫs. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat