Pavarësisht se në Shqipëri pothuajse nuk ka parti politike patriotike, por shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet që të votojnë kandidatët pikërisht ata që votuesi i njeh mire; duhet t’i votojnë patriotët nese mundet që të ketë prej tyre në listat e kryetarëve të partive politike.
Nëse u shpëton kryetarëve të partive që nga “pakujdesia” të vendosin në listën e kandidimit ndonjë patriot apo ndonjë kandidat që të jetë së pari me kulturë, edukatë, me kontribute dhe me trashëgimi kombëtare e patriotike.
Votoni patriotët që e duan kombin, atdheun; votoni ata që kanë prioritet Krenarinë kombëtare, Ligjin, Kushtetutën dhe Demokracinë, dhe mos votoni ata që kanë prioritet korrupsionin, hajdutërinë, tradhtinë; mos i votoni ata që e duan politikën dhe pushtetin vetëm për të fituar miliona dollarë e pasuri nga korrupsioni dhe nga hajnija e pasurive të qytetarëve dhe të shtetit e të Republikës.
Tani në vitin 2025 kur në dy shtetet shqiptare do mbahen zgjedhjet:mos votoni më tradhtinë, pabesinë, matrapazët dhe keqbërësit kombëtar që ua kanë grabitur shqiptarëve pasuritë,drejtësinë dhe demokracinë; mos i votoni më ata prej të cilëve shqiptarët largohen nga atdheu pasi kanë humbur sigurine, besimin dhe shpresën!