Në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova, pothuajse të gjithë krerët e partive politike nderuan figurën e tij. Gjithashtu, u theksua mungesa e tij dhe u lavdërua pasuria e tij politike dhe kombëtare që la pas.
Nuk pati asnjë reagim nga PDK, as nga kryetari i saj dhe as nga kandidati për kryeministër. Nuk më habit fare që nuk kujtohet nga PDK, janë po ata që kur ka vdekur Rugova, kanë gjuajtur me armë nga gëzimi.
Pasi e kuptuan rëndësinë e tij, vitet e fundit e kanë kujtuar në 21 janar të çdo viti. Ish-kryetari Veseli kishte bërë vizitë tek shtëpia e Dr. Rugovës, duke kujtuar kontributin e tij të madh. Por, kjo ishte vetëm fasadë për imazh tek qytetarët, në zemër të tyre vlon urrejtja patologjike për arkitektin e shtetit.
Si mund të pretendojë dikush që të jetë kryeministër i Kosovës pa nderuar figurën historike të themeltarit të shtetit, të emrin e njeriut mbi të cilin sintetizohet pavarësia që kemi sot? Bedri Hamza vetëm sa e shpërfaqi më së miri imazhin e tij të vërtetë, të njeriut që është i brymosur me urrejtje ndaj Dr. Rugovës. Njeriu servil i Thaçit s’mund të jetë ndryshe pos si soji i Bedriut, njeriut që nuk di të çmojë dhe as të vlerësojë figurën markante të Rugovës.
Andaj, kjo është edhe një arsye e fortë për mos ta votuar kandidatin e PDK-së për kryeministër. Prandaj, kam qenë dhe ende nuk ia fal LDK-së për koalicionet me PDK-në, me ata që edhe në varr e urrejnë themeluesin e LDK-së dhe Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Me kalimin e kohës, figura e tij vetëm sa do të rritet, si dega e lisit.