Albin Kurti më 9 shkurt fitore të plotë, opozita tradhtare, vëllavrasëse e hajdute nuk e meriton asnjë votë

Opinione

Albin Kurti më 9 shkurt fitore të plotë, opozita tradhtare, vëllavrasëse e hajdute nuk e meriton asnjë votë

Nga: Rexhep Torte Më: 22 janar 2025 Në ora: 12:05
Autori Rexhep Torte

PDK, LDK, AAK dhe NISMA, pa u distancuar nga e kaluara tradhtare, vëllavrasëse e hajdute, pa u reformuar, pa e ndryshuar veten, pa u përtërirë, nuk mund ta ndihmojnë kurrë Kosovën.

Albin Kurti për katër vite qeverisje e kufizoi dhe e amortizoi dialogun pro-serb të imponuar nga diplomatët sharlatanë e të korruptuar.

Albin Kurti, me një mjeshtri diplomatike lakmuese, e shmangu edhe dyfytyrësinë e Joe Bidenit – tashmë ish-presidenti i SHBA-ve – i cili deklaronte se ishte mik i Kosovës, por nga ana tjetër, në vend që ta sanksiononte me ashpërsinë më të madhe Serbinë gjenocidale për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, ai përkëdhelte Serbinë me arsyetimin gjoja për ta shkëputur nga Rusia.

Albin Kurti, përkundër të gjitha pengesave nga opozita brenda Kosovës, por edhe nga ndërkombëtarët, e ndali korrupsionin në Kosovë dhe e shtriu sovranitetin në Veri të Kosovës.

Opozita mjerane për katër vite ka shkruar dhe përgatitur plot kosha me kritika dhe premtime të sajuara propagandistike zgjedhore, plot me mashtrime që aktualisht po i përdor nëpër tubime zgjedhore dhe në disa TV private, duke harxhuar shuma të mëdha parash nga donatorë pro-serbë dhe anti-Kosovë, jo në të mirë të Kosovës, por me shpresën iluzore për t’u rikthyer në pushtet për ta rrjepur dhe për ta copëtuar edhe më shumë Kosovën.

Opozita mjerane nuk e ka hallin e Kosovës, por po përpiqet ta mbulojë tradhtinë për t’i shpëtuar burgut dhe ta shpëtojë pasurinë multi-milionëshe që ia ka vjedhur Kosovës.

Motra e vëllezër votues kosovarë, nëse e doni Kosovën, votoni Albin Kurtin në numrin 118, e jo tradhtarët, vëllavrasësit dhe hajnat e dëshmuar.

Në Kosovë tashmë ka filluar fushata zgjedhore dhe opozita në Kosovë PDK, LDK, AAK dhe NISMA janë të stërmbushura me rrena dhe premtime propaganduese nëpër tubime, edhe pse e kanë të qartë se Albin Kurti, për nga intelektualiteti, morali, karakteri, çiltërsia, guximi, largpamësia dhe angazhimi në këto katër vitet e qeverisjes, pati arritje që nuk i pati asnjë kryeministër i derisotëm në 20 vitet e kaluara.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij në vitin 2024 e shtriu sovranitetin edhe në Veri të Kosovës mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës dhe zbatimin e ligjeve të saj demokratike, e ndaloi korrupsionin, e legjitimoi euron valutë shtetërore të Kosovës dhe e ndaloi dinarin serb, i zëvendësoi targat e automjeteve të serbëve me targa RKS, e ndaloi kontrabandën serbe në Veri të Kosovës, e zbrapsi agresionin terrorist serb te Manastiri Ortodoks Serb Banjskë në Zveçan të udhëhequr nga kryeterroristi Milan Radojçiq, e konfiskoi tërë atë arsenal të madh të armëve, ia konfiskoi pasuritë e patundshme të Milan Radojçiqit, i mbylli institucionet e strukturave paralele ilegale serbe, i mbylli filialet bankare ilegale serbe, i dëboi terroristët dhe kontrabandistët ilegalë serbë nga Veriu i Kosovës dhe e miratoi Ligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin opozita, që e ka mizën nën kësulë, po mundohet ta zvarritë duke u ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Më 15 janar 2025, Albin Kurti dhe Qeveria e tij i mbylli edhe komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtri, Novosellë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj, si edhe postat dhe zyrat tatimore ilegale serbe.

PDK po mashtron dhe nuk do ta sjellë ndryshimin pozitiv në Kosovë përderisa veprimet e saj i dirigjojnë Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë, përderisa PDK nuk përgjigjet për vrasjen e qindra aktivistëve të LDK-së, përderisa nuk përgjigjet për keqpërdorimin dhe vjedhjen e parave që mërgata shqiptare i dërgoi për UÇK-në, përderisa nuk para ligjit për korrupsionin multi-milionësh që e kreu në Kosovë dhe përderisa nuk përgjigjet për ndarjen e Kosovës që e përgatitën

Hashim Thaçi e Vlora Çitaku, kur Vlora Çitaku ishte ambasadore e Kosovës në SHBA.

LDK po mashtron dhe nuk do ta sjellë ndryshimin pozitiv në Kosovë përderisa e mban kryetar nderi Isa Mustafën, i cili e shuajti tërësisht frymën e Ibrahim Rugovës në parti, përderisa e nënshkroi marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin serb në Kosovë, përderisa LDK nuk e ngre zërin për zbardhjen e vrasjeve të qindra aktivistëve të saj, përderisa nuk e ngre zërin për paratë e keqpërdorura që mërgata i dërgoi për UÇK-në dhe përderisa nuk përgjigjet për korrupsionin multi-milionësh.

AAK po mashtron dhe nuk do ta sjellë ndryshimin pozitiv në Kosovë përderisa Ramush Haradinaj akuzohet për korrupsion milionësh, përderisa kur ishte kryeministër e mbylli Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, përderisa akuzohet për bashkëpunim me kontrabandistët serbë, përderisa ka bashkëpunuar me terroristin Milan Radojçiq dhe përderisa ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

NISMA po mashtron dhe nuk do ta sjellë ndryshimin pozitiv për Kosovën përderisa Fatmir Limaj akuzohet për korrupsion gjersa ishte ministër në Kosovë.

Ramush Haradinaj këto ditë ndodhet në SHBA gjoja për të marrë pjesë në inagurimin e Presidentit Donald Trump, por qëllimi kryesor i vizitës së tij është që ta faktorizojë veten me shpresën e kotë se do t’i fitojë zgjedhjet për t’u rizgjedhur sërish kryeministër. Kësaj shqip i thonë "Tava në zjarr e lepuri në mal".

Ramush Haradinaj kuptohet se u thotë SHBA-ve: "Më ndihmoni të rizgjidhem kryeministër dhe unë, karshi Kosovës dhe Serbisë, do të veproj sipas dëshirës suaj dhe se nuk do t’ju kundërshtoj për asgjë, siç ju kundërshton Albin Kurti!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat