Shqipëria, prite të kalojë në një periudhë të destabiliteti politik, pasi partia shtet është përgatitur të marrë sërish pushtetin duke garantuar në vend autokracinë e konsoliduar, një sistem të ngjashëm me atë që lamë pas, diktaturën.
Partia Socialiste, trashëgimtarja e Partisë së Punës, që mbanë mbi supe peshën e krimeve në Shqipëri ndaj armiqëve të klasës, jo vetëm nuk është rinovuar, por kohët e fundit ka nisur të rifus në politikë të gjithë klanet gjakatare që mbajnë përgjegjësi për krimet e diktaturës.
E më keq akoma, ish-Partisë Punës, i është shtuar si ortak në politikëbërje krimi i organizuar, bashkë në ortakëri me Sigurimin e Shteti është shtuar dhe një segment i ri, sistem i i patronazhimit, që spiunojnë dhe shpifim gjithçka për qytetarët, si dikur në diktaturë.
Partia Socialiste ka shkrirë struktura, drejtohet nga një person si në diktaturë. PS, ka ngritur në sistem ndarjen klasore, si diktatura dje, pra ka nisur luftën e klasave dhe kjo ka bërë që shoqëria të ndahet në dy pjesë, njëra që i shërben qeverisë dhe tjetra që është gjahu, e përndjekur nga qeveria.
Kështu, Partia Shtet, ka zotëruar të gjitha pushtetet në të gjithë territorin e vendit, duke u bërë parti unitare, e në këto kushte është ndërtuar një makineri elektorale, që shteti autokratik ka garantuar përjetësinë e pushtetit, si vetë diktatori, Enver Hoxha.
Shqipëria, ra në autokraci sepse nuk kurojë të shkuarën diktatoriale, nuk bëri transparencë nuk hapi dosjet e spiunëve të Sigurimi të Shtetit, shoqëria mbeti e ndarë dhe kurrë nuk u garantua paqja sociale, e prandaj vendi mbetet i ndarë në dy klasa, njëra sunduese, tjetra përndiqet, si në kohë të komunizmit.
Sepse, në pushtet janë po ata, persekutorët e shqiptarëve dhe nuk kanë mëshirë të hakmerren sërish, megjithëse nuk kanë kërkuar ndjesë.
Ende, në Shqipëri nuk është kërkuar ndjesë për krimet e diktaturës, nuk është zbatuar rezoluta e Parlamenti Evropian për dënimin e krimeve të komunizmit, më shumë se 2500 persona janë të dekoruar në grup nga qeveria, persekutorët marrin pension të veçantë, ndërsa të përndjekurit nuk kanë status, nuk kanë marrë dëmshpërblimin dhe asnjë lekë për punë e papaguar në miniera dhe në ndërtimin e më shumë se 36 veprave të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Shqipëria, është i vetmi vend ish-komunist që nuk ka një memorial për viktimat e diktaturës.
Ende janë të pagjetura mbi 6200 varre, dhe të ekzekutuarit nga diktatore janë të groposura honeve të Shqipërisë dhe të afërmit nuk kanë mundësi ti qajnë, hedhin lule apo të nisin kujën e tyre të vajtimit.
Pra, Shqipëria ra sërish në diktaturë, madje të deformuar, në formë anarkike, autokratike, madje lloji i shteti që kemi është hibrid, i pa krahasueshëm me asnjë të ngjashëm në ish- vendet komuniste.
Diktatori ynë, është i pandalshëm, garon me kohën e vjetër, kërkon të barazojë vite e pushteti të diktaturës me atë të post-diktaturës, para ai është në garë me të keqen, kërkon të imitojë diktatorin gjakatar, Enver Hoxhën, idhullin e tij të jetës, mostrën e së keqes për shqiptarët.
Këto janë kushte për revolucion demokratik dhe është i pashmangshëm, jo vetëm se shoqëria nuk është në paq, por se pushteti po rrufit çdo ditë të drejta e qytetarëve, dhe më e keqja sepse në këtë zgjedhje partia shtet del mbi 90% të votave dhe pas 11 maj, sistemi ynë qeverisës nuk është i sigurt, mundet, që të kemi një ndryshim të sistemi, ashtu siç bënë komunistët në 46-tën
Revolucioni demokratik, është i pandalshëm pas zgjedhjeve sepse vota do të blihen, do të joshen me vende pune, me oferta të pushteti, me manipulime me lista zgjedhore, me banda në terren, me përdorje e fondeve të shteti në fushatë elektorale.
Sido që të shkojnë zgjedhje, konflikti social është i pandalshëm dhe Shqipëria do shkojë drejtë një revolucioni të vërtetë demokratik për të shpëtuar nga diktatura, që tashmë është ulur këmbëkryq në Shqipëri.
E vetmja zgjidhje që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me kushte të barabarta, është kompromis politik për një qeveri kalimtare për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe rrotacionin politik.
Partia Socialiste është degraduar në atë formë sa është e destinuar të ndërrojë emrin apo të shkrihet si parti politike, sepse jo mban peshën e krimeve të diktaturës, por është përgjegjëse për kthimin e vendit në autokraci, duke vrarë vlerat demokratike dhe vetë sistemin tonë të krijuar pas rrëzimit të diktaturës.
Drejtuesit e PS duhet të gjejnë rrugën e kompromisit politik, në të kundër do mbajnë përgjegjësi për atë që do i ndodh Shqipërisë pas zgjedhjeve.