Anomalitë mӫ tӫ ndryshme qӫ i ndodhën vendit pas luftӫs nga Institucionet Qeveritare qӫ udhëhiqen me Kosovӫn ishin tӫ shumta. Njӫ nga dështimet me pasoja tӫ pariparueshme nӫ sferӫn e Kulturӫs, Letërsisë, Artit dhe Informimit ӫshtӫ padyshim shkatërrimi i vlerave tӫ Institucioneve tӫ Kulturës dhe tӫ Informimit. Kӫshtu me mbylljen e mjeteve tӫ informimit përkatësisht me shpërndarjen e gazetarëve tӫ Rilindjes dhe stafit profesional tӫ gazetӫs “Rilindja” si dhe shpartallimi i potencialit tӫ kuadrave profesionale tӫ Radios dhe Televizionit tӫ Prishtinӫs, shoqӫria Kosovare mbeti e hendikepuar edhe pӫr shkak tӫ mungesës tӫ kritikës letrare domen kjo e Shkencës dhe Kulturӫs e cila me vite dhe decenie u zhvillua dhe u avancua nӫ sistemin e Shkencӫs dhe Kulturӫs nӫ Kosovӫ.
Mjerisht kӫto dështime po vazhdojnӫ edhe tani ku nӫ Republikӫn e Kosovӫs edhe pas 25 viteve nӫ liri nuk botohet asnjë gazetӫ ditore. Kjo ӫshtӫ e pafalshme pӫr Institucionet e Shtetit dhe pӫr klasӫn intelektuale, informative e kulturore qӫ nuk reagoj asnjëherë pӫr ta ndryshuar gjendjen nӫ aspektin pozitiv. Sot nӫ Kosovӫ botohen libra nga individӫt anonim libra kӫto pa asnjӫ vlerë pa analizӫ dhe kritikӫ letrare ku qӫllim kryesor ӫshtӫ promovimi i individit apo historia e familjes sӫ tij duke e komercializuar shkencӫn dhe kulturӫn Shqiptare. Kӫto deformime tӫ cilat e kanӫ rrënjën nӫ institucionet e Sistemit Qeveritarӫ po krijojnӫ kaos nӫ kulturӫ dhe shkencë duke filluar nga portalet, mjetet e informimit tӫ cilat e kanӫ humburӫ rrugӫn pӫr qka janӫ themeluar.
Dikur kritika letrare nӫ Kosovӫ ishte nӫ maje tӫ piramidës. Kjo ishte e gatshme qӫ ti vlerӫsoj vlerat e Romanit dhe botimeve tjera publicistike tӫ cilat kishin peshӫ dhe mision pӫr shoqërinë. Kӫshtu nӫ Radiotelevizionin e Prishtinӫs punonin dikur kuadrat profesionale tӫ rangut Evropian. Punonin: Regjisorӫ, Producent, Gazetarӫ e Redaktorӫ tӫ nivelit tӫ lartӫ profesional, kritikӫ, letrarӫ tӫ cilӫt u qӫndruan besnikӫ analizave dhe vështrimeve tӫ vlerave botuese, letrare, artistike tӫ Kulturӫs dhe Shkencӫs nӫ Kosovӫ. Tӫ gjitha kӫto vlera qӫ dikur ishin nӫ Institucionet e Kulturӫs dhe Shkencӫs u pӫrbuzun, u anashkaluan dhe u anatemuan nga Institucionet qӫ udhëhiqen me Kosovӫn.
Politika e gabuar e udhӫhequr nga njerӫzit qӫ nuk ishin tӫ denjӫ nӫ asnjӫ pikëpamje pӫr ti vlersuar kӫto vlera i largoj kuadrat profesionale elitare nga Radio Prishtina dhe ish Televizioni i Prishtinӫs duke improvizuar njӫ Radio Kosovӫ apo Radiotelevizioni i Kosovӫs me punëtor tӫ ri jo profesional, tӫ pa pӫrvojӫ, tӫ pa shkolluar me njӫ fjalӫ pothuajse shumica familjarӫ dhe farefisӫ tӫ liderӫve te ish politikanӫve tӫ grupeve tӫ interesit tӫ partive politike. Sot Radio Televizioni i Kosovӫs ӫshtӫ shndërruar nӫ njӫ ent tӫ punësimit ku niveli i mediumit informativӫ si televizion publik ӫshtӫ pӫr tӫ dӫshiruar. Kӫshtu nuk ndӫrtohet shoqӫria as nuk zhvillohet Shteti. Kӫto degradime qӫ i kanӫ ndodhur kulturӫs nӫ Kosovӫ e kanӫ irrituar skajshmërisht masӫn e cila ka humbur edhe motivin pӫr tӫ lexuar ndonjӫ libӫr apo ndonjӫ Roman qӫ ӫshtӫ botuar pa analizӫ tӫ kritikӫs sӫ mirӫfillt letrare.