I nderuari dhe i respektuari ambasador William Walker ruajeni reputacionin dhe respektin që e keni në Kosovë, te mbarë shqiptarët dhe në mbarë botën diplomatike dhe mos u shndërroni në kukulla partiake që synojnë tu njollosin.
Unë jam gazetar i moshës 80 vjeçe ku më shumë se 60 vite i kam kaluar në gazetari gjithmonë duke e ruajtur në shkrimet e mia etikën, korrektësinë dhe objektivitetin. Falë Zotit krijues edhe sot e kësaj dite po e vazhdoj punën time si gazetar opinionist me një enthuziazëm të lakmueshëm dhe përplot me energji pozitive në mediumin “Bota Sot” që është mediumi më prestigjoz në gjuhën shqipe me seli në Prishtinë dhe në Zvicër.
I nderuari ambasador William Walker u befasova për të keq kur dje më datë 23 janar 2025 në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e ljameve në aktuale lexova shkrimin me tituull “Bedri Hamza në Shtime me William Walker: Premton rritje të pagave dhe pensioneve”.
“Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohjen për pritjen masive që mori në tubimin e tij në Shtime, ku ishte shoqëruar nga ambasadori William Walker.
Hamza falënderoi Walkerin për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës dhe u siguroi qytetarëve të Shtimes se premtimet e tij do të realizohen”.
“Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tone. Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike” deklaroi veç tjerash Bedri Hamza.
I nderuari ambasador William Walker me dashamirësinë më të madhe po ju informoj se PDK dhe Bebri Hamza kandidati për kryeministër i kësaj partie i takojnë partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët aktualisht po gjykohen për krime lufte në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë dhe se ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda për vrasjen e qindra aktivistëve të LDK-së si edhe për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë.
I nderuari ambasador William Walker ju duhet ta dini se PDK edhe sot e kësaj dite i merr direktivat dhe urdhërat nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe se PDK si parti aspak nuk është reformuar apo distancuar nga politika e tyre tradhtare, vëllavrasëse dhe korruptive multi milionëshe.
Ju duhet ta dini se Vlora Çitaku-sekretare e kësaj partie kur ishte ambasadore e Kosovës në SHBA me urdhër të Hashim Thaçit dhe me ndihmën e Mathew Palmerit i angazhuar për Ballkanin Perëndimor e hartuan planin për ndarjen e Kosovës, plan të cilin fatmirësisht e ndaloi Angela Merkel-asokohe kancelare e Gjermanisë.
Vlora Çitaku vitin që shkoi në mënyrë dinake e shfrytëzoi vizitën në Kosovë të znojës Alicia Kearns-deputete e Mbretërisë së Bashkuar duk e ftuar zonjën Kearns në një kafe ditën e diel. Vlora Çitaku këtë e bëri për ta faktorizuar veten nëpërmjet zonjës Alicia Kearns që është një mbrojtëse e madhe e të drejtës dhe të vërtetës so Kosovës.
I nderuar ambasador William Walker ju duhet ta dini gjithashtu se partite PDK. LDK AAK dhe Nisma, janë parti që e kanë udhëhequr Kosovën në 20 vitet e kaluara me tradhëti, vëllavrasje për pushtet dhe me korrupsion multi milionësh.
Agresiviteti i këtyre partive në fushatën e këtyre këto zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, është si pasojë e frikës së këtyre partive që me mashtrime e premtime boshe mendojnë e shpresojnë të rikthehen në pushtet për të shpëtuar nga Ligji pë Byronë për verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesme dhe nga ligjet e Kosovës për tradhtitë, vëllavrasjet dhe korrupsionin multi milionësh, ligje që i ka miratuar Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij.
Ramush Haradinaj-kryetari i AAK-së për këtë arsye dhe nga kjo frikë udhëtoi në SHBA dhe nga atje dërgon kritika të sajuara ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe dërgon edhe informata se po takohet me kongresmenë dhe përfaqësues të NATO-s, gjoja për pranimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO, por qëllimi i kësaj vizite në SHBA është tu tregojë votuesve të Kosovës se shpëtimi i Kosovës do të ndodh vetëm nëse Ramush Haradinaj rizgjidhet kryeministër, edhe pse ai akuzohet për korrupsion, hajni, bashkëpunim me kapobandot kontrabadiste serbe dhe për faljen Malit të Zi 8 mijë e 200 hktarëve bjeshkë të Kosovës.
I nderuari ambasador William Walker mbrojeni veten dhe mos u shoqëroni me këto parti tradhtare e hajne, sepse edhe mund të tentojnë t’u njollosin dhe t’u korruptojnë.
Ju i nderuari ambasador duhet ta dini gjithashtu se Albin Kurti është kryeministri më i suksesshëm, më dinjitozi, më i pakorruptuari dhe më i guximshmi në 20 vitet e Kaluara në Kosovë, i cli me Qeverinë e tij arriti ta shtrijë sovranitetin edhe në Veri të Kosovës duke i luftuar strukturat terroriste ilegale serbe, duke i mbyllur institucionet paralele ilegale serbe dhe duke e legjitimuar euron si valutë shtetërore në Kosovë, si edhe shumë veprime tjera mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve që e forcojnë shtetin e Kosovës.