Sa më shumë po afrohen zgjedhjet e 9 shkurtit, aq më tepër po ashpërsohet retorika politike e opozitës, e cila pa kurfar baze, përdorë një gjuhë fyese që kalon çdo kufijtë të normales. Këto fyerje, në veçanti, vijnë nga politikan dhe zyrtar të lartë të partive politike që në pushtet ishin për dy dekada dhe pamëshirshëm zhvatën shtetin, ndër të cilët më të zëshëm janë politikanët më të korruptuar, që asgjë nuk i dhanë Kosovës, e gjithçka vjedhën nga ajo.
Në vazhdim dëshiroj t’ia përkujtoj opinionit, vetëm disa shembuj, se kush po don të qeverisë me Kosovën!?
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë televizive, kishte deklaruar se, përpjekjet e kryeministrit Kurti për të vendosur shtetin ligjor në Veri të Kosovës përmes policisë speciale ku 97% n’a qenkan serb, është njësoj sikur Millosheviqi që vendoste shtetin ligjor mbi shqiptarët e Kosovës duke përdor dhunën. Është e pabesueshme dhe e paimagjinueshme që një zyrtar i lartë i LDK-ës, të bëjë një krahasim të tillë inkriminues!
Edhe kryetari i Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, muaj më parë, kishte deklaruar se, me intervenime policore të Albin Kurtit, siç e bënte Millosheviqi, nuk kanë dhënë rezultate dhe se kjo nuk n’a qenka qasja e duhur!
Muhaxherit dhe Totajt, dua t’ua përkujtoj faktin se, sikur mos të ishte policia speciale e Kosovës, pjesa Veriore ende do të ishte nën kontrollin e Radojçiqit dhe strukturave kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi, prandaj me vizionin e kryeministrit Kurti, këto struktura u shporrën në Serbi dhe Veriu u integrua duke e shtrirë sovranitetin si kurrë më parë.
Xhavit Haliti, në një emision televiziv lidhur me agresionin në Banjsko, në pyetjen e gazetarit se me terroristët nuk negociohet, ata ose dorëzohen ose likuidohen, Xhavit Haliti pa hamendje përgjigjet se, mavaret a kanë qenë terrorist ata, sepse në Banjsko nuk kanë kryer akt terrorist dhe se nuk e din se Radojçiqi çfar akti terrori paska bërë, sepse ata, aty për aty nuk kanë kryer ndonjë akt terrori !? Për t’a dhënë një kualifikim të tillë, njeriu duhet me qenë i marrë, antikombëtar ose spiun i serbisë, e mbi të gjitha kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të PDK-ës, të cilët pretendojnë se kanë qenë bartës të luftës, e që në realitet ka qenë e kundërta, e kanë sabotuar luftën për interesa dhe qëllime personale. Si po duket Xhavit Haliti ende po jeton nën ethet e dosjeve të UDB-ës serbe, me të cilët ka bashkëpunuar, dhe tani frikohet se këto të palara do t’iu zbulohen në Hagë, kur ti vjen rradha.
Po ashtu, Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-ës, tërë mandatin e saj si ambasadore në SHBA, e kishte kaluar nëpër kuluaret diplomatike duke lobuar për ndarjen e Kosovës, dhe tani pa kurfar turpi del nëpër konferenca për shtyp dhe »shet mend » !
Edhe Frashër Krasniqi është i ashpër ndaj Kurtit, ai në një emision televiziv kishte deklaruar se : » A. Vuçiqi, mua nuk më intereson hiç, mua më intereson ky Vuçiqi i jonë këtu, që e kemi në krye të shtetit » duke aluduar në kryeministrin Kurti. T’a krahasosh Kurtin me Vuçiqin, duhesh të kesh antipati patologjike jo të arsyeshme, që në rastin konkret është të vuajsh nga « syndromi Kurti ».
E kemi komandant bojlerin, që KFOR-i ia kapi bojlerin e mbushur me deviza të vjedhura, që ka vjedhë në privatizimin e Aeroportit « Adem Jashari », që investitorëve të huaj i ka kërkuar nga 3 million euro provizion, që ka vjedhur në autostradën e Kombit, që ka….
Ose politikanët që kanë mbledh haraç, bashkëpuntor të ngushtë me strukturat kriminale serbe në Veri, politikan të kazinove, që kryeminuistrin Kurti e quan hajn, spiun dhe bashkpuntor të Serbisë, që ia falin 8.200 ha tokë Malit të Zi, që …..
Rrjedhimisht, shtrohet pyetja se, a është e moralshme që këta zyrtarë dhe partitë e tyre, të pretendojnë që prap të vijnë në pushtet ?! Si mund t’iu besohet qeverisja e shtetit këtyre dhe shumë matrapazëve tjerë politik, që Kosovën ende e konsiderojnë si pljaçkë lufte !!!
Në listën zgjedhore të partive opozitare, përveç tjerash, kandidat për deputet është edhe « garda e vjetër » e inkriminuar, e cila Kosovës nuk i dha asgjë përveç uzurpimeve, plaçkitjeve, coptimit të Kosovës, korrupcionit dhe krimit të organizuar, dhe jo vetëm, që nënkupton se, nëse këta vijnë në pushtet, do të vazhdojnë aty ku e kanë lënë, respektivisht formimin e Asociacionit, kthimin e strukturave kriminale, ndarjen e Kosovës……., me një fjalë, rifunksionalizimin e aksit të së keqes.
Derisa partitë tradhtare të PLAN-it me politikanët e korruptuar dhe qeversjet kriminale, donin t’a bënin Kosovën cop me cop duke falë tokat e përgjakura të Kosovës, fatmirsisht, LVV-ja është duke vendosur rendin dhe ligjin, shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës duke ruajtur Rendin Kushtetues, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, prandaj edhe është e arsyeshme t’a kërkojë votën edhe për një mandat tjetër, kurse opozitën t’a rahatojë edhe për katër vjet, aty ku është.