Albin Kurti nuk ka nevojë për debate televizive me tradhtarë

Opinione

Albin Kurti nuk ka nevojë për debate televizive me tradhtarë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 25 janar 2025 Në ora: 18:48
Albin Kurti

Këto ditë, mediat informuan se Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka kërkuar debat televiziv me Kryeministrin Albin Kurti, i cili është gjithashtu kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.

Opozita mjerane, tradhtare, vëllavrasëse dhe hajdute, edhe në këtë fushatë zgjedhore i është vërsulur Albin Kurtit me të gjitha mjetet e ulëta për ta denigruar, si kandidat që pritet t’i fitojë këto zgjedhje bindshëm. Kjo sepse, me punën e tij në katër vitet e kaluara, përkundër të gjitha sfidave, u tha stop synimeve anti-Kosovë të diplomatëve pa moral dhe karakter njerëzor e të korruptuar si Josep Borrell, Miroslav Lajçak nga BE-ja, dhe Antony Blinken, Gabriel Escobar e James O’Brien nga SHBA-të, të cilët favorizonin Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti, me intelektualitetin dhe aftësitë e tij, u pozicionua fuqishëm në vendin dhe kohën e duhur, duke mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës dhe duke dëshmuar se ka aftësi dhe potencial për të qenë kryeministër edhe në cilindo shtet tjetër demokratik në botë.

Para katër vitesh, Enver Hoxhaj i kërkoi Albin Kurtit një debat televiziv, të cilin Kurti e refuzoi sepse e dinte që PDK dhe Enver Hoxhaj dëshironin që, nëpërmjet këtij debati, ta faktorizonin veten, duke u përpjekur të mbulonin keqqeverisjen e PDK-së. Dihej dhe shihej qartë se Enver Hoxhaj kishte dështuar gjatë kohës kur ishte ministër i Jashtëm i Kosovës.

Albin Kurtit nuk i nevojitet asnjë debat televiziv me kandidatët për kryeministër nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma, sepse në katër vitet e kaluara është ballafaquar në mënyrë të dinjitetshme dhe me plot atdhedashuri, duke mbrojtur çdo ditë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës kundër Serbisë gjenocidale, incidenteve dhe sulmeve terroriste të armatosura në veri të Kosovës, si dhe qëndrimeve të turpshme pro-serbe të ndërkombëtarëve.

Albin Kurti, sipas të gjitha kritereve, qoftë intelektuale apo morale, është superior në çdo aspekt krahasuar me të gjithë kandidatët për kryeministër nga opozita mjerane. Ai nuk ka aspak nevojë të futet në “përsheshin” fëmijëror të këtyre kandidatëve, të cilët janë të etshëm për pushtet, tradhti, vëllavrasje dhe hajni.

PDK-ja e Hashim Thaçit e ka të domosdoshme të bëjë debat me vetveten dhe t’ia sqarojë opinionit publik se kush i urdhëroi dhe kush i kreu të gjitha ato vrasje tinzare e prapa shpine të qindra aktivistëve të LDK-së. Ajo duhet të shpjegojë si u keqpërdorën të gjitha ato para që mërgata shqiptare i dërgoi për luftën e UÇK-së. PDK-ja duhet të reformohet rrënjësisht dhe t’i pastrojë radhët e saj nga tradhtarët, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, e deri te i fundit. Ndryshe, votuesit në Kosovë dhe në mërgatë e dinë në hollësi të kaluarën e zezë të PDK-së dhe nuk mund të mashtrohen me dokrra dhe premtime boshe.

LDK-ja e Lumir Abdixhikut duhet të bëjë debat me vetveten dhe t’ia sqarojë opinionit publik pse heshti për vrasjen e qindra aktivistëve të saj. Ajo duhet të tregojë pse dhe kush e shua frymën e Ibrahim Rugovës në LDK, pse dhe kush i keqpërdori paratë që mërgata shqiptare i dërgoi për luftën e UÇK-së, pse e zgjodhi Isa Mustafën kryetar nderi dhe pse nuk ia heq këtë titull që nuk e meriton, si dhe pse nuk i pastron radhët e saj nga njerëz si Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Skënder Hyseni e të tjerë.

AAK-ja e Ramush Haradinajt duhet të sqarojë korrupsionin multi-milionësh të Haradinajt, bashkëpunimin me kapobandat serbe, përfshirë kryeterroristin Milan Radojçiq. Duhet të shpjegojë pse, si kryeministër, ai e shoi Institutin e Krimeve të Luftës, ia fali Malit të Zi 8,200 hektarë bjeshkë të Kosovës, dhe ndihmoi në krijimin e 40,000 veteranëve të rremë.

Nisma e Fatmir Limajt duhet të sqarojë korrupsionin dhe heshtjen e tij ndaj ndodhive negative në UÇK, të cilat ai i di shumë mirë.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i mashtrojnë votuesit pa kryer veprimet e sipërpërmendura dhe pa dhënë këto sqarime opinionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat