Sa përqind do t’i fitojë Vetëvendosje me 9 shkurt?

Opinione

Sa përqind do t’i fitojë Vetëvendosje me 9 shkurt?

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 janar 2025 Në ora: 11:10
Faton Mehmeti

Partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje synon që të fitojë mbi 50%, në mënyrë që edhe për katër vjet të qeverisë e vetme. Fushata po vazhdon për zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt. Partitë politike kanë ndezur ‘motorët’ për të pas sukses sa më të mirë nga këto zgjedhje, të cilat i kanë gjetur të "papërgatitura", në tërësi. Pjesë e fushatës është edhe propaganda, loja që zhvillohet me psikologjinë e qytetarëve. Në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe sondazhet, të cilat janë pjesë e propagandës për të fituar sa më shumë vota.

Secila parti paraqet tjetër nga realiteti, me qëllim që tek qytetarët të ngulitet ideja e turmës, duke thënë se jemi të parët, pakica bie në ndikimin e shumicës, dhe kjo është pjesë e politikës.

Megjithatë, në situatën aktuale thuajse të gjithë pajtohen se Lëvizja Vetëvendosje është e para, edhe pse nga LDK thonë se edhe ata janë të parët nuk është e vërtetë. PDK do të jetë e dyta.

Mirëpo, situata në teren, dhe fryma që ndjehet është se VV është e para. Kjo parti politike në sondazhet e veta e paraqet veten mbi 50 %, disa të partive të tjera, edhe pse të papublikuara nuk e thonë të njëjtën gjë.

Edhe disa organizata tjera e paraqesin VV të parën, por diku mbi 41 %, lojë shifrash. Ndonëse, duken si të parëndësishme, kjo mund të ndikojë tek votuesit e papërcaktuar, që në Kosovë janë mbi 60 %, e të cilët janë pjesa kryesore që mund të përmbysë të gjitha sondazhet.

Kjo, është edhe arsye kryesore që zhvillohet kjo betejë me sondazhe, se kush është e para, dhe kush jo. Deri me 9 shkurt do të kemi sondazhe edhe më të shpeshta, vetëm vota e qytetarëve tregon qartazi se kush sa merr. Deri atëherë jemi në formën e spekulimeve, luftë mes partive për të tërhequr shumicën e papërcaktuar, duke paraqitur vetën si të parën, dhe më të besuarën nga qytetarët.

Ne, si shqiptarë, në përgjithësi i ndjekim turmat, mandej thonë se politikanët nuk i njohin qytetarët, pikërisht se i njohin kanë bërë gjithë veprimet e tyre. E kanë ditur se populli nuk lëviz, duron, dhe kanë vazhduar të na vjedhin ditë e drekë. Ata e dinë shumë mirë se shqiptarët shkojnë pas turmës, kështu që po e paraqesin vetën si turma më e madhe, për tu bërë vërtetë e madhe. Vetëvendosje është parti e parë, këtë e pranojnë  edhe ata që nuk e thonë, kjo peshë mbi VV ka mbi vete rreziqet e saja. Vetëvendosje po kërkon të rritet deri në 500 mijë vota, nga 438 mijë që kishte me 14 shkurt 2021.

Ndonëse, sondazhet japin shifra të ndryshme, a thua vërtet a mund të fitojë Vetëvendosje mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit?!

Këtë askush nuk e di me siguri, mbetet të presim përfundimin e zgjedhjeve për ta kuptuar, deri atëherë jemi vetëm në hapësirën e supozimeve të bazuara, por që shpesh dinë të befasojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat