Shqipëria ateiste si në diktaturë, apo shejtanët po prekin besimin

Opinione

Shqipëria ateiste si në diktaturë, apo shejtanët po prekin besimin

Nga: Ilir Vata Më: 26 janar 2025 Në ora: 14:22
Ilir Vata

Aloo..! Shtet bektashinj, apo mysliman?

Kjo lloj lajthitje hedh hipoteza të mëdha si në diktaturë, shqiptarë janë me apo pa fe?

Në rrënjë jemi të krishterë, thuhet pasi shekuj më parë kështu ishim, dhe mbiemrat e fiseve flasin qartë. Por shekuj më parë apo periudha e Tanzimatit, kur Perandoria Osmane hoqi taksat dhe nuk merrte ushtarë shqiptarë, në këmbim të konvertim ndryshojë raportin e etnisë fetare në Shqipëri, duke renditur myslimanë në përqindje më të madhe në vet dhe ky raport raportohet deri në 2011.

Po çfarë ndodhi?

Shumica e shqiptarëve që kanë lindur para 90-tës janë ateist, të pafe. Sepse diktatura jo vetë u hoqi kishat dhe xhamitë dhe vrau klerikët po u shembi dhe institucionet e kultit.

Sipas statistikave në Shqipëri 75% janë mysliman, ndërsa kryeministri është ortodoks, kjo tregon se shqiptarët nuk votojnë sipas përkatësisë fetare, ose qëndron e para që komunizmi ua ka hequr fenë nga shpirti.

Sipas statistikave në Shqipëri para viti 2011 deklaroheshin 56-75 % e popullsisë u deklaruan myslimanë. Shumica e myslimanëve shqiptarë janë Sunit me një minoritet të konsiderueshëm bektashi.

Një studim i kohëve të fundit demografike kryer nga Peë Research Center vlerësuar se përqindja e myslimanëve në Shqipëri është 79.9%. Megjithatë, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Gallupit (Gallup Poll), përqindja e përkatësisë fetare të Islamit është vetëm 43% mysliman, ende 19% ortodoksë, 15% katolikë dhe 23% ateistë apo jo-religjiozë.

Në regjistrimin e vitit 2011, deklarohet se përkatësia fetare e popullsisë ishte: 56,70% myslimanë, 10,03% katolikë , 6,75% ortodoksë, 0,14% ungjilltarë , 0,07% krishterë të tjerë, 5.49% besimtarë pa emërtimi, 2.50% ateistë, 2,09% bektashinj, 13.79% padeklaruar.

Por sipas Censin të vitit 2023, 91,0 përqind e popullsisë deklaruan etnicitet shqiptar, ndërsa 2,8 përqind deklaruan një lloj tjetër etniciteti dhe 0,6 përqind u përgjigjën me ‘Preferoj të mos përgjigjem’.

Një përqindje e vogël e popullsisë (0,05 përqind) ka deklaruar ‘Asnjë’ për etnicitet. Për pjesën e mbetur prej 5,6 përqind të popullsisë, të dhëna mbi etnicitetin nuk janë të disponueshme, pasi pyetja nuk mund t’u bëhej anëtarëve të familjes.

Rreth 66,9 përqind e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik sipas kategorive të paracaktuar në Cens.

Një përqindje e konsiderueshme prej 13,8 përqind deklaroi se janë besimtarë, por nuk i përkasin ndonjë feje ose besimi të caktuar, ndërsa 3,6 përqind deklaruan se janë ‘Ateistë’, dhe 10,2 përqind deklaruan ‘Preferoj të mos përgjigjem’ për pyetjen mbi fenë.

Pra, sipas censusit të fundit, Shqipëria është kthyer ateiste ku shumica e shqiptarëve tregon etnitetin e tyre shqiptar, e jo fetar.

Qeveria po bënë të njëjtë propagande si diktaturë, duke ju hequr besimin shqiptarëve, madje marrëzia shkon me tej, një sekt të myslimanëve që janë një pakicë e papërfillshme si bektashinjtë i shpall shtet, për të krijuar dasinë dhe shkombëtarizuar besimtarët mysliman.

Është e vërtetë që Shqipëria është vendi ku përplasen dy fe, mysliman dhe të krishterë, është vendi ku përplasen dy kultura, lindja dhe perëndimi, por qeveria aktuale po bënë politikën e diktaturës, përtej besimit dhe fesë.

Politika e fundit të qeverisë janë të shpallin një Shqipëri ateiste, të pafe, dhe nga ana tjetër i japin impulse një feje që është minorancë në Shqipëri, bektashinjve që i solli Mbreti Zog, pasi u përzunë nga Turqia.

Diktatura jonë e re, ka filluar të ngatërrojë dhe fenë, pasi bëri lëmsh shtetin shqiptarë, kërkon të bëjë lëmsh edhe fenë me një shtet tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat