Lufta kundër Albin Kurtit nuk është vetëm nga Serbia, por dhe nga Tirana dhe Kurti është mes dy zjarreve, shtuar dhe problematikat që ka vetë Kosova.
Par në aspektin politik, Kurti ka humbur terren me BE/SHBA, por ka fituar terren në vetëvendosje në Kosovë, pasi për herë të parë veriu i Kosovës kontrollohet nga vetë shteti kosovar.
Më herët fitoi betejën me targa, duke vendosur shenjën e barazimit mes shteti të Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, Kurti ka bërë hapa para në aspektin e dialogut më Serbin.
Pasi ai është faktor përcaktues, ose thjeshtë Kurti nuk është tërhequr për hunde.
Ideja e shtetit shqiptar një komb, e të drejtës sovrane të Kosovës si shtet i pavarur e bënë Kurtin më të mbështetur nga shqiptarët e Kosovës dhe madje dhe jashtë saj, në trevat shqiptare në rajon.
Kurti, ka hedhur idenë e bashkimit kombëtar, që kur erdhi kryeministër kishte në sfond flamurin kombëtar, pra ka kapur thelbin e gjësë që i bënë shqiptarët bashkë.
Fushata kundër jashtë Kosovës si në Serbi dhe Tiranë, pak e dëmton Albin Kurtin, në aspektin elektoral, por në aspektin politik e izolon atë, duke e bërë si të padëshirueshëm për perëndimin.
Armiqësia e Kurti më Vuçiç, është e lexueshme, sepse Kurti nuk bënë marrëveshje kundër interesave të Kosovës, apo që e dëmtojnë Kosovën në aspektin e sovraniteti.
Ajo që nuk lexohet është fushata kundër që i vjen nga Tirana, dhe kjo dihet se pas kësaj të keqeje, është kryeministri Rama, i cili prej vitesh ka marrëdhëniet më të këqija në histori me Kurtin dhe vetë Kosovë, ose është rast veçante i Shqipërisë në marrëdhënie për sa i përket politikës së jashtme dhe çështjes shqiptare në tërësi.
Të gjitha portale, media, të vetëshpallurit analist në kah të qeverisë së Tiranës janë kundër Kurti, por gabojnë, Albin Kurti fiton zgjedhje, dhe pas dy muajsh në zgjedhje do jetë vetë Tiranë, që mund të marrë të njëjtën resto.
Nuk është e vërtetë, që Kurti është kundër Perëndimit, ai po luan për Kosovën dhe interesat e saj, që në fakt, janë dhe vetë interesat e perëndimit.
Nuk mund të bashkohet Kurti me ata që duan t’i lënë veriun e Kosovës Serbisë apo të bëjë pazar me territoret shqiptare, siç po ndodh në Shqipëri.
Kurti fiton zgjedhjet se është në zemër të interesit kombëtar, bashkimit të shqiptarëve në një komb të vetëm dhe është një aktor i rëndësishëm për botën shqiptare.