Në fillim lidhën një marrëveshje për shtrirjen e kabllove nënujor gjatë Otrantos nga Vlora në Brindizi të Italisë. Kjo marrëveshje mban firmën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministres së Italisë, Georgia Meloni. Kanë firmosur edhe përfaqësuesit e Emirateve. Njerëzit pyetën: - Po mirë Emiratet e Bashkuara çfarë interesi kanë që bëhen pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali?! Asnjë përgjigje. Ana e dukshme ishte lidhja midis dy vendeve. Në emër të “miqësisë”, të “sakrificave të Italisë për shqiptarët”. Në emër të humanizmit! Pra në emër të jetës. Por dardha doli me bisht. Vetëm dy javë më vonë mediat italiane publikuan lajmin e ndërtimit të një centrali bërthamor të Italisë në Shqipëri. Pra central bërthamor që do ta transmetojë energjinë përmes rrjetit kabllor në Otranto, firmosur në Abu Dabi. Do të na duhet kohë të shohim edhe bishtin e firmës prej Abu Dabit.
Dikur Sali Berisha kishte biseduar me kryeministrin Berluskoni për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri e për Shqipërinë. Por ky “miku i madh i Italisë së Melonit dhe Melonit të Italisë” pati protestuar e bullizuar atë projekt, edhe pse ishte për Shqipërinë, jo për Italinë. Tani, na thuhet se Shqipëria do të bëhet depo e mbetjeve bërthamore për t’i dhënë dritë Italisë. “Miqësia i ka këto”! Por ama jo miqësia shqiptaro-italiane. Miqësia Rama – Meloni! Jo për interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Por për interesat e Edi Ramës. Rama po e përdor Melonin si ndërmjetëse me presidentin amerikan, Donald Trump dhe miliarderin Elon Musk për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit narco-kriminal. Kryeministrja italiane e ka kuptuar këtë pasion e mundësi që kërkon ta kapë kryeministri i Shqipërisë dhe po e shfrytëzon rastin që të cënojë jo vetëm territorin e Shqipërisë (me kampet e emigrantëve), por edhe jetën e shqiptarëve. Pse mos e bëjë, kur ne kemi një kryeministër të çmendur e të pasionuar pas pushtetit, parasë dhe pasurisë si në botën e filmave hollivudianë?!
Para dhjetë ditësh në Shqipëri erdhi një familje palestineze e sjellë bashkë me një fëmijë të sëmurë prej Gaze në Tiranë. Me Çarter të posaçëm. Sebepi ishte “kurimi i fëmijës palestinez në spitalin “modern” të Tiranës. Nuk dukej keq kjo! Kryeministri na tha “Pse reagoni? Ne jemi njerëz humanë”! Dhe shumë e besuan. Por dardhës sërishmi iu duk bishti mbrapa, sado që kryeministri e kishte maskuar. U dha lajmi se “Në Shqipëri do të vinin 100 mijë palestinezë të Gazës”! Izraeli do u blinte apartamente dhe Shqipëria do fuste në qarkullim nja dy milliard euro brenda një kohe të shkurtër. Sa bukur tingëllojnë fjalët! Shumë bukur! Shqiptarët “do të notojnë në bollëk”! Ekonomisë i injektohen njëherësh miliarda euro ose dollarë amerikanë para të thata! Bukur! Nga arsyetimi human për familjen dhe fëmijën palestinez, te pragmatizmi shqiptar!
Por Donald Trump e zbuloi skemën. Këta 100 mijë palestinezë, nëse vijnë në Shqipëri, janë pak të ikin nga Gaza. Presidenti amerikan u bëri thirrje Egjiptit dhe Jordanisë të hapin kufijtë dhe të pranojnë një milion e gjysmë të tjerë palestinezë në territorin e tyre. Trump më pëlqen se është i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Nuk mban në dorë dardha me bisht. Nuk i fsheh qëllimet. Nuk është skile si ky i joni, i gjati! Tha se këta palestinezë mund të mos kthehen kurrë në Gaza. Pra, doli që projekti lidhet me spastrimin etnik të Gazas dhe asgjësimin e plotë të palestinezëve nga trojet e veta. Lidhet me pushtimin e përjetshëm të Izraelit të këtij territori. Përse? Sepse thuhet se duan të hapin një kanal të ri lundrues midis detit të Kuq dhe detit të Vdekur, si alternativë me Kanalin e Suezit. Gaza duhet spastruar, sepse ndryshe kanali nuk kontrollohet nga Izraeli. Rama tashmë na del si dardhë me bisht. Nga një demagog me gojën plot “humanizëm” del se ndihmon një projekt, çfarë e kishte Milosheviçi në Kosovë.
E gjitha për pushtetin e tij. Për të garantuar mbështetjen e presidentit Trump. Sepse mesa duket Sazani dhe Zvërneci nuk po mjaftojnë për ta fituar mbështetjen e administratës Trump. Intrigat e Edi Ramës nuk kanë fund. Kujdes! Pas çdo marrëveshjeje do të dalë një bisht dardhe. Ja p.sh, kishte dhënë borxh Italisë për të përballuar fluksin e refugjatëve që Meloni do të sjellë në Shqipëri. Jo pak, por nja 30 milion euro. Thjesht për ta ndihmuar Melonin, e cila nuk dëshiron që të akordojë fondet e veta për këtë, sepse i dalin telashe në senat ose në parlamentin Italian. Megjithatë zor se Trump do të bindet që të bëhet bashkëpunëtor me një kryeministër, i cili ka korruptuar një shef të FBI-së amerikane! E pamundur!