Opinioni kosovarӫ ӫshtӫ tejet i shqetësuar me lajmet qӫ po plasohen pӫrmes mediumeve pӫrkatӫsisht pӫrmes ekraneve televizive nӫ kӫto ditӫ tӫ fushatӫs zgjedhore. E ndӫgjova dhe e shikova mbrӫmӫ ditarin e lajmeve qӫ emitohet nӫ ora 20:00 nӫ Klan Kosova e i cili qӫ nga fillimi e deri nӫ mbarim ishte përplot lajme bombastike me plotӫ shpifje tӫ pa vӫrteta kundӫr Qeveris nӫ pushtet dhe Kryeministrit tӫ saj. Nuk ka dyshim se politika redaktuese nӫ disa mediume nuk ka asgjӫ tӫ përbashkët me kulturӫn, etikӫn, dhe profesionalizmin nӫ mjetet tona tӫ informimit. Kӫshtu televizioni Klan Kosova ӫshtӫ shndӫrruar nӫ medium tendenciozӫ me akuza hakmarrӫse ndaj Kryeministrit tӫ Kosovӫs. Nuk kam asnjӫ interes nga Lӫvizja Vetӫvendosje apo nga Qeveria Kurti si dhe nuk jam anëtar i asnjӫ partie politike, por ajo qӫ po ndodh kohӫve tӫ fundit me kulturӫn e komunikimit tӫ njerӫzve qӫ punojnӫ nӫ mediumet e ndryshme ӫshtӫ pӫr qdo kritikӫ dhe e pa justifikueshme. E kuptoj motivin dhe qӫllimin e themelimit tӫ disa mediumeve private pӫrkatӫsisht disa televizioneve tӫ cilat u themeluan nga biznesmenӫt e dyshimtӫ tӫ cilӫt punuan dhe u pasuruan nӫ tӫ dy sistemet qӫ funksiononin nӫ Kosovӫ. Me atӫ paralufte dhe tani nӫ Kosovӫn e pavarur dhe demokratike. Kӫto mediume u formuan jo pӫr ta informuar edukuar dhe emancipuar opinionin por u formuan nga biznesmenët privatӫ qӫ pӫrmes synim kane ta mbrojn kapitalin biznesorӫ qӫ e kanӫ arritur pӫrmes formave shumӫ tӫ dyshimta. Nӫ kӫto mediume janӫ instaluar ish gazetarӫt tani mӫ tӫ njohur kalkulant tӫ cilӫt karrierӫn e filluan dhe e zhvilluan si asistent informativ tӫ pronarӫve tӫ biznesit gazetaresk e mӫ vonӫ tӫ televizionit. Kӫta moderatorë tӫ ashtuquajtur (drejtor) dhe tӫ korruptuar padyshim jo qӫ po ndӫrtojnӫ ndonjӫ klimӫ bashkohore ne ndӫrtimin e marrëdhënieve ndӫrnjerӫzore dhe demokratike por tӫ njӫjtit kanӫ dizajnuar emisione informative (debate politike) pӫrmes tӫ cilӫve me muaj e me vite po e helmojnë opinionin e gjerӫ. Lista e opinionistӫve tӫ ashtuquajtur “analistӫ” janӫ tӫ njӫjtat figura qӫ nuk kanӫ kurrfarë CV profesionale apo qӫ kanӫ ndonjӫ imazh politikӫ apo shoqӫrorӫ nӫ Kosovӫ. Kӫto emisione debate pa vlerë me plotӫ shpifje dhe urrejtje ndaj rivalëve partiak mjerisht pa dashje po i shikojnӫ edhe gjenerata e re nxӫnӫs e studentӫ adoleshentӫ. Kjo gjeneratӫ ka nevojӫ pӫr tema dhe emisione edukative qӫ kanӫ vlerӫ kulturore dhe emancipuese nӫ ndӫrtimin e personalitetit tӫ njeriut qӫ nesӫr i duhet Kosovӫs. Mjerisht kjo nuk po ndodh, po ndodh e kundӫrta ku opinionistӫt e rekrutuar nӫ kӫto televizione bashkӫ me moderatorӫt po i sjellin opinionit tragjikomedi duke u pӫrlarӫ nӫ studio duke ngritur zӫrin trishtues qӫ nuk dӫshiron askush ta dӫgjoj. Kӫto sjellje me pӫrmasa patologjike tӫ xhelozisӫ sӫ sӫmurӫ me plotӫ ngarkesa dhe urrejtje ndaj proceseve qӫ po zhvillohen nӫ Kosovӫ janӫ duke e shkatӫrruar shoqӫrinӫ Kosovare.