Mos u befasoni nga ata që festuan kur humbi Bekim Jashari

Opinione

Mos u befasoni nga ata që festuan kur humbi Bekim Jashari

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:33
Autori Faton Mehmeti

I dolën kundër djalit të Hamzë Jasharit dhe festuan sikur të kishin fituar kundër Serbisë, e jo kundër djalit të heroit. Kështu po e nis shkrimin për të ndriçuar edhe më shumë incidentin e fundit në Skenderaj, ku u sulmua kryeministri Kurti. Pavarësisht se u tha se ishte spontan, incidenti në fjalë ka të njëjtin brum. Ata që sulmuan Kurtin janë të njëjtit që u angazhuan me mish e shpirt për të mundur Bekim Jasharin në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. Atje, fitues doli kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Fadil Nura. Kështu, Bekim Jashari nuk e pranoi këtë rezultat, duke zbuluar manipulime, vjedhje dhe blerje të votave.

Për këtë arsye, ai ka paraqitur mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Sami Lushtaku ishte angazhuar me të gjitha forcat për të mundur Bekimin, ndërsa tani ai është "kryetar i vërtetë", pasi Fadil Nura është kukull e tij.

Fillimisht, Bekim Jashari mundi PDK-në në Skenderaj në vitin 2017 me një fitore të thellë. Ndërsa, katër vjet më pas, ai pati një fushatë të egër kundër tij nga PDK-ja dhe humbi. Madje, vetë kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, kishte deklaruar se nuk dëshiron as emrin t’ia përmend Bekim Jasharit.

Ndryshe, Bekim Jashari ka thënë se, sipas informatave që ka marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës dhe shumë rrallë ka ardhur tek lagjja e Lushtakëve. Ai shtoi se Lushtaku për pesë vjet ka qëndruar në Gjermani nga viti 1993 deri në vitin 1998.

Bekimi ka treguar edhe arsyen pse nuk flasin Thaçi dhe i biri i komandantit legjendar, Lulzim Jashari. Sipas tij, arsyeja ishte mos sinqeriteti dhe burrnia e Hashim Thaçit në raport me Lulin.

Andaj, nuk kemi pse habitemi nga ata që gjuajnë petarde dhe fishekzjarre ndaj kryeministrit, pasi janë të njëjtit që i dolën kundër djalit të familjes legjendare Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat