Diktatori Putin në një intervistë, vazhdon të pretendojë se; “presidenti ukrainas është një president i paligjshëm dhe se kjo nuk i jep Zelenskit asnjë të drejtë, të nënshkruajë diçka në tryezën e bisedimeve kur të përfundon lufta”! Kjo shprehje është idendike me atë letrën e lakmuesit e cila shpërfaqë sjelljet e Vuçiqit ndaj shtetit të Kosovës. Kjo farsë e politikës “alla Putiniane” do të përsëritet edhe ndaj Albinit të rradhës, apo të tjerëve me rradhë, nëse sillen si shtet ndaj Serbisë. Sot për sot, Kryeministri i shtetit, Albin Kurti është i “pa ligjshëm”, për Serbinë, por edhe për opozitën e partive n’politikën e Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë! Të jesh i pa përshtatshëm vetëm ndaj armikun të shtetit, do të ishte një skamje fatale për Serbinë, sikur kësaj mospërshtatje (hasmërie) të mos i ishin bashkuar edhe “këta ëndrrimtarët e tapisë për pushtet, dhe tapisë së ç’lirimit të vendit”! Si për turp, thuaja se të gjithë “pretendojnë haptas” , se e mira për Serbinë dhe e keqja për Kosovën është vetë koka e kryeministrit tonë!
Pretendimet e Putinit se Zelensky është "i paligjshëm" kanë qenë një nga zhurmat më të mëdha të propagandës ruse, që kur ata filluan pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Koha nuk kthehet mbrapa, por gabimi i kryeministrit tonë është se edhe ky bëri negociata me “Putinin e Serbisë”. Përderisa Zelensky e ka thënë më heret se nuk do të negociojë me Putinin për sa kohë që ky është president i shtetit okupator, Rusisë.
Pra, Zelensky për këtë edhe ka nënshkruar një dekret në Këshillin e Sigurimit të vendit, i cili ndalon negociatat me Putinin! E kishte këtë mundësi edhe Albin Kurti?
Kosova, gjegjësisht Albin Kurti në kuadër të kompetencave shtetërore, nguli këmbë që të mbrojë dhe të përparojë sovranitetin e shtetit, krahas bisedimeve! Kjo ishte kryekëput e pa pëlqyeshme për Serbinë, kur ata ishin deklaruar haptas, se nuk nënshkruajmë marrëveshje me kryeministrin e shtetit të cilin nuk e njohim dhe as që e kemi ndërmend me e njohtë! Ky poshtërsim i qeveritarëve tanë ( njëri pas tjetrit) nuk duhet të ishte përbi edhe pse “shakatë e Serbisë”në bisedime ishin nën llupën e ndërmjetsuesëve të bisedimeve! Fatkeqësisht kjo llupë po ndriqohet me pishat e ndezura të opozitës, të cilët nuk hezitojnë të i bëjnë dritë vetëm vetëvetes dhe jo shtetit, për të gjetë rrugën e humbur drejt pushtetit!