Me shumë kujdes gjatë këtyre ditëve jemi duke e percjellur fushatën zgjedhore, prandaj është shumë me rëndesi dhe jetike se për kënd do të përcaktoheni.
Ju jeni ata të cilët vendosni për një të ardhme më të mirë të vendit tonë. Ёshtë jetike se kë do e besoni, sepse votimin i juaj është ardhmëria juaj.
Mos u bazoni në liderët e subjekteve politike, por bazohuni në programet e tyre. Programi është bazë dhe jetik për të ecur shteti përpara, kurse fjalët dhe retorikat avullohen shpejtë. Prandaj, keni kohe që të mendoni dhe veproni në interes të vendit, për një të ardhme dhe një mirëqenie më të mirë për fëmijtë dhe familjet tuaja. Shteti nuk ndërtohet me fjalë boshe, por me reforma dhe programe zhvillimore në të gjitha sferat e jetës.
Programet të cilat i ofrojnë subjektet politike duhet të jenë konform harmonizimit dhe standarteve konstitucionale të BE-së, dhe janë çelësi i hapjes së dyrëve drejtë rrugëtimit në familjen evropiane dhe organizata ndërkombëtare.