Bedri Hamza në tubimin e djeshëm në Malishevë deklaroi se, “Për suksesin e PDK-së gëzohen edhe liderët tanë në Hagë”, që do të thotë se PDK jo vetëm që nuk është reformuar aspak, por i ka mbetur fund e krye besnike mendësisë tradhtare, vëllavrasëse, hajne e shkatërrimtare të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, sepse ajo edhe sot po udhëheqet nga të njëjtat struktura të vjetra të sojit, Vlora Çitaku.
PDK nuk mendon fare për qindra aktivistët e vrarë të LDK-së, duke filluar nga gazetari Ali Uka dhe koloneli Ahmet Krasniqi në Tiranë, kur dihet se vrasjet e këtyre aktivistëve nuk u kryen nga zogjtë e qiellit, por u kryen nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët dhe se për zbardhjen e këtyre vrasjeve u themelua edhe Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë.
LDK-ja me Lumir Abdixhikun kryetar, kandidat për kryeministër dhe me komunistin Isa Mustafa kryetar nderi, i cili e shuajti tërësisht frymën e Ibrahim Rugovës në këtë parti dhe se kjo parti ka mbetur e pareformuar dhe si struci e ka futur kokën në rërë për qëllime karrieriste dhe as që e ngren zërin për zbardhjen e vrasjeve të këtyre qindra aktivistëve të saj gjatë luftës dhe pas luftës, prandaj LDK përveç premtimeve boshe nuk mund t’i sjellë asnjë të mirë Kosovës.
AAK-ja me Ramush Haradinajn kryetar dhe kandidat për kryeministër i shoqëruar nga Fatmir Limaj kryetar i NISMA, nuk janë asgjë tjetër veçse fosile të mbetura nga e kaluara 20 vjeçare, që Kosovës i solli vetëm dëme, hajni dhe korrupsion multi milionësh.
Naim Miftari ish epror i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 17 qershor 2023 në rubrikën e lajmeve publikoi tekstin me titull, “Ramush Haradinaj edhe hajn edhe pro amerikan”, duke shtuar se ”Edhe nëse qeveria harron populli nuk harron, nuk i harron hajnitë e juaja o Ramush Haradinaj, nuk e harron Çakorrin, nuk e harron as shokun t’uaj Milan Radoiçiqin, as tokat nga 50 cent, as sendviçat, as urat, as veteranët e rrejshëm, as Fondin emergjent të shtetit, as milionat e vjedhura për firmat e ujit të BEKTEL EMKËS”!
Naim Miftari, në WEB faqen e “Bota Sot” më 18 dhjetor 2024 në lajme botoi tekstin me titull, “Si lindi SHIK-u dhe kush e përdori edhe për vrasje”, ku shkruan “Çdo informatë të rëndësishme që merrte SHIK-u gjithmonë të parët që e merrnin vesh e njoftoheshin në detaje ishin DGSE dhe UDB-ja serbe. SHIK-u u themelua pas luftës në Kosovë në vitin 1999. Fillimisht ishte i pëbërë nga pjestarë të ZKZ-së, UÇK-dhe TMK-së e më pas hynë edhe disa personalitete. Pasi u formua më pas erdhën njerëz të besuar si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla, Adem Grabovci, etj.
Në fillim detyra kryesore ishte lufta informative dhe kontrata informative kundër UDB-së dhe shërbimeve të shteteve armiqësore të Kosovës, por Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatos Klosi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Ilmi Reçica dhe Adem Grabovci…e shndërruan pastaj në SHIK-un personal të tyre dhe deri diku edhe në shërbim politik të PDK-së. Shërbim klanor ku pataj SHIK-u i përforcuar dhe i varur naga njerëz me të kaluar të dyshimtë, nga ish UDB-ash si edhe i varur nga nga tenderët e korrupsionit dhe nga biznesmenë pro serbë që edhe pas luftës bënin tregti dhe shisnin mallra e prodhime vetëm serbe në Kosovë.
SHIK-u dhe TMK në hije kontrolloheshin nga DGSE francze-aleati shekullor i Serbisë dhe Veriu i kosovës kontrollohej nëpërmjet Thaçit, Veselit e tjerëve, që në vitin 1997 ishin rekrutuar nga agjrenti francez i DGSE dhe dhëndri serb Dejar Arnaudi, ndërsa Agim Çeku ishte rekrutuar pas luftës. Informacionet e gabuara luftëtarë të keqinformuar dhe të manipuluar qëllimisht nga SHIK-u, dhe përmes etiketimeve e dosjeve falco vranë edhe luftëtarë, komandantë dhe atdhetarë, si edhe njerëz të ndershëm të Kosovës që faktorët e SHIK-ut ua kishin frikën si konkurentë në politikë dhe konkurencës në pushtet, në tendera e në biznese, si dhe në fondet e milionat e luftës dhe të pas luftës”, shkruan Naim Miftari.
Naim Miftari më 18 tetor 2024 në WEB faqen e “Bota Sot”në rubrikën e lajmeve shkruan se,“Miliona euro për avokatët ne Hagë/ish eprori i UÇK-së “godet” të akuzuarit”, ishin milionerë, do të dalin multi milioner”!
“Paramendoni përveç avokatëve mbrojtës të të akuzuarve në Hagë ishin edhe 11 njerëz tjerë, e ndër ta edhe tre politikanë nga Kosova që paguheshin kinse për mbrojtjen e Kadri Veselit”, thotë Naim Miftari. Me këto pagesa a po tregohet në Hagë lufta e pastër plotësisht dhe e drejtë si edhe pafajësia e tyre, apo po blihet me miliona euro të shtetit të varfër të Kosvës?!
Hajnia gjatë luftës, hajnia pas luftës, hajnia dhe gjatë qeverisjeve në pushtet, e mbetën edhe hajna gjatë mbrojtjes së tyre në burg…
Gjykata Speciale është shndërruar në një lloj biznesi për disa avokatë dhe për disa të akuzuar.
Këta pasi kanë shkuar në burg si milionera do të dalin nga aty si multi milionera që paguhen nga shteti i Kosovës. Jo vetëm që na vodhën miliona gjatë luftës dhe pas luftës sa ishin në liri dhe në Qeveri, të njejtit sot po na vjedhin edhe nga burgu. Pa llogaritur pesë avokatë e Hashim Thaçit, edhe nja 20 persona të tjerë, vetëm avokati i ndëruar i Kadri Veselit kishte marrë mbi 4 milionë euro nga shteti i Kosovës.
Duhet me ua pranu se janë të zot me profesionin e tyre si hajduta dhe se nuk kanë konkurrentë”, shkruan Naim Miftari.
Në WEB faqen e “Bota Sot” të dates 27 dhjetor 2024 në rubrikën e lajmeve në aktuale është titulli “Akuzat e Naim Miftarit:”Thaçi duhet me dhënë llogari, çfarë informacionesh i dha Ganiu shërbimit sekret serb për Familjen “Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut ka bërë akuza të rënda dhe të drejtpërdejta ndaj disa figurave kyçe të ish-UÇK-së dhe politikës duke kërkuar hetime mbi lidhjet e tyre të mundshme me agjencitë e huaja të inteligjencës. Sipas tij ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryetari i SHIK-ut Kadri Veseli,dyshohet se janë rekrutuar nga agjenti francez Denjar Arnaud,një përfaqësues i DGSE-së që thuhet të ketë lidhje me Serbinë permes lidhjeve personale dhe familjare. Ai pretendon se Gani Thaçi fillimisht është rekrutuar nga një colonel ushtarak serb në Prishtinë dhe më pas nga UDB-ja e udhëhequr nga Ivica Stanishiq. Akuzat përfshijnë përcjelljen e informative të ndjeshme për lëvizjet dhe aktivitetet e ndjeshme të komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së duke përfshirë Adem,Hamzë dhe Shaban Jasharin,si dhe luftëtarë tjerë të njohur të Drenicës. Hashim Thaçi duhet të jep shpjegime se si u rekrutua nga agjenti Denjar Arnaud i DGSE-së, si edhe çfarë shërbimesh i bënë kundër Kosovës. Po ashtu duhet me dhënë shpjegime edhe se si vëllau i tij Gani Thaçi u rekrutua perms cërnagorit N.M. së pari një kolonel i shërbimit ushtarak serb në Prishtinë e më vonë nga UDB-ja e Ivica Stanishiqit, sidomos çfarë informacionesh ua përcillte rregullisht vëllaii liderit të UÇK-së shërbimit serb për UÇK-në,sidomos për lëvizjet e komandantëve të luftës në Drenicë, duke filluar nga Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari, Besim Rama, Mustaqen, Demën, 10-shin…”,thotë Naim Miftari. Ai kërkon gjithashtu që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe personat e tjerë të përmendur të japin sqarime publike për këto çështje”.
Këto janë vetëm disa nga tradhtitë që partitë opozitare mjerane dhe personat e sipër theksuar ia kanë bërë Kosovës, sepse ndaj tyre ekzistojnë edhe plot shembuj të tjerë të tradhtisë dhe hajnisë që ia kanë shkaktuar Kosovës.
Këto duhet t’i mendojnë votuesit para se të votojnë, sepse asnjë nga të sipër theksuarit nga PDK, LDK, AAK dhe NISMA deri sot nuk pati guxim që ta demantojë asnjë akuzë të Naim Miftarit.
Partitë e opozitës mjerane tani në tubimet zgjedhore pa asfarë turpi premtojnë e mashtrojnë vetëm për tu rikthyer në pushtet për t’i shpëtuar pasuritë e vjedhura nga zbatimi i Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe për të shpëtuar nga tradhtitë e tjera që ia bënë Kosovës ,e që Albin Kurti nëprmjet reformës në prokurori, drejtësi dhe nëpërmjet Vetingut do t’ua konfiskojë pasuritë dhe do t’i nxjerr para ligjit.