Një pushtet që nuk përcaktohet nga përgjegjësia dhe nuk kontrollohet nga ligji, nuk duhet ta pranojmë dhe votojmë!

Opinione

Një pushtet që nuk përcaktohet nga përgjegjësia dhe nuk kontrollohet nga ligji, nuk duhet ta pranojmë dhe votojmë!

Nga: Dedë Preqi Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:10
Dedë Preqi

Sigurisht që edhe pushteti sipas konceptit të vjetër do të ishte i mistershëm, por misteri i këtij pushteti, do të ishte i pa arritshëm për sëcilin që do të mendonte se nuk ekziston një limit i caktuar, sa që do të thërrisnim ndihmë për të shpëtuar ndaj tij, sidomos kur gjërat dalin prej binarëve dhe bëhën lëmsh dhe nuk mund të zhvillohet asgjë në mënyrë të qartë.

Edhe në Kosovë, asgjë nuk e bënë më problematike pushtetin, se vetë zhgënjimi që e përjeton sot populli i jonë, si një mundim golgote që nuk e ka pritë në një shkallë të gjërë e në veqanti nga njerëzit e vet të cilët populli u ka besuar dhe u ka dhënë detyrat për të udhëheqë vendin e vet.

Por mbit ë gjitha, duke menduar se shqiptarët mjaftë kanë hequr dhe nuk do e humbin fuqinë e tyre, dhe me arsyen se « djallin » e madh dhe shkakëtarin e heqëm prej qafe në kohën e fundit dhe nuk do kemi më probleme, por ja, që tani për fat të keq, po ua plotësojmë vetë aty-këtu ëndërrat e atyre që deshën ti realizojnë qëllimet ndaj këtij populli.

Jo vetëm fizikisht, por edhe nga ana psikike : të mendojmë tërë ato forma sugjestionimi, propagande, ndikimi të ushtruar mbi gjykimin e këtij njerëzimi të pafajshëm, madje edhe nga një këndvështrim shpirtëror i përvijimit të historisë dhe i jetës e ekzistencës së këtij njerëzimi që zhvillohet, jo duke e respektuar të vërtetën, por për synime të zhdukjes apo shfarosjes deri në masë, kur atëherë zhduket gjithçka që është e vlershme përballë njeriut të « aftë » për të gjykuar dhe ekzekutuar.

Ky popull vuajti shekuj me radhë për të fituar lirinë dhe pavarësinë e vet, duke arritur thellësinë më të madhe të të gjitha llojeve të vuajtjeve, tani cilat janë vlerat e lirisë, nuk po e kupton as vetë, kur vuajtjet përsëri vazhdojnë të përtërihen, apo ato nuk pasën thellësi absolute dhe se ende mund të vuajmë edhe më shumë, për shkakun më të thjeshtë, sepse mungon diçka brenda këtij njerëzimi apo absolute, në të vërtetë më e arta që quhet « përafrim » dhe « mirëkuptim » me njëri-tjetrin.

Në këtë relacion do të thotë, Kosova dhe populli shqiptar i këtij vendi ka hequr të zitë e ullirit nga shtypjet e të huajve dhe luftat e tmershme shekullore deri te kjo e fundit nga fashizmi i Serbisë, që të na mbushin mendje dhe që nuk i është dorëzuar dhe nënshtruar asnjë regjimi të tillë, dhe në këto rrethana sa me më shumë vendosmëri ata që nuk besojnë do ta refuzojnë vetë ekzistencën e vet, dhe sa me më kryeneqësi do ta vënë këtë refuzim në jetë, duke mos dalë jashtë kësaj mjegullire.

Atëherë, përballja dhe krijimi i një rezistence aqë e fortë të këtij populli dhe përpjekjet e tij për një jetë më të mirë në liri dhe demokraci, sikur po verteton pamundësinë dhe aftësinë e tij, për t’u pozicionuar në realitetin që po lind nga dobësitë dhe rrolet e njerëzve të vet, që me një fjalë tjetër duhet të quhen vetëm « tradhëtar », apo mohues të vlerave të kombit të vet.

Orvatjet e këtij lloji të njerëzve, që kanë tipar të pa shpresë për vendin dhe kombin e vet, duke i dhënë rëndësi vetëm pushtetit, nuk do i  krahasojmë me armiqtë e vjetër të këtij kombi, por duhet ta pyesim vetëvetën, nëse ata njerëz për pozicione dhe për pushtete të veta e vendosin në peshore pozicionin e popullit të vet, do të ishte shembulli më i keq, që një përpjekje dhe praktikë e tillë të i kthhehët në këtë mënyrë dhe në jetën e këtij populli, i cili e meriton një përkushtim më ndryshe, jo vetëm nga eksperienca dhe arsyeja njerëzore, por edhe nga afria ndër-vëllezërore, që do duhej të na bashkojë si qëllime të përbashkëta dhe sublime.

A do të ishte ofenduese dhe nënçmuese për një popull, kur nënçmohen sot vlerat e lirisë dhe demokracisë së këtij vendi, dhe nënçmohen vlerat dhe përpjekjet e njerëzve, që respektojnë ligjet dhe shtrirjen e sovranitetit dhe integritetin e teritorit të këtij vendi, në të kundërtën, do të  përjashtonte mundësinë e ndikimit të së vërtetës, duke e kërcënuar në çdo moment.

Gjithëherë do të ishte e nevojshme të theksojmë që të mos harrojmë të kaluarën e hidhur, por të mos ndalemi vetëm këtu që të « kukasim » apo të vajtojmë, edhe pse bëhët fjalë për një çështje kohe që na mundon edhe sot kur tregojnë vetë plagët e këtij populli që i ka në shpirt dhe trup, që janë ende të pa shëruara dhe sikur hapen në çdo moment nga vuajtjet e të zhdukurve dhe të pagjeturve të luftës së fundit.  

Dhe sot Kosova dhe populli i këtij vendi gjindet para një sprove shumë të rëndësishme, në veçanti në zgjedhjet e tanishme në të cilat do ndahet « shatri nga sheqeri » siq thotë populli, në të cilin vend rrjedh gjithçka nga vetë organizimi, syqeltësia dhe harmonia ndërnjerëzore e këtij vendi, pikërisht edhe nga aftësia për të kuptuar dhe u shkëputur prej vartësisë së të kaluarës së hidhur dhe për t’u vënë përballë asaj, që na ka sjellë deri këtu, ku historia dhe bota e ka vërtetuar se një koncept i tillë është i gabuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat