Qëndrimet dhe veprimet retrograde të opozitës, rrezik serioz për Republikën e Dardanisë

Opinione

Qëndrimet dhe veprimet retrograde të opozitës, rrezik serioz për Republikën e Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 16:16
Autori Hafiz Shala

Nuk ka sot individ në rruzullin tokësor, i cili e ndjen veten shqiptar e të mos reagojë ndaj kësaj opozite të organizuar dhe të koordinuar me Listën serbe dhe organizatat tjera anti shqiptare, jo vetëm në Republikën e Dardanisë, por edhe më gjerë.

Lista serbe me një çmenduri punon për ta rikthyer gjendjen paraprake të bandave, grupeve terroriste që ushtronin dhunë e terror sipas diktateve të regjimit të Beogradit në bashkëpunim me shqipfolësit më të cilët kishin marrëdhënie biznesore, politike e kriminale, për ta mbajtur gjendjen në veriun e Mitrovicës nen kontroll.

Në ketë biznes politik antishqiptar, u bashkëngjitën partitë opozitare dhe disa të ashtuquajtura mjete të formimit, “analistë” të përzgjedhur nëpër disa studio hibride të cilët, thjeshtë mund t’i identifikohen se për cilën parti apo individ lobojnë duke e maltretuar e çmendur qytetarin e thjeshtë me shpifje, sharje, ofendime, denigrime kundër atyre që po punojnë për interesa shtetërore e qytetare.

Po e përdori një citat të zonjës së nderuar Grida Duma e cila duke iu drejtuar Edvin Kristaq Ramës në një seancë të Parlamentit Shqiptar i tha: “Kush e ka aparatin tretës në tru, gojën mund ta përdorë për jashtëqitje”. Ky është një cilësim i cili i parashkruan disa (k)analistë nëpër disa studiot televizive, portale e mjete sociale.

nuk thuhet rastësisht se, sjelljet e disa mjeteve të informimit dhe participientët, janë pasqyrë e pronarëve të tyre. Asnjëri nga ata, nuk e ka hallin e jetës së përditshme të qytetarit sepse, janë të paguar nga po ato studio, partitë politike dhe nga armiku i ynë verior, Serbia. Ndërsa, opozita e pasuruar përmes hajnisë, korrupsionit në bashkëpunim me agjenturat armike ruso serbe kundër shtetit dhe udhëheqjes aktuale, tentojnë t’i mohojnë rezultatet të prekshme sikur ajo më esencialja, e shtrirjes së sovranitetit në veri, shporrjes së strukturave paralele, grupeve terroriste, shkatërrimin e aparateve të narko monedhave, largimin e kamerave ilegale dhe trafikimeve të llojeve të ndryshme në një pjesë të shtetit ku nuk kishte kurrfarë kontrolli përpos atyre që, përmes këtyre veprimeve organizuan sulme terroriste më tentativë të aneksimit të veriut.

Sot në portalet serbe del portreti i Aleksandër Vuçiqit më shkrimin (rrenc, hajn, dhe tradhtari më i madh), të gjitha ato për të cilat Albini nguli këmbë dhe nuk lëshoi pe. Bashkëpunëtorët e tyre, ua mundësuan largimin e këtyre kriminelëve duke i paralajmëruar e në anën tjetër lavdërohen.

Pas këtyre hapave gjigant, rezultoi me veprimet terroriste si ajo në Banjë dhe Ujësjellësin e Iber Lepenc. Serbia po e humb durimin, kontrollin dhe ndikimin sepse i bëri llogaritë e gabuara duke menduar së, në pushtet ishin ata të cilëve iu diktonte së çka të thonë e çka mos të thonë, mos t’i shpalojnë marrëveshjet e fshehta të arritura të cilave sot po ua shohim sherrin.

Nëse nuk krijon stabilitet duke ushtruar sovranitet e kontroll të plotë përmes zbatimit të Kushtetutës e ligjit, shtrohet pyetja legjitime së, çfarë shteti do ishte Republika e Dardanisë pa këto tipare ku Serbia përmes partive terroriste sikur Lista serbe e cila, kontrollonte, dirigjonte, sabotonte dhe vendoste edhe për udhëheqjen shtetërore e cila, më parë duhet të marrë pëlqimin e Vuçiqit e pastaj të caktohet në pozitën e kryeministrit, që u desh i tërë Parlamenti të pritet më orë të tëra për t’ia plotësuar dëshirën e Serbisë.

Sot, lirisht mund të thuhet së qëndrimi i Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës, në një mënyrë janë rezultat që, ra Qeveria e Serbisë e besa edhe Vuçiq nuk e ka larg. Pyetja është së kush do ta zëvendësojë e që ai mund të jetë edhe Aleksandër Vulin, i afërt dhe i besueshmi i Putinit anëtar i KGJB-së.

Prandaj, si mërgimtar mbi tri dekada e gjysmë në SHBA duke u larguar që në moshën 48 vjeçare në vendin mik e shpëtimtar i atdheut tonë, më gjithë sinqeritetin, i lus qytetarët votuesit më një fjalë sovranin që, për ta ruajtur, mbrojtur e prosperuar Republikën e Dardanisë e lindur nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e cila rrodhi nga populli duke u sjellë rreth yllit polar të shqiptarisë Familjes Jashari dhe Komandanti Legjendar Adem Jashari që do të mbetet kriterium primar për dikë që pretendon për pushtet se, ata që kjo familje nuk i respekton e pranon, nuk duhet të votohen për asnjë post të lartë shtetëror.

Prandaj, rezistenca e popullit shqiptar si rezultat i dhunës serbe me qellim të zhbërjes përmes gjenocidit, është imperativ historik që ta votoni Albin Kurtin që njëherit nënkupton në perspektivë, udhëheqjen aktuale e cila e respektuar e përkrahur nga Familja Jashari, më një zotësi, guxim, përkushtim dhe vendosmëri, i mbrojtën dhe do t’i mbrojnë interesat e shtetit sovran të cilët, përmes artikulimeve të tyre në të gjitha instancat ndërkombëtare, e binden më në fund faktorin ndërkombëtar, së Dardania është shtet stabil, demokrat dhe properëndimor më respekt të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U shokova kur dëgjova dy zonja nga PDK-ja e cilat deklaruan, njëra së, ditën e parë kur të vijnë në pushtet, do t’i tërheqin policinë dhe do ta kthejnë dinarin si monedhë legale në veriun e Mitrovicës edhe pas rënies heroike në mbrojtje të atdheut, të heroit Afrim Bunjaku. Tjetra, shokuese duke deklaruar së nen udhëheqjen e PDK-së, Dardaninë(Kosovën) e kanë njohur mbi 200 shtete evropiane, ndërsa anëtare të OKB-së sot numërojnë gjithsej 193 shtete. Sipas kësaj logjike, në programin intern të kësaj partie e sapo dukët edhe ndonjë marrëveshje e fshehur dhe në heshtje edhe më krejt opozitën më ndihmën e partive terroriste serbe, është rruga më e lehtë për të ardhur në pushtet, sipas tyre për t’i “normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe komunitetin serb në veri”, do të jetë hap i parë prioritar për t’i joshur disa qarqe evropiane anti dardane.

Nga kjo rezulton se, e kaluara e ish udhëheqjes shtetërore e politike, aktualisht opozita e sotme, me sjelljet dhe veprimet e tyre atëherë edhe sot, duan ta rrënojnë Republikën e Dardanisë.

I ftoj, i lus dhe përkulem para sovranit që, për ta ruajtur, mbrojtur dhe normalizuar republikën, ta votojnë udhëheqjen aktuale, në ketë rast Kryeministrin Albin Kurti, njeriu i cili ia ktheu dinjitetin shtetit, qytetarit e që besa edhe kombit. I aftë, inteligjent, i guximshëm i qartë në artikulime, njohës i rrethanave gjeopolitike, vlerësohet lartë nga udhëheqës evropian sikur ishte deklarata e Kryeministrit Belg i cili tha, citoj: “Kurtin lirisht mundeni ta lini edhe lider i Evropës, ai është i jashtëzakonshëm”. E ne, si e vlerësojmë apo e injorojmë dhe e sabotojmë njeriun më të respektuar nga dashamirësit.

Dikush do të thotë se ky qenka “militant” i Albin Kurtit. Për lexuesit dhe opinionin e gjer dua t’ua bëjë me dije se, Albin Kurtin dy herë e kam takuar në jetë. Njëherë para 16 viteve kur ishte në Amerikë dhe së dyti, më 23 gusht të vitit 2023 kur e organizoj një pritje për Bordin Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikan më rastin e fillimit të gur themelit të Murit “Besa” në shenjë mirënjohje për shpëtimin e hebrenjëve nga ana e shqiptarëve nga narcizmi gjerman në Luftën e II-të Botërore nga të dy anët e kufirit. Një ditë më parë më 22 gusht e kisha promovimin e tri librave Opinione në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” më një audiencë që më mahniti prezencën e tyre sepse ishte kohë e pushimeve dhe ditë pune, në ndërkohë në shtator të vitit 2024 doli edhe libri i katërt që të gjitha kushtuar ecurive politike, duke filluar të merrem më publicistikë që në vitin 2018 e deri më sot. Shkrimet me qellim i kam botuar në gazetën kombëtare “Bota sot” me mbi 2000 faqe për çka u jam mirënjohës, për t’i përmbledhur pastaj në libra të cilat përjetësisht nga10 kopje do të qëndrojnë në ketë Bibliotekë për gjeneratat e ardhshme. Lexuesit, që ishte edhe qëllimi im, doja t’ua mundësojë t’i lexojnë përpos Monografisë time të shkurtër të cilën e kam përfshirë në librin e tretë por që nuk e kam botuar në gazetë. Unë, vërtetë jam dhe do të mbetem militant i atij i cili i mbron interesat e shtetit e qytetarit, kombit dhe atdheut i cili, asnjëherë nuk e shet atë për asnjë çmim. Përkrahja e ime nuk lindi sot por para një dekade prandaj, “kacafytjet” politike nuk janë të momentit por të kahershme publike më emër e mbiemër.

Mërgata është zemra e atdheut e cila e manifestoj në të gjitha etapat, gjatë okupimit fashist serb, para lufte, gjatë lufte dhe tani pas lufte. Prandaj, çdo tentim të injorimit, nënçmimit dhe pengimit të sajë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe të drejtës për ta votuar atë që mendon, sipas disa individëve sharlatan, pijanec të cilit nuk dua ta fëlliqi këtë tekst për t’ia përmendur emrin sepse, i njëjti u duk në disa mjetet sociale duke konsumuar alkool në hotelin Grand gjatë okupimit bashkë me paramilitarët serb të cilët, kur e pyeten së çka mendon për situatën, ai për t’u hyrë në prapanicë vrastarëve, u deklaroi se: unë shkruaj vjersha dhe kam punë më të mençura etj..

Dua t’ua përkujtoj së mërgata, posaçërisht në SHBA konkretisht organizata e parë dhe më e suksesshme lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e regjistruara zyrtarisht në Uashington DC e udhëhequr nga ish Kongresisti Joe DioGuardi, për herë të parë në historinë e Amerikës një ligjvënës më orgjinë shqiptare bashkë më zonjën e tij Shirley Cloys DioGuardi dhë Bordin Ekzekutiv, zhvilluan veprimtari lobiste të suksesshme duke bashkëpunuar me të dy krahët partiak, Republikan e Demokrat ku për herë të parë çështja shqiptare hynë në agjendat e politikës amerikane, trashëgimi e lenë që nga Presidenti i 28-të Woodrow Wilson i cili deklaroj hapur së Shqipëria dhe kombi shqiptar do të ekzistoj përjetësisht.

Ne, si organizatë lobiste jo profitabile duke e analizuar punën, qëndrimin, angazhimin e paluhatshëm të Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes aktuale, iu kemi dhënë përkrahjen e pa rezervë prandaj, nëse e vlerësoni punën tonë për çështjet madhore shqiptare më theks të asaj dardane, bashkëngjituni edhe neve që ta shpëtojmë Republikën e Dardanisë nga armiku verior Serbia dhe mercenarët shqipfolës në dy anët e kufirit të cilët, për pushtet dhe pasuri të fituar përmes zhvatjes në bashkëpunim më grupet kriminalo terroriste duk ua zënë bishtin më derë dhe duke i mbajtur peng për marrëveshjet anti shtetërore, detyrohen pa tjetër t’u nënshtrohen urdhrave të tyre.

Kur Serbia më përkrahjen e disa qarqeve evropiane planifikoj zbrazjen e Dardanisë dhe zhbërjen e shqiptarëve, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane organizoj demonstrata në tërë Amerikën, Evropën, Australinë deri në Zelandën e Re, duke quar mesazhe të qarta dhe duke i senzibilizuar shtetet mike amerikane së çka po planifikon Serbia ndaj popullit shqiptar të Dardanisë.

Në veçanti organizohen demonstrata në Uashington DC para Kongresit, Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku vlen të theksohet marshimi në Avenuen e 5-stë në Manhatan qytet ku për 24 orë qarkullojnë mbi 4 milion njerëz, njëra ndër më të frekuentuarat dhe më biznese më të fuqishme të koncentruara në atë pjesë, duke mbajtur mbi supet më dhjetëra arkivole të mbuluara me flamuj kombëtar dhe me pankarta duke e senzibilue qytetarin amerikan të cilët, për ushtruar presion ndaj ligjvënësve për të ndërmarr hapa konkret dhe urgjent për dhunën dhe terrorin që Serbia ushtronte ndaj popullit shqiptar. Këtyre, iu bashkëngjiten dëgjimet të organizuara në Kongres dhe Senat përmes përfaqësueseve të këtyre dy Dhomave të njohura dhe të respektuar nga populli amerikan.

Më këtë dua t’ia bëjë më dije elektoratit, popullit dhe sovranit se, mërgata është ajo e cila, në murin e artë, të fitores pavarësisë dhe shtetësisë së Dardanisë, Liga Qytetare pra mërgata ishte ajo e cila e vendosi një tjegull të arit në mesin e tjegullave të këtij muri në të cilin shënohen më pietet dhe respekt emrat e heronjve dhe martirëve, çlirimtarëve në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleati i ynë i trasuar nga arkitekti dhe themeluesi i Republikës së Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova. Ai, pra Presidenti Rugova më një rast pat deklaruar:” Atë që Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e ka bërë për Republikën e Dardanisë, një shtet nuk do t’ia arrinte të bënte”.

Udhëheqja aktuale dhe më shumë shpresë edhe e ardhshme, do ta vazhdoj këtë rrugë të pa luhatshme të kësaj aleance.

Unë jam shumë i sigurt së, populli shqiptar i Republikës së Dardanisë do t’i thërret ndërgjegjes, respektit për të gjitha ata që u flijuan për liri dhe shtet sovran, të pavarur dhe demokratik më tërësinë territoriale, do ta votojnë Albin Kurtin për Kryeministër si garanci se, kjo treshe fatlume për atdheun dhe kombin, do ta vazhdojnë më udhëheqjen e Republikës së Dardanisë pa ndërhyrjen e Serbisë në punët tona të brendshme.

Lutja e mërgimtarit i cili më vaj në buzë dhe brengën për atdheun, lutja apo nëma e tij, janë të rënda, nëse nuk ua plotësoni dëshirën e tyre dhe tuajën.

Mos i votoni aleatet dhe mercenarët e Serbisë, që keq vepruan për dy dekada.

Hafiz Shala

Neë York

1 shkurt 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat