Histeria kolektive e të rinjve socialistë, apo fashizmi i ri në Shqipëri..!

Opinione

Histeria kolektive e të rinjve socialistë, apo fashizmi i ri në Shqipëri..!

Nga: Ilir Vata Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 22:42
Ilir Vata

Kur pash të rinjtë që çirreshin për liderin, partinë mu kujtuan fashistë dhe nazistë e rinj.

Një skenë e frikshme, një gjendje llahtari kolektive, një sëmundje, që ka prekur Partinë Socialiste, që tregon se kjo vetëm Parti Socialiste nuk është.

Ndryshe ishte, kishte struktura, intelektual, tani ka turma që turren pas liderit.

Edhe Enveri nuk e bënte këtë, por Hitleri po, fashistët po e po, e pra jemi kthyer një shekull pas në të bërit politik, sepse çmenduria e pushteti ka marrosur një pjesë të madhe të pushteti, sepse partia është bërë klering, jep e merr, unë lëshojë klithma të paqena për një vend punë, për një tender, se kam frikë.

Një parti, që vret demokracinë e brendshme, një rrit kultin e individit, që e kthen partinë në një organizatë për një palë, duke ngjallur urrejtje klasore për palën tjetër nuk është gjë tjetër vetëm se parapërgatitja e një konflikti civil, e një lufte civile mes palëve, ashtu siç u bë më 1945.

Kjo çmenduri duhet ndalur, ku shqiptarët të dalin në rrugë e të kërkojnë edhe atë pak demokraci që na e morën.

E ndërsa në Beograd të rinjtë kërkojnë demokraci, të rinjtë socialistë në Shqipëri kërkojnë diktaturë, dhe këtë lideri demonë e paraqiti si ati miting të protestës së demokratëve me 8 shkurt.

E, në Beograd, Vuçiç po përgatit kundër mitingjet për të shpëtuar pushteti, në Tiranë, ati mitingjet paraprake, për të trembur demokracinë.

Kurrë nuk ka qenë politika në këtë  gjendja sa sot, dhe këto klithma janë lajmërimi i një konflikti social, të pashmangëshëm, që do vënë në rrezik zgjedhjet e 11 majt, shoqërinë dhe vetë  shtetin.

Pra, janë klithmat e fundit të një klike të re që duhet të rrëzohet pa u ngjizur si një kancër për Shqipërinë.

Socialiste e ndershëm, intelektualet, demokratë, të përndjekurit, pronarët, të gjithë duhet të reagojmë të ndalojmë Shqipërinë të mos bjerë në fashizmin e ri, një fantazëm që kërkon të gllabërojë cdo të mirë të ktijuar në më shumë se një  shekull në shetin  shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat