Berati i vogël në gazetari nuk e arrin Qumilin e madh në karrierë

Opinione

Berati i vogël në gazetari nuk e arrin Qumilin e madh në karrierë

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 15:28
Autori Faton Mehmeti

"Për Berat Buzhalën, nuk ia vlen as të shkruaj një fjalë; vlera e tij si njeri dhe si gazetar është baras me zero. Por dua të ndalem tek "konflikti" i tij me Sevdai Radogoshin, artistin e madh shqiptar që çdo komb do t'i bënte nder. Berati, kushdo që do me Albinin, qoftë edhe një foto, e urren – kështu ndodhi edhe me Qumilin.

Por, të kujtoj këtu se është Berati, njeriu pa parime, që ka luajtur rolin e servilit me të gjithë. Fillimisht, përfundoi dhe u bë këshilltar i Hashim Thaçit, pastaj edhe deputet i PDK-së. Njeriu që kishte kritikuar deri në atë kohë PDK-në, u bë zëdhënës i saj në Kuvendin e Kosovës.

Pas një kohe, u largua nga PDK dhe nga Hashimi, duke u deklaruar i dëshpëruar me pranimin e gabimit që bëri duke hyrë në PDK. Menjëherë pas kësaj, e mbështeti publikisht Ramush Haradinajn për kryeministër. Isha i bindur se as me Ramushin s'do të ndalej Berati dhe ashtu ndodhi: e sulmonte fort VV-në dhe LDK-në. Pastaj mbështeti Isën, dikur edhe Albinin. S'ka gjë më të ulët se të sulmosh dikë duke u bazuar në faktin se takon kryeministrin e vendit dhe duke i përmendur gjëra familjare për të cilat edhe vetë e di se nuk janë ashtu.

Kudo, artistët pozicionohen politikisht; në SHBA ka emra të Hollywood-it që mbështetin njërin apo tjetrin kandidat për president. S'ka asgjë të keqe, por meskinizmi i atyre që interesin personal e kanë mbi parimet, sjell deri tek akuzat bandale ndaj aktorit të madh, nderit të artit shqiptar, Sevdai Radogoshit. Qumili s'duhet të merret me sojin e Beratit, që me turp po e vazhdon gazetarinë në shërbim të anti-Kurtit. E gërditshme dhe mendësi komuniste është të akuzosh, sulmosh dikë nga aspekti politik, duke harruar se misioni i gazetarit është të paraqesë të vërtetën dhe paanshmërinë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat