Rrustem Muharrem Statovci i paharruar në kujtesën e popullit për çlirimin e atdheut

Opinione

Rrustem Muharrem Statovci i paharruar në kujtesën e popullit për çlirimin e atdheut

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 3 shkurt 2025 Në ora: 20:50
Rrustem Muharrem Statovck

Rrustem Muharrem Statovck u lind më 1917 në fshatin Batllavë-komuna e Podujevës, por që ai me banim të përhershëm jetonte në Prishtinë. Rrustem Muharrem Statovci ishte pjesëmarrës i të ashtuquajturës "Luftës Nacional Çlirimtare (LNÇ-së)" në Brigadën e Shtatë (VII) të Kosovës.

Rrustem Statovci për një kohë punoi në "pushtetin popullor" në Podujevë, ndërsa më vonë nëpunës-sekretar i milicisë, në Këshillin Popullor të rrethit të Ferizajt. Rrustemi rrjedhte nga një familje e varfër, por, me tradita kombëtare, patriotike të atdhedashurisë.

Rrustemi përmes Hamdi Berishës dhe Lazer Josipit u anëtarësua në organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), mori pjesë në shumë takime që u mbajtën në shtëpinë e Lazer Josipit.

Atdhetari Rrustem Muharrem Statovci ndikojë dukshëm se si mos të zbulohet Organizate e LNDSH-së nga UDB-ja, duke  i njohur shumë anëtarë të UDB-së dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Megjithatë OZNA, më vonë UDB-ja i bie në gjurmë, nuk shpëtoj nga  syri famëkeq i tyre. Muharremi burgoset më 15 tetor të vitit 1946, derisa në gjykimin e mbajtur në muaji  shkurt të vitit 1947, në Gjyqin e Qarkut në Gjilan u dënua me 20 vite burg të rëndë, të cilin burg e majti në burgun e Mitrovicës së Stemit, ai u lirua pas një amnistie, pas afro 14 vite burg, më saktësisht, më 30 nëntor të vitit 1958.

Atdhetari Rrustem Muharrem Statovci mbetet i paharruar në kujtesën e popullit së bashku me të gjithë atdhetarët që kontribuuan për çlirimin e atdheut...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat