Albini hodhi në kosh të mbeturinave idetë e Grenellit me Thaçin dhe Vuçiqin për ndarje të Kosovës

Opinione

Albini hodhi në kosh të mbeturinave idetë e Grenellit me Thaçin dhe Vuçiqin për ndarje të Kosovës

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 09:43
Autori Faton Mehmeti

Ska asnjë dyshim për atë se kush është Richard Grenell. Njeriu që ka mbështetur fuqishëm Vuçiqin, dukej i entuziazmuar nga fitorja e Vuçiqit kur u zgjodh president herën e fundit, mikut të tij për të cilin ka bërë shumë përpjekje për ta mbështetur. Ndonëse po i vjen fundi presidentit serb, Grenell ende ndjehet i nderuar që ka marrë mirënjohje nga Vuçiqi dhe që është "dashuruar" pas popullit serb.

Nuk mund të mbështetë Vuçiqin dhe Albinin në të njëjtën kohë, andaj derisa e "dashuron" Vuçiqin, sigurisht që e urren Kurtin.

Sa për Albin Kurtin, ai ka "të drejtë", sepse ishte Albini që hodhi në koshin e mbeturinave idetë e Grenellit me Thaçin dhe Vuçiqin për ndarjen e Kosovës. Sulmet e fundit të tij ndaj Albinit kanë si qëllim izolimin e tij nga administrata Trump duke e paraqitur si "anti-amerikan".

Ofensivës së tij i qëndron dhe opozita, e cila ka servilizmin dhe interesin personal pjesë të identitetit të saj. Dua të besoj se z. Trump dhe njerëzit rreth tij nuk do të bien në ndikimin e propagandës së njeriut që merr mirënjohje nga Serbia dhe që interesat e Serbisë i paraqet si qëndrime të Amerikës.

Kurrë nuk ka ndodhur që një ambasador, emisar i SHBA-së, të bie në nivel kaq të ulët duke u marrë me dikë personalisht. Sulmet e Grenellit i pëlqejnë opozitës, pavarësisht se janë apo jo në favor të Kosovës. Vetë Ramush Haradinaj thotë se Grenell i ka thënë presidentit Trump se Albin Kurti është kundër tyre. Nuk di si mund të jetë dikush kundër Amerikës kur blen armë po nga ata, apo për opozitën, Grenell është Amerika. Por jo, Grenell është vetëm një shërbëtor i Vuçiqit dhe Serbisë, rrjedhimisht kundër interesave të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat