Albin Kurti është si diamanti që nuk mund të thyhet me dhëmbë

Opinione

Albin Kurti është si diamanti që nuk mund të thyhet me dhëmbë

Nga: Rexhep Torte Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 12:01
Autori Rexhep Torte

Me qeverisjen e tij katërvjeçare Kryeministri Albin Kurti u pozicionua në mënyrë dinjitoze në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës të Sovranitetit dhe të integritetit të Kosovës, për fat të keq përkundër pengesave të BE-së dhe SHBA-ve dhe përkundër propagandës së fuqishme dhe milionave euro që po i shpenzojnë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq kundër Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij me veprime konkrete e amortizoi opozitën mjerane PDK, LDK dhe AAK duke e ua ndaluar korrupsionin multi milionësh dhe duke kryer hapa pozitivë në reformën në prokurori dhe gjyqësi përkundër sekserëve që i kanë ngulitur Hashim Thaçi, Kadri Veseli Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj nëpër tërë sektorët e rëndësishëm, e që në të gjitha mënyrat u përpoqën dhe po përpiqen që ta pengojnë forcimin dhe përparimin e Kosovës.

Shembull më i mirë dhe konkret për këtë janë partitë opozitare mjerinë PDK, LDK dhe AAK, të cilat për të dytën herë e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës Ligjin tashmë të votuar në Parlament për Byronë për Verifikimin dhe Konfikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me të vetmin qëllim për ta zvarritur dhe për ta penguar zbatimin e këtij ligji kaqë të rëndësishëm që do t’ia kthejë Kosovës pasuritë e vjedhura pikërisht nga PDK, LDK dhe AAK.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës siç ndodhi në ankimimin e parë nëpërmjet sekserëve të kësaj opozite mjerane të tmerruar, vendimin e saj e publikoi pas kalimit të më shumë se një viti.

Shembull tjetër konkret për këtë janë partitë opozitare mjerane të cilat nëpërmjet bojkotimit nga ana e deputetëve të saj në Parlamentin Kosovës, penguan që të mos votohen edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare të cilat financiarisht do ta ndihmonin zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij për katër vite arritën suksese të cilat qeveritë e kaluara nuk i arritën gjatë 20 viteve të qeverisjes së tyre.

Kryeministri Albin Kurti u dha flakaresh edhe diplomatëve arrogantë e sharlatanë tashmë të shporur Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja të cilët gjatë dialogut Kosovë-Serbi ishin vënë tërësisht në anën e Serbisë gjenocidale.

Albin Kurti me një mjeshtëri diplomatike dhe me një qëndrim të palëkundur iu shmang edhe qasjes së gabuar të ish presidentit Joe Biden, ish presidentit të SHBA-ve, i cili deklaronte se gjoja është mik i Kosovës, por me tolerimin e tij ndaj Serbisë gjenocidale e zhgënjeu Kosovën dhe i zhgënjeu mbarë shqiptarët.

Po e ritheksojmë se vetëm Albin Kurti dhe Qeveria e tij nëpërmjet inspektorëve dhe të policisë së Kosovës arritën që ta shtrijnë sovranitetin edhe në Veri të Kosovës. Arritën ta ndërpresin kontrabandën e bandave ilegale serbe, arritën të ndërtojnë shtëpi të reja për kthimin e shqiptarëve në Veri të Mitrovicës, të cilët në fillim të marsit të vitit 2000 para syve të Hashim Thaçit, Agim Çekut dhe të KFOR-it francez u sulmuan befasisht me ç’ rast u vranë dhjetëra shqiptarë autoktonë të pafajshëm, u plagosën dhjetëra të tjerë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 15 mijë shqiptarë autokonë, të cilët gjatë qeverive të kaluara nuk guxomin të kthehen në vatrat e tyre.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij arritën që euro të jetë valutë shtetërore e Kosovës, arritën t’i mbyllin filialet bankare ilegale serbe, arritën t’i mbyllin zyrat iligale të komunave serbe, njëra prej të cilave deri para disa ditëve funksiononte edhe në Skenderaj.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij nëpërmjet policisë së guximshme të Kosovës arritën ta shpartallojnë agresionin e armatosur të grupeve terroriste serbe të organizuar nga Serbia gjenocidale dhe të udhëhequr nga kryeterroristi Millan Radojçiq te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan, me ç’ rast u konfiskuan autoblinda, shumë armë të ndryshme marramendëse duke përfshirë edhe minahedhës, sasi e madhe municionesh të ndryshme dhe uniforma ushtarake, të cilat edhe u ekspozuan publikisht, megjithatë BE dhe SHBA nuk e sanksionuan Serbinë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke zbuluar, bastisur dhe konfiskuar në shtëpitë serbe dhe lokacione të ndryshme armë, municione dhe pajisje ushtarake serbe. Policia e Kosovës i konfiskoi edh pasuritë e patundshme të kryeterroristit Millan Radojçiq.

Ndaj tërë këtyre sukseseve të Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij opozita mjerane në Kosovë u tregua indiferente dhe mundohej që t’i minimizonte këto suksese me deklarata manipuluese se gjoja Albin Kurti nuk po i dëgjon këshillat e SHBA-së dhe të BE-së.

Gjatë tërë kësaj periudhe PDK, LDK dhe AAK nuk ndërmorën as edhe një hap që të reformohen dhe të distancohen nga politika tradhtare ndaj Kosovës gjatë 20 viteve të kaluara, përkundrazi e ndoqën të njëjtën politikë shantazhuese dhe korruptuese në Kosovë, vetëm e vetëm për t’i mbuluar keqqeverisjet e tyre dhe për ta shpëtuar hajdutërinë multi milionëshe që e kryen gjatë luftës dhe pas luftës dhe për t’i shpëtuar daljes dhe përgjegjësisë para ligjit.

PDK dhe Hashim Thaçi përveç hajnisë milionëshe me ndihmën e Joe Boltonit, Vlora Çitakut dhe Edi Ramës kishin kryer përgatitjen për ndryshimin e kufijve dhe për copëtimin e Kosovës, Albin Kurti me ndërgjegje të lartë atdhetare dhe pa vjedhur asnjë qindarkë i arriti tërë këto suksese në ndalimin e korrupsionit dhe në shtrirjen e sovranitetit edhe në Veri të Kosovës.

Ndërsa LDK dhe Isa Mustafa për interesa karrieriste personale nuk e ngritën zërin të kërkojnë zbardhjen e qindra vrasjeve të aktivistëve të saj, apo të ngrenë zërin për hajninë e kryer ndaj parave që mërgata i dërgoi për UÇK-në, apo ta kritikojnë Edita Tahirin si kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi e cila e pranoi fusnotën për Kosovën, ky Isa Mustafë tradhtari kur ishte kryeministër i Kosovës e nënshkruajti në Bruksesl marrëveshjen për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë që paraqet rrezik të madh për sovranitetin e Kosovës, dhe që ia ka lënë në dorë Albin Kurtit si prush të nxehtë.

AAK dhe Ramush Haradinaj edhe pse kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës, edhe pse kur ishte kryeministër e mbylli Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, edhe pse u bë milioner i pas luftës duke blerë një ari tokë për 2 euro. Tani ky Ramush Haradinaj në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, me paturpësinë më të madhe merr guximin, deklaron e mashtron se Albin Kurti na qenka agjent i Serbisë dhe Rusisë, se Ramushi do ta anëtarësuaka Kosovën në NATO, kur dihet se Ramush Haradinaj për ta shpëtuar pasurinë e vjedhur dhe veten para ligjit është i gatshëm t’ia fal Serbisë Veriun e begatë të Kosovës dhe të arsytohet se këtë e bëri se gjoja i thanë SHBA-të dhe BE-ja.

Të gjitha premtimet që në fushatën zgjedhore që i japin Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, janë rrena të kulluara për t’i mashtruar votuesit, rrena të kulluara që ua kanë premtuar SHBA-ve e BE-së se do të jenë të dëgjueshëm, duke u bërë tradhtarë , servilë dhe duke bërë llogari të kuturu, siç thotë populli duke “bërë hesap pa hanxhinë”, pa popullin dhe duke tentuar ta mashtrojnë popullin e shumëvuajtur të Kosovës vetëm për t’ia marrë votat dhe për ta rrëzuar Albin Kurtin, gjë që nuk do të arrin kurrë, sepse populli i njeh mirë këta matrapazë që dëshirojnë ta rrëmbejnë postin e kryeministrit për të tradhtuar e vjedhur edhe më shumë.

Albin Kurti është diamanti i Kosovës ku armiqtë e brendshëm e të jashtëm nuk mund tai thyejnë me dhëmbë, ndërsa Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj janë baltë e butë në të cilën mund të shkelën kush të dëshirojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat