Dardania, në vitin 1999 u çlirua deri në lumin Ibër ndërsa, çlirimi definitiv ndodhi me 24 shtator 2024.
Më ndërhyrjen rebele të ish “ambasadorit” rebel i cili për katër vite shëtitej rrugëve të Beogradit e Tiranës duke iu ofruar Vuçiqit e Kristaqit që ta angazhojnë ndokund, ani pse Vuçiq ia lidhi pagën për lobim në mënyrë legale, për vlerë mos pyetni, varësisht nga rezultati i pronësimit të veriut, sikur Trumpi Gazën e Palestinës.
Kristaqi e angazhonte bashkë me Goran Bregoviqin këngëtarin nacional shovenist serb, i cili këndonte kundër UÇK-së nëpër sallat të stërmbushura të Tiranës, Korçës etj, dhe më parë ishte dekoruar si qytetar nderi i kryeqytetit Shqiptar.
Ai, në shenjë respekti, mori pjesë po më ketë Bregoviqin të ftuarit special në përvjetorin e “Birrës Korça”, duke i injoruar këngëtaret tona më renome botërore si, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha etj. sepse, po t’i ftonte këto para Goran Bregoviqit ose pa te, do t’i mbetej hatri vëllait të tij, Vuqiqit e nuk do ta vendoste në krye të Ballkanit të hapur sikur maxin para pele.
Kush e ka autorizuar këtë rebel diplomatik të flas në emër të Bashkësisë Ndërkombëtare, deklaratë të cilën po ta bënte qoftë edhe President Trump, organet shtetërore, subjektet shqiptare në SHBA duhej të reagonin. Si shtetas amerikan unë kam votuar kundër Trump me arsyet të cilat i kam bërë publike bile, edhe e kam pushuar anëtarësinë në ketë parti nga 6 janarit 2021 pas 31 vite si anëtarë i Partisë Republikane Konzervative.
Trump, sonte, e lëshoi një deklaratë shokuese në prezencën e Kryeministrit Benjamin Natanjahu gjatë vizitës së në Uashington, duke paralajmëruar së këtë pjesë të Gazës ta bëjë pronë të SHBA-ve me prezencën e ushtarëve amerikan, për t’i shpërndarë qytetarët Palestinez e për t’i shndërruar në popull nomad duke i dërguar në Egjipt, Jordan e gjetiu. Nga një sjellje e këtillë e të parit amerikan, është llastuar edhe Grenell duke harruar së, shqiptaret e Dardanisë nuk ka forcë që i shpërngul nga shteti ose pjesë të saj.
Ne, si organizatë lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane përkrahëse publike e zyrtare të Qeverisë Kurti dhë të pushtetit aktual, ani pse jemi në fazën fillestare të kësaj Administrate e cila, në krye më Trump, sillet sikur të ishte shtet monark në ketë shtet demokratik duke e anashkaluar Kongresin e Senatin, pa marrë parasysh se shumicën e ka në Kongres por jo edhe në Senat, nuk do të rrimë duarkryq.
Votuesit, mos të bien pre e deklaratave sharlatane të Grenelit sepse, ky, nuk është përgjegjës para qytetarëve të Dardanisë por udhëheqja aktuale shtetërore dhe ajo do të kollitet pa marrë parasysh se kush e thotë.
Nuk kam argumente por, askush nuk mund të më bindë së ketë njeri nuk e kanë korruptue partitë opozitare dhe përkrahësit e tyre këtu dhe në atdhe prandaj, përkrahje e këtij ish “ diplomati”, së në çfarë gjendje ka ardhur që njëherit është pasqyrë se kësaj opozite e cila e ka gjetur siç thotë populli “akranin” e vetë të të njëjtit klub hajdutësh. Deklarimet e Grenelit, as nuk janë zyrtare e as serioze sepse, nuk mund të flas në emër të bashkësisë ndërkombëtare pa autorizim për shembull të BE-së OKB-së.
Ky, është i njëjti person i afërt më Vuçiqin i cili, sipas premtimeve të Vuçiqit, për ta mbajtur veriun, do të shpërblehet më aksione të mëdha në kuadër të Trepçës, ëndërr e shumë personaliteteve evro-amerikane më shekuj.
Prandaj, mos hezitoni ta votoni Kryeministrin aktual dhe të ardhshëm Albin Kurti që nënkupton edhe Presidenten dhe Keyeparlamentarin nese doni ta keni Republikën e Dardanisë të pa ndarë e copëtuar sipas opozitës dhë mikut tyre, lobuesit dhë ndërhyrësit arrogant në procesin zgjedhor të qytetarëve të Dardanisë i cili pa pikë humaniteti gjatë pandemisë me kërkesën e opozitës së atëhershme hajduto tradhtare, në vend së të ndihmoj në shpëtimin e jetëve të njerëzve, Grenell e pengoi në mënyrën çiklope duke e mos qarë kokën për qytetarin i cili luftonte për jetë a vdekje.
E lexova zagarin e Ivica Stanishiqit me nder më thanë Baton Haxhiun- Stanishiqi së, gjoja Greneli ia tregoj dyert Albin Kurtit si pjesë e rrjetit hibrid propagandues të paraprirë nga TV-në Klan Serbia( Kosova siç e quaj ata), pronë e Serbisë sipas regjistrimit, anipse pas reagimeve, e ri regjistruan në Dardani. Pse këtij njeriu i lejohet ta ketë nënshtetësinë e Dardanisë.
Dardania, në vitin 1999 u çlirua deri në lumin Ibër, ndërsa, çlirimi definitiv ndodhi më 24 shtator 2024
Më 24 shtator Republika e Dardanisë definitivishtë u çlirua nga Serbia pasi, me sukses, profesionalizëm dhë moral të lartë atdhetar, i shfarosi disa nga ky grup terrorist i organizuara e sponziruar nga Aleksander Vuqiq përmes dorës së tijë zgjatur Millan Radojqiq më grupin e qindra terroristëve të cilët, falë ndërhyrjen e KFOR-it, shpëtuan më numër të vogël të viktimave, të cilëve iu dha leksioni fatal, Albin Kurti.
Të nderuar qytetar, Dardania tani është e lirë sovrane e demokratike.
Opozita si ish pushtetare, nuk e pati guximin, dijen dhe ndershmërinë për t’i hyrë kësaj pune sepse, kishte hyrë në obligime ndaj Serbisë e cila i mashtroj më mundësimin më bashkë vjedhje të pronave të qytetarëve prandaj të mbetur peng dhe të shantazhuar, u detyruan gjithnjë të kërkojnë leje për të shkuar në veri pa pengesa.
Si ndodhi ndarja dhe kush ishin autorët, kryesisht të ashtuquajturit komandant të krahut të luftës në bashkëpunim më KFOR-in francez dhe shërbimin inteligjent DGSE, duke u siguruar së pas shpërnguljes 15,000 shqiptarëve, veriu definitivishtë të mbetët nen Serbi. Bënë pazare pa hongjinë siç thotë populli. Veriu, definitivishtë u çlirua.
Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Krye Parlamentari Glauk Konjufca, përmes sigurimit të 500K zemrave reale dhe jo artificiale, përsëri më sukses do të udhëheqin më Republikën e Dardanisë.