Nëse qëllimi i SHBA-ve, Trampit, Grenellit është që me anë të asociacioneve shtetërore serbe brenda Kosovës të krijojnë dhe asociacionet shqiptare në RMV dhe Lugën e Preshevës pse jo dhe ato çame atëherë plotësisht pajtohemi me deklaratën e Grenellit.
Nëse 5% i serbëve të Kosovës kërkojnë asociacione ekzekutive pse dhe shumica 30% e shqiptarëve të RMV-së mos t'i bëjnë këto kërkesa të veçante ekzekutive?!
Nëse SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe pajtohen me asociacionet ekzekutive të pakicës 5% serbe në Kosovë, pse mos të pajtohen dhe me asociacionet e shumicës 30% të shqiptarëve në RMV.
Shumë më të arsyeshme, më të logjikshme dhe më argumentuese para SHBA-së e BE-së do të ishin kërkesat e 700,000 shqiptarëve të RMV-së për kësi lloj asociacione ekzekutive në këtë republikë sesa pakicat njëqindëmijëshe serbe në Kosovë.