“Për inat të vjehrrës do fle me mullisin”

Opinione

“Për inat të vjehrrës do fle me mullisin”

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 14:09
Autori Kalosh Ҫeliku

Është thënie antologjike e popullit shqiptar për Ditën e Nesërme. Nusja tekanjoze, që kërkon burrë mejdani thotë: “Për inat të vjehrrës, do të fle me mullisin”. Krahasim i bukur mes Albin Kurtit dhe “sulmit” (grepit) politik të Richard Grenell.

E them, Sot publikisht: Historikisht, popullin shqiptar e kemi pasur mbi nivelin e politkanëve të partive politike. Që, nga koha e “Serbisë Madhe”, e më vonë edhe në sistemin komunist jugosllav, pas demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981) me tërbimin e Millosheviqit. Vërtetë, Kosova asaj kohe ishte Krahinë Autonome e Jugosllavisë, por jetonte si Republikë. E kishte policinë e vet shqiptare. Institucionet arsimore dhe kulturore. Serbët, pa e njohur gjuhën shqipe, nuk mund edhe të punësoheshin në Kosovë. Nuk e dije, a janë shqiptarë, apo serb. Problem, që pas dhjetë viteve të studimeve dhe pune në Prishtinë, kur u këtheva në Shkup, pata mosmarrëveshje me gjuhën shqipe. Jo, institucionet e shtetit të “përbashkët”, por as kamarierët, nuk e dinin gjuhën shqipe. Unë, kur e porositja kërkesën, ato i rrudhnin krahët. Tek tashti, e kuptoja se, nuk jam në Prishtinë, por në Shkup.

Provokimet politike gjatë pushtimit të Millosheviçit, policia shqiptare vullnetarisht i dorëzoi armë para lufte (1988)?! Provokime serbe, që nuk mungojnë edhe Sotekësajdite si shtet i pavarur, ndaj Republikës të Kosovës edhe në këto zgjedhje parlamentare (2025).

Popull, këmbekrye i arratisur pas Partive Politike Shqiptare. Edhe, nëse popullin shqiptar e kanë marrë më qafë, e kanë marrë politikanët teknefesë. “Burrat” e mejdanit (baballarët), që me vite kanë vrapuar pas posteve partiake, pasurisë personale, familjare dhe partiake.

i arratisur, dhe i dalldisur ende pas partive politike, dhe sistemit komunist jugosllav. Dje, i ka besuar sistemit komunist jugosllav, Sot: u beson deklaratave publike, thirrjeve të “miqëve” tyre në politikë. Prëmëkeq, deklaratës politike antishqiptare të Richard Grenell, “kundër” Alabin Kurtit?! Deklaratë, që Sotpërsot ka tjetër qëllim politik: është në shërbim të Albin Kurtit dhe Sërbisë, kundër Republikës të Kosovës. Grackë politike serbe, mu si ajo thënja e popullit e Nuses tekanjoze: “Përinatë të vjehrrës, do të flej me mullisin”.

Hë, për hë: në këtë fushatë parazgjedhore në Republikën e Kosovës, deklarata e Richard Grenell, është në shërbim të Sërbisë. Dhe, jo të shqiptarëve, Republikës të Kosovës. Sërbët, e kanë studjuar me vite e shekuj mentalitetin e popullit shqiptar. Dorën në zemër, gjatë këtyre shekujve, ato kanë bërë politikë asimilimi dhe pushtuese të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht, shqiptarët kanë bërë politikë me inate mes vete si popull. Jo, e rastësishme është edhe deklarata e Richard Grenell, duke e “sulmuar” Albin Kurtin si kryeministër?! Politikisht, i përkrahur në këto zgjedhje parlamentare në Republin e Kosovës. E, kam thënë moti kohë nëpër shkrimet e mia publicistike, dhe libra, se: burgu, nuk është Universitet, por vend përmisimi. Shumica, në burg i kanë lënë edhe eshtrat. Ndonjëri, ka dalë nga burgu i çmendur. E mes tyre edhe disa “patriotë”, spiunë me shpërblime. Mëkot, turreni t’i dalni zot Albin Kurtit. Albin Kurtit, i ka dalë zot Richard Grenell edhe në këto zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës.

Prandaj, mos, i besoni Richard Grenell, për deklaratën “kundër” Albin Kurtit, por popullit shqiptar, që me siguri gjatë këtyre shekujve në robëri ka mbledhur pak mendë në kokë, kundër provokimeve të politikës antishqiptare Serbe.

Popull, që nuk i beson më “mikut”, por armikut historik...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat