Gjashtë emocionet universale të Paul Ekman, janë klasifikime të njohura, por studiues të tjerë përfshijnë në emocione edhe ndjenjat e kushtëzuara shoqërore dhe kulturore!
Tone Normann Eide, aktualisht është duke punuar në librin Emocionet – Karakteristikat, Funksioni dhe Dobësitë.
Zonja e nderuar, trajton secilin nga dymbëdhjetë emocionet, të cilat mund të kenë shkallë të ndryshme intensiteti, por edhe forma të ndryshme shprehjeje! Këto forca të mbrendëshme janë të rëndësishme, sepse shtyjnë përpara veprimet e njerëzishme të njeriut, por edhe ato të pa njerëzishmet,( në rastin tonë) kur bëvet fjalë për politikanët tanë të lig që mundohen të kontrabandojnë nga jashtë ndihmën e dëmshme për shtetin për të ardhë në pushtet.
-Fatkeqësisht, edhe në këto zgjedhje, opozitës tonë i mungon ajo ndjenja e dashnisë për vendin, sepse në vend pranimit të gabimeve, në emër të njerëzisë dhe dashnisë për shtetin me programe edhe më të mira se qeveria aktuale për të mirën e vendit, armiqësisht qëndruan dhe qëndrojnë me gojën hapur ndaj qeverisë dhe kryeministrit me fyerjet më banale. Gjuajtën gurin pa e mshefë dorën, por janë kah ndihmohen edhe nga disa mediume të dyshimta të cilat po tregohen tepër besnike ndaj padronit!
Një gazetar serb, i njohur në një medium të Kosovës, para disa ditëve e tha troç në gjuhën shqipe edhe këtë; (parafrazoj) “po sikur ju shqiptarët mos të kishit probleme me serbët, besoj se do kishit hangër për së gjalli njëri tjetrin”!
Dashnia dhe respekti për lirinë dhe shtetin tonë e ka burimin aty ku duhet të ishte, në vuajtjet shekullore të këtij populli, por sjellja e politikanit tonë bajraktar ndaj kësaj ndjenje duket se është sikurse ajo bryma para diellit! Më konkretisht, politikën gjithëshqiptare përherë e ngulfatë naiviteti, urrejtja dhe lakmia personale apo më mirë me thënë, të gjitha ato emocionet negative për njëri tjetrin.
Mundohen të përbinë kundërshtarin në politikën e mbrendëshme, duke mos përzgjedhë mjete. Janë aq të neveritshëm sa që asnjëherë nuk ndihen fajtorë, ndihen krenar edhe kur gabojnë dhe përherë ëndërrojnë të jenë të pa prekshëm sikurse të ishin krye mbreti!
Krahas dashurisë dhe interesit për të mirën e vendin, që të afrohen si një familje, të bëhen kuriozë dhe më të hapur ndaj përvojave të reja, këtyre u mungon guximi të përballen me këtë emocion të shëndoshë që të bashkëpunojnë me hapat e domosdoshëm të qeverisë! Ky bashkëpunim do të ishte bazament kryesor dhe sinjal i mirë për ndërkombëtarët, se ne jemi me një zë, kur është në pyetje shteti ynë dhe ardhmëria e këtij vendi!
Frika nga vetëvetja të dobëson, frika nga armiku të bashkon edhe me familjen dhe të tjerët që të mbrohesh edhe më mirë.
Edhe në raport me ndërkombëtarët, zemërimi ynë i përbashkët ndaj sjelljeve barbare të Serbisë, kuptohet si këmbëngulje për të mbrojtë vetëveten, sepse jemi në të drejtën tonë, për t’i thënë jo edhe mikut kur haptazi cenohet rendi, ligji dhe kushtetuta e shtetit në emër të kusuritjeve globale! Edhe një mandat i kësaj qeverie, është terapia më mirë për opozitën që të kuptojnë njëherë e mirë se nuk fluturohet mbi krahët e Grenellit!