Deklaratat e Richard Grenell në prag të zgjedhjeve në Kosovë, janë të njëanshme dhe nuk prodhojnë paqe e stabilitet

Opinione

Deklaratat e Richard Grenell në prag të zgjedhjeve në Kosovë, janë të njëanshme dhe nuk prodhojnë paqe e stabilitet

Nga: Nijazi Halili Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 19:18
Nijazi Halili

Kryeministri Kurti, është produkt i dalur nga vota e popullit, ku ishte personi më i votuar në vend, prandaj të dilet në prag të zgjedhjeve i nderuari Grenell me deklarata të njëanshme kundër Kryeministrit Kurti është e papranueshme dhe imazh i keq për Republikën e Kosovës.

Albin Kurti nuk ka pikë prej qiellit, por është zëri i popullit, prandaj z.Grenell me deklarata të tilla dhe tendencioze e ka njollosur tërë popullin e Kosovës, pasi Kurti përfaqëson  shtetin e Kosovës. Albin Kurti në vazhdimësi e ka mbrojtur interesin e vendit dhe raportet e tij, me SHBA ishin dhe janë të shkelqyera.

Asnjë veprim nuk e ka marrë Kryeministri Kurti pa koordinim me SHBA.

Pse me një deklaratë të tillë në kohën e zgjedhjeve? Kujt i shërben kjo deklaratë në momentet më dramatike të vendit. Populli duhet lënë i lirë, të votojë pa presione politike, sepse në të kundërtën shkelen ligjet e demokracisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat