Kryeministri Albin Kurti, sipas meje në ketë rast do të thoshte lidhur me këtë deklaratë naive ani pse, jo naive por e qëllimkeqe me pasoja fatale.
Sikur mos të bëhej fjalë për Amerikën mike historike dhe shpëtimtare e shqiptarëve të Republikës së Dardanisë, si do ta quaje t’i, “Kosovo e Metohia” siç e quan miku dhe bosi yt Vuçiq, pasi merr pagë nga ai për lobim, pas këtyre deklaratave që nuk kanë të bëjnë asgjë me qëndrimin e popullit Amerikan, ligjvënësve në Kongres e Senat, për këso lloj deklarimesh me përzierjen direkte në zgjedhjet demokratike të brendshme, organet shtetërore do të duheshin të shpallnin person nongrata. Pas kësaj deklarate, kurrë me nuk do të jesh i mirëseardhur pasi janë sjellje me konotacione armiqësore që nuk përkojnë asgjë me Amerikën, popullin e saj demokratik e liridashës. Është gabim i yti fatal ndaj Republikë së Dardanisë ndërsa, për ty, ky do të jetë një veprim vdekjeprurës politik i cili do të përcjell në të ardhmen.
Nëse ndodhin trazira, për tentim shkëputjen e pjesës veriore, do të niset luftë mbrojtëse për atë pjesë të territorit qoftë edhe me thonj. Këtë, zoti Kurti ua ka bërë me dije edhe zyrtareve të lartë evropian, të cilët kur ia kanë komunikuar Vuçiqit ka qenë i shokuar, sepse nuk është i gatshëm të nis luftë në këto momente kur fati i tij fatal është seriozisht i rrezikuar përmes demonstratave gjithë popullore serbe kundër sjelljeve diktatoriale të Vuqiqit, duke përfshirë korrupsion gjendje të rëndë ekonomiko-sociale etj. Sipas asaj çka po paraqitet përmes mjeteve televizive e portaleve, e tërë Serbia është në demonstratë në përkrahje të studentëve me rastin e shembjes në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humben jetën 15 punëtorë. Ndërsa, arsyet janë me serioze politike, ekonomike e demokratike.
Zoti Grenell, ja disa nga miqtë e adhuruesit tuaj ndaj të cilëve keni respekt.
Situatë gati para shpërthimit është edhe në Shqipëri ku, krimi, korrupsioni narkobizneset, e kanë fjalën kryesore të dirigjuara nga kryeministri shqiptar.
Kësaj afere anti Kurti që njëherit nënkupton anti Dardani sepse, zotëri, populli shqiptar i kësaj treve edhe në kohen e ish Jugosllavisë -Serbisë, në angazhim për statusin e republikës, nuk e përfilli udhëheqjen e atëhershme ashtu sikurse nuk e përfillë as opozitën e sotme të shitur. Prandaj, atëhere, askush nuk mundi t’ua ndalte turrin rinisë studentore të cilës i paraprinte studenti “rebel” i atëhershëm Kryeministri i sotëm dhe i ardhshëm Albin Kurti që, sipas disponimit, besimit në angazhimet të tij në mbrojtje të interesave të Republikës dhe qytetarëve të sajë, fitorja do të jetë e pa shmangshme.
Zoti Grenel, çdo trazirë apo largqoftë vëllavrasje- luftë qytetare, adresa e fajtorit për këtë nxitje direkte, do të jetë mbi supet tuaja, sepse duke abuzuar me emrin e Amerikës, i vetëdijshëm se çka thotë për shqiptarët ky emër, fajin historik, juridik ndërkombëtar për përgjegjësinë, do bie mbi supet tuaja. Ani pse për shqiptarët, kjo nuk do të çojë peshë.
Në mënyrë cinike, tinëzare e të pandershme, po tenton të manipulosh me masën duke deklaruar se, ke miq shqiptar gjithandej në, Serbi, Shqipëri, Dardani e mërgatë.
Kush janë miqtë tuaj zotëri?: Janë njerëz të kompromitur e pavlerë në mesin e shqiptarëve, që njëherit janë edhe miq të Serbisë alias Vuçiqit. Duke filluar nga Edvin Kristaq Rama mercenar i Serbisë, ish Presidenti tani në Gjykatën e Hagës i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve, Hashim Thaçi, i cili po të mungon për t’i realizuar planet ogurzeza rreth ndarjes së Dardanisë, gazetarë të lidhur me krimin, korrupsionin dhe hajninë të disa televizioneve të regjistruara në serbi, prandaj ish udhëheqës shtetëror e qeveritar të cilët falën territore, të cilët pa pikë turpi gënjejnë, shajnë e manipulojnë të cilët, bashkëpunuan me udhëheqësit e grupeve terroriste serbe të dirigjuara, përegatitura në kazermat ushtarake serbe, të cilët në rrolin e ish kleptokratëve, termin që i përshkruan qeveritë me lider të korruptuar të cilët e kanë vjedhur popullin të cilin e kanë udhëhequr( sunduar).
Duke i analizuar miqtë t’u të afërt, profili i yt del me, moral shume të ulët njerëzor e human( rasti i rrëzimit së Qeverisë Kurti në kohë pandemie) i preokupuar me doza me të larta korruptive. Ata të opozitës të cilët t’u vërsulën këtyre ditëve për takime duke iu kërkuar ndihme për të ardhur
në pushtet pa marrë parasysh çmimin që do ta paguaj shteti i Dardanisë, janë në zavall për t’i mbuluar, krimet, tradhtitë ndaj atdheut, dhe falje territoresh, hajnisë megalomane dhe gatishmërisë për koncesione edhe me drastike ndaj Serbisë deri të heqja dorë qoftë edhe nga pjesa me vitale e ekzistenciale e Republikës së Dardanisë, sipas opozitës “dhuratë të Rankoviqit”, do t’ua dorëzoj Serbisë.
Ti, sigurisht edhe me pëlqimin e Trump-it, e infiltrove edhe familjen, djalin e tij i cili sikur babai bashkë me dhëndrin dhe ty personalisht, Vuçiqit i kërkuat falje për bombardimet e NATO-s të udhëhequra nga SHBA-t ndaj forcave ushtarake e paramilitare serbe për ta ndal një gjenocid ndaj popullatës shqiptare.
Dhëndrri i Trump, Jared Kushner, shkoj edhe me larg i cili, për të treguar respektin, aleancën me një shtet kriminel, shprehu gatishmërinë që të bëjë renovimin e varrezave të ushtarëve e civileve të vrarë.
Miqësia e jote ndaj Serbisë dhe Rusisë, në opinionin shqiptar nuk janë kurrfarë fshehtësie.
Edhe Edvin Kristaq Rama vëlla siamez i Vuçiqit mik i Putinit, e mori për sipër që “për qëllim të zhvillimit të turizmit në Shqipëri”, zotit Kushner ia mundësoj pjesët me të vlefshme të bregdetit të Shqipërisë qoftë edhe ato strategjike të ish objekteve ushtarake e të sigurisë si dhe, tentoj t’i marrë në shfrytëzim edhe objektet e trashëgimisë Kulturore të mbrojtura nga UNESK-o.
Z. Grenell, populli shumicë shqiptar i Dardanisë( për ty Kosovo i Metohija), Kryeministrin Albin Kurti, nuk e përkrahet vetëm për një lloj simpatie të thjeshtë por, për arsye se, është në pyetje, atdheu i cili i mbron, fuqimisht, vendosmërisht me argumente, dije e guxim duke e lënë pa fjalë edhe Bashkësinë Ndërkombëtare edhe ty, së për tërësinë territoriale të shtetit, nuk lëshon pe sepse, sipas kushtetutës është përgjegjës para popullit i cili ia ka dhënë votën dhe besimin me udhëheq me vendin.
Ai, pra Kryeministri Kurti, është i pastër, politikisht, i pa korruptuar cili, për njohurinë tuaj, ai sot banon me qira që do të thotë, nuk ka vila në bregdet e vendet turistike, nuk e ka vjedhë shtetin e popullin të cilin e udhëheq dhe ai, fuqishëm qëndron në mbrojtje të interesave qytetare shtetërore, duke mos u tërhequr për asnjë pedal. I gatshëm që të dialogojë për paqe, marrëdhënie në mes të dy shteteve sovrane e të pavarura Dardani-Serbi por, assesi diktate dhe imponime nga një shtet kriminal i cili ushtroj gjenocid, të cilit, kurrë dhe asnjëherë nuk ia përmende zotëri Grenell. Si shtetas i këtij vendi mbi tri dekada e gjysmë i cili po aq gjatë jam angazhuar me lobim në instancat me të larta demokratike, Kongres e Senat, kurrë nuk do të ndalem të lobojë në interes të popullit me të vjetër në Ballkan të cilit përkas, qoftë edhe duke kërkuar përgjegjësi për veprimet tua rreth përzierjes flagrante në procesin e zgjedhjeve demokratike të vlerësuara si me demokratike në rajonin Ballkanit.
Unë, në ketë moshë, jam i gatshëm që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shkojë në çdo detyrë ku të me kërkohet pa hezitim, t’i përgjigjem me përgjegjësi obligim dhe respektin me të lartë.
Ju drejtohem bashkëkombëseve të mi në atdhe, sikur unë këtu në diasporë që, së pari të dalin në votime dhe së dyti, ta votojnë atë të cilin e vlerësojnë, në këtë rast është ai cili, definitivishtë e shtriu sovranitetin ne tërë territorin e futi nen kontroll respektivishtë e çlirojë edhe pjesën veriore që nuk përfundoi në vitin 1999, pengesë i marrëveshjeve të ish kliptokratëve të shantazhuar, inkriminuar e të korruptuar, por që gjatë mandatit të dytë, rezultoi me zhvillim ekonomik, investime të larta në ushtri, dhe organet tjera të sigurisë së shtetit e shumëçka tjetër në interes të qytetarëve.
NGA SHBA-t, Iu SYGJEROJ DHE IU LUS,TA VOTONI KRYEMINISTRIN ALBIN KURTI
Duke iu falënderuar përzemërsisht me respekt dhe mall të pashuar,
I juaji përjetësisht,
Hafiz Shala
New York
6 shkurt 2025
P.S. Autori është anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikanë, publicist deh autor i katër librave.