A është e mundur që presidenti i SHBA-ve, z. Trump, të mos i vë nën kontrollë mashqit e shtëpisë së vet, si edhe një Grenell të tillë, i cili po fut konflikt dhe përçarje në mes popullit të Kosovës.
Ky fakt, vetëvetiu, Grenelli e vë përsonalitetin e vet përpara një ekzigjence disiplinore, përpara një kërkese etiko-morale më vegjilente se sa që mund të kuptohet në kushte normale, prandaj, Grenel, vihet përpara një sprove të ndieshme dhe të dyshimtë para popullit të Kosovës.
Grenellin dhe zyrtarët e departamentit amerikan nuk mund ti përgjojmë dhe korigjojmë ne populli i Kosovës, dhe nuk e kemi detyrë, që ta bëjmë një punë të tillë, por ku qëndron dhe bazohet qëllimi i një Grenelli, i cili përmes mesazheve dhe deklaratave të tilla, që mos ti besohet dhe të mos votohet Albin Kurti, po fut përçarje në mes partive politike dhe në mes këtij populli.
Nuk do të ishte me rëndësi ndoshta përsonaliteti i Albin Kurtit, sipas Grenellit, por a, do të ishte me rëndësi rroli i kryeministrit të shtetit të Kosovës, si edhe fyerja që i bëhët këtij populli, nëse do të urdhërohet se kush do të udhëheq shtetin e këtij vendi.
Dhe z.Grenelli, si përfaqësues i kabinetit të presidentit Tramp, dhe atë të një shteti të fuqishëm të botës, i cili po i përjeton ditët e para të konsolidimit, po ballafaqohet me gjëra të jashtëzakonshme dhe të një natyre tjetër, thuaja të pa nevojshme me ashpërsinë e vet, e cila ka peshë për shtetin e Kosovës, dhe a do të ishte e mundur të dalin informacione dhe deklarata të tilla dhe të mos ketë njohuri edhe vetë presidenti Trump.
Kemi të bëjmë edhe me rrolin përçarës të presidentit Vuçiq, i cili po shihet hapur se po ndikon fuqishëm me dredhitë e tij serbo-ruse për ta nënshtruar qeverinë Kurti, dhe në anën tjetër qëndrojnë edhe subjektet e partive politike të vendit tonë, gjegjësisht opozita e tanishme me luftën e saj të ashpër për pushtet dhe të theksuar me urrejtje ndaj kryeministrit Kurti.
Kryesisht, do të ishin disa nga këto argumente, që do të argumentonin sjelljen e pa dinjitetshme të Grenellit, të nxitur nga këto rrethana dhe sikur me këtë ngarkim të këtyre rrethanave që i theksuam, a mund t’a paramendojmë, ose të kemi të pakten një vizion të qartë për kompleksitetin e brendshëm të këtij njeriu për veprimet e tilla?
Ose, me fjalë të tjera, nëse qenjën komplekse të Grenellit, do ta pranojmë si të tillë, si një vetëdije dhe sensibiltet të gatuar nga brumi i këtyre rrethanave, dhe nëse e trajtojmë këtë çështje brenda kontestit të këtij sfondi, a do të ishte në përputhje të plotë veprimi i tij me realitetin, i cili e ka një përgjigje të prerë nga opinioni dhe populli i këtij vendi, se nuk do të ishte e mundur, apo edhe nuk do të kishte nevojë kryeministri Kurti, të bëhët kundërshtar i shtetit amerikan, kur e di fare mirë se nuk fiton asgjë, dhe e kemi mikun më të fortë dhe më të mirë në botë.