Vota e sovranit, përcakton të ardhmen e Kosovës - janë vetëm këto dy opsione!

Opinione

Vota e sovranit, përcakton të ardhmen e Kosovës - janë vetëm këto dy opsione!

Skender Musliu Nga Skender Musliu Më 7 shkurt 2025 Në ora: 16:10
Kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK

Sot merr fund fushata zgjedhore, kurse partive opozitare po iu shtohen ethet, jo se cila do t’i fitojë zgjedhjet, por a thua të gjtha së bashku do t’i marrin votat e nevojshme, për t’a kthyer PLAN-in në pushtet. Prandaj, qëllimi i këtij shkrimi është, që t’ia përkujtoj elektoratit, vetëm disa, nga shumë fakte tjera, të cilat besoj dhe shpresoj se do t’ia lehtësojë përcaktimin se, kujt duhet me ia dhënë votën.

Që nga pasluft a, skena politike e Kosovës ishte e dominuar nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, NISMA (PLAN-i), dhe jo vetëm, të cilat me veprimet e tyre antikombëtare gjatë qeverisjeve suksesive, në mënyrë të pakthyeshme dëmtuan rëndë interesat kritike dhe vitale të Kosovës. Ndër këto, do të përmendi vetëm disa : marrëveshjen për Asociacionin ; faljen e mijërave hektarë tokë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi ; formimin e Gjykatës Speciale në Hagë ; lobimin për ndarjen e Kosovës, që ishte para nënshkrimit ….. Dhe me bindje të thellë mund të them se, sikur të kishte qenë në pushtet Albin Kurti, këto tradhëti nuk do të kishin ndodhur.

Po këto kasta politike : kanë shitur çertifika për veteranë të rrejshëm ; kanë shkatërruar kompanitë më profitabile të Kosovës; në emër të privatizimit i plaçkitën pasuritë e Kosovës ; vjedhje industriale qindra milionëshe në autostradën « Arbër Xhaferi » dhe ate të « Kombit » ; vjedhje masive të buxhetit të Kosovës ; e zhytën shtetin në korrupcion dhe krim të organizuar ; kapën komplet sistemin e drejtësisë ; bashkëpunuan dhe bënë biznis me strukturat kriminale serbe ; lejuan dinarin serb ; laboratoret e drogës ; kontrabandën ; targat dhe dokumentet e vjetra të Serbisë ; postat dhe bankat e Serbisë ; komunat paralele ; qeveritë formoheshin me Listën serbe ; Kosova humbi sovranitetin në Veriun e Kosovës……. Mund të them se, pas dy dekadave, fatmirësisht me ardhjen e Kurtit, të gjitha këto, nuk ekzistojnë më.

Në këtë kontekst, konsideroj se, derisa NATO dhe UÇK-ja çliruan Kosovën nga hegjemonizmi serb, Shtabi i Rognerit që vetidentifikohet me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës, që në vitin 1999 e ndau pjesën Veriore të Kosovës prej urës së Ibrit, falë kryeministrit Kurti, veriu i Kosovës u integruan në sistemin juridik duke ia rikthyer sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Nëse PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA i marrin votat e nevojshme, si zakonisht, këta prap do të bëjnë koalicion mes veti, duke përfshirë domosdoshmërit « partnerin e tyre strategjik » Listën serbe, dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se, Grenell është prap në administratën Trump, që ditëve të fundit po interferon në mënyrë arrogante në zgjedhjet e Kosovës duke ia mbajtur anën opozitës, atëherë çdo gjë është e qartë se e ardhmja e Kosovës është në rrezik.

Duke marrë parasysh momentumin historik, konsideroj se zgjedhjet e të dielës kanë një rëndësi të veçantë për Kosovën, mbase në periudhën e ardhshme pritet të intensifikohet proçesi i dialogut, me një seriozitet dhe qasje të re, presioni i faktorit ndërkombëtar për formimin e Asociacionit do të shtohet, pasiguria se me Trampin dhe Grenelin mund të kthehet në tavolinë ndarja e Kosovës, si dhe shumë sfida tjera, që këto proçese i bëjnë të rënda, komplekse dhe të komplikuara, andaj i vetmi person që ka vizion, guxim, vullnet, dije, kapacitete dhe i pashantazhuar për t’i rezistuar këtyre sfidave, pa alternativë, është kryeministri Kurti. Kurse kastat e inkriminuara të opozitës, të korruptuara dhe të shantazhuara nga shërbime dhe agjentura të huaja, nuk mund të përballen me këto sfida dhe presione, si zakonisht ata i nënshtrohen kërkesave të ndërkombëtarëve. Vlenë të theksoj se, përvoja diplomatike n’a ka mësuar, se opozita në kontaktet me zyrtarët e SHBA-ve dhe BE-se, dhe jo vetëm, kanë bërë propagandë kundër punës së kryeministrit Kurti duke pretenduarse Kurti nuk do t’a formojë kurrë Zajednicën dhe nuk do t’i normalizojë raportet me Serbinë, duke iu premtuar se, nëse këta vijnë në pushtet do t’i « kryejnë këto punë ». Merreni me mend se çfar matrapaza politik ka Kosova, në vend që t’a luftojnë Vuçiqin dhe politikat e tij destruktive, opozita punon kundër interesave të shtet të vet !

Prandaj elektorati nuk duhet të bie nën ndikimin e propagandës gebelsiane, me plot rrena, mashtrime dhe manipulime, që vijnë nga opozita dhe disa televizioneve me të ashtuquajtur gazetar dhe analista mercenar që paguhen nga grupe dhe qendra të ndryshme të interesit, brenda dhe jashta Kosovës, që për qëllim kanë kthimin e PLAN-it në pushtet.

Mendoj se kësaj rradhe, elektorati e ka më lehtë të përcaktohetse, kend duhet t’a votojë, sepse janë vetëm dy opsione: ose për Albin Kurtin dhe të ardhmen e Kosovës, ose për PLAN-in dhe rivendosjen e korrupcionit dhe krimit të organizuar dhe ndarjen e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat