Presidentit Donald Trump i duhet Albin Kurti!

Opinione

Presidentit Donald Trump i duhet Albin Kurti!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 7 shkurt 2025 Në ora: 18:20
Donald Trump dhe Albin Kurti

JO ndonjë A.Vuçiq shqipfolës, që thotë “YES” kapitullimit të Kosovës së pavarur dhe sovrane nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidsle. Ky është problemi më i ndërlikuar, që po pret për zgjidhje nga ana e Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump. Ndaj, fokusimi ynë Uashington-Prishtinë, duhet të jetë në këtë pikëvështrim, jo në “deklaratat paragjykuese’ qoftë të Grenellit, qoftë të Vuçiqit, qoftë të Edi Ramës, qoftë të kundërshtarëve të tjerë të kryeministrit Albin Kurti.

- Sepse është një nga liderët politikë shtetërorë më të zotë  në Ballkan, që e  kupton thellësish dhe objektivisht se çfarë rëndësie dhe efekti pozitiv ka lidhja e aleancës me Amerikën dhe me partnerët e saj europianoperëndimorë; çfarë rëndësie ekonomike, politike dhe diplomatike paqësore me faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB-ja, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duke dalluar efektin negativ të 5 vendeve të saj, siç janë Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia, të cilat nuke njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që ky qëndrim  negative, antidemokratik dhe antijuridik ndërkombëtar bie ndesh edhe  me vendimin e 22 vendeve të tjera të BE-së, që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. 

Prandaj, në këtë rast konkret, JO-ja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj 5 vendeve të thekuara të BE-së nuk do të thotë kurrfarë “antiamerikanizmi”, ose “aniteuropianizmi perëndimor”, por  vrtëm një të vërtetë, që mbështet plotësisht Amerikën dhe 22 shtete të BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008). Me këtë shembull konkret desha të them se,  secila “JO” e kryemiistrit Albin Kurti në  debatet e tij me faktorët dhe me partnerët ndërkombëtarë, nuk mund të kualifikohet si “antiamerikanizëm”, nëse ato kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe me respektimin e së drejtës së vetëvedsojes (së brendmshme dhe të jashtme) së Republikës së Kosovës në përputhje me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, mbrojtja e  sovranitetit territorial dhe shtetëror  të Kosovës, nuk mund të cilësohet  si “antiamerikanizëm” i kryeministrit Albin Kurti, por si patriotizëm dhe amerikanizëm pozitiv në kuptimin e mbrojtjes së interesave komplementare kosovare-amerikane në të gjitha fushat e bashkëpunimit aleator ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

 Si Grenelli, ashtu edhe Trupmi, duhet ta dinë se ANTIAMERIKANË janë të gjithë ata, që e kanë shpifur kryeministrin shqiptar Albin Kurti, i cili ipso fakto është  Henri Kisinxheri  i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).-Me një fjalë, të gjithë oponentët   e Albin Kurtit, që po e gënjenë Richard Grenellin e të tjerë, se gjoja Albin KUrti “është antiamerikanë”,  në paqe (25 vjet) janë dëshmuar si amriq të Amerikës dhe të Kosovës, sepse gjatë sundimit të tyre në pushtet kanë plaçkitur , e kanë lënë të varfër dhe të pazhvilluar Kosovën, si rrjedhojë e politikës së tyre korrupcioniiste , trafikante, nepotiste dhe oligarkiste etj.

Ndaj, Richrad Grenelli nuk ka arsye, pse t’iu besojë atyre të ashtuquajturve liderë politikë qoftë në Kosovë dhe në Shqipëri, se kinse Kryeministri Albin Kurti, duhet të largohet nga pozita e tij, pse sipas  gënjeshtrave dhe propagandës së tyre për t’u kthyer në pushtet, -Albini “na qenka-antiamerikan” !!!???

Albini është fati i Kosovës demokratike dhe paqësore dhe, miku më i madh shqiptar i Amerikës !

Prandaj,  në interesin afatgjatë të thellimit të bashkëpunimit   miqësor, politik, ekonomik, ushtarak tregtar etj., nevojitet, që diplomati Richard Grenell të përmbahet nga “deklaratat paragjykuese”  dhe tejet antidiplomatike, duke e paragjykuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin si “antiamerikan”  sipas diplomacisë ballkanike antishqiptare !

Vështruar në retrosepktivën historike dhe tradicionale, Amerika demokratike mbështet ata liderë politikë të zgjedhur me shumicën e votave të lira legjitime, legale dhe demokratike të zgjedhësve, përkatësisht të popullit, Jo ata “trabantë të pokerit” dhe të “ruletit sovjetik, të cilët qe 30 vjet, Kosovën Veriore  ia kanë bërë “teslim” Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, përkatësisht strukturave të saj paralele shtetërore, të “ngulitura” në sistemin shtetëror të Kosovës sovrane dhe të pavarur, jo më pak se 28 sosh, të cilat para disa ditësh, Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti i mbylli, duke u vënë jashtë ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008).

-Eh, pikërisht ky kryeministër i Qeverisë së Kosovës, që mbron interesat vitale dhe komplementare kombëtare dhe shtetërore amerikane-kosovare, Albin Kurti i nevojitet si krah shumë i fortë Doktrinës së Re të Rendit Ndërkombëtar të Presidentit Realst, Pragmatik, patriot, demorkat, vizionar dhe paqësor, Donald Trump.

Derisa populli me plebishit e voton Albin Kurtin, Richard Grenell nuk ka arsye, pse ta vërë nën asnjë hipotekë, dhe, për më tepër të dyshojë se “Ai është antiamerikan”, ashu siç po e kritikojnë disa profiterë të luftës dhe të paqes (1990-2025).

- Albini nuk është “antiamerikan” , por aseti më kredibil demokratik, i ditur, largpamës, progresiv dhe paqësor i administratës së sotme të Presidentit Donald Trump !

Këtë të vërtetë e them me përgjegjësinë më të lartë, mbase  në hollësi kam njohuri për Platofrmën e tij kombëtare, shtetërore dhe ndërkombëtare, kur është fjala për mbrojtjen e ligjshme, demokratike dhe paqësore të Kosovës së pavarur dhe sovrane, duke falënderuar katërcipërisht angazhimit politik, diplomatik, ushtarak, ekonomik, tregrtar, kulturor, shkencor etj. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1999-2025).

-As unë e as Albin Kurti nuk kemi tjetër alternativë politike për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës.-Amerika është shpëtimtarja jonë nga gjenocidi shumëshekullor serb (1876-1999). Ndaj, Amerika është Zoti ynë i Dytë!  Kjo është e vërteta! –Jo çka ka deklaruar Richard Grenell për Albin Kurtin, sepse ajo deklaratë nuk është e saktë, por fatkeqësisht një “dyshim”  krejtësisht i panevojshëm dhe antidiplomatik, i shkaktuar jo nga Grenelli, por nga “suflerët” –oponentë politikë të opozitës së Albin Kurtit. Ndaj, kjo “tezë” e Grenellit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është e paqëndrueshme, e njëanshme, subjektive dhe utopike.

 

 Sugjerimi im: Presidenti i lartnderuar Donald Trump, ta pranojë Albin Kurtin në “Shtpënë e Bardhë”, është me interes jetik për Uashingtonin dhe Prishtinën zyrtare. Sa më parë, aq më mirë për stabilizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin e mëtjemë të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Sepse Presidenti Trump nuk meriton ndonjë kryeministër të Kosovës, që deri tani (qe 25 vjet) është dëshmuar për vepra penale korruptive, për shkeljen e Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera në fuqi (17  shkurt 2008-shkurt 2025).

Sa më sipër, Presidentit amerikan Donald Trump i nevojiten kryeministra, ministra dhe ambasadorë nga Kosova, që me sjelljhet dhe me veprat e tyre konkrete kanë dëshmuar se janë aleatë dhe miq të palëkundshëm të Amerikës.

Fundja, Amerika ka nevojë për kryeministra të aftë si Albin Kurti, që i thonë Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, “NO PASARAN”  në Kosovën e pavarur dhe sovrane, sepse këtu në tokënn dhe në shtëpinë stërgjyshore jemi ne-shqiptarët pellazgo-ilirë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe të Adem Jasharit, heroit mbarëkombëtar shqiptar.

Së më lart, gjithashtu, duhet nënvizuar se, as Albin Kurti e as Richard Grenelli nuk janë e keqja e marrëdhënieve miqësore dhe diplomatike  të Amerikës dhe të Kosovës, por Serbia kolonialiste e presidentit Alekasandër Vuçiq dhe e mikut të tij tradicional, Vladimir  Putin, si dhe e disa “bishtave” të tyre rusofilë dhe serbofilë shqipfolës në Ballkan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat