Deklaratat kundër Kurtit dalin nga goja e Grenellit, por janë të huazuara nga Haradinaj dhe Vuçiqi

Opinione

Deklaratat kundër Kurtit dalin nga goja e Grenellit, por janë të huazuara nga Haradinaj dhe Vuçiqi

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 7 shkurt 2025 Në ora: 19:00
Richard Grenell

Deklarata e përfaqësuesit amerikan, Grenellit, kundër Kurtit rrjedh nga brendia e tij, s'është zyrtare, nuk vjen nga presidenti i SHBA-ve, Trumpi, është individuale, private e urrejtëse ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili gjatë dialogut me Serbinë kryeministri i Kosovës kundërshtonte ashpër përfaqësuesin amerikan, Grenellin, i cili për çudi, më shumë luante rolin e zëdhenësit të presidentit të Serbisë, Alaksandar Vuçiqit, e kurrsesi nuk vepronte sipas diplomacisë amerikane të cilët përkundër Serbisë  krijuan shtetin e Kosovës.

Nuk ka dilema se kjo deklaratë e Grenellit është e blerë, është deklaratë e tregëtisë dhe bizneseve politike të partive opozitare kundër Kurtit, themi kështu për shkak se deklarata e Grenellit doli pas takimit të tij me kryetarin e partisë opozitare të AAK, Ramush Haradinajt.

Thëniet e Grenellit afërsisht janë thëniet e Haradinaj që shpesh nëpër media e gjatë fushatës zgjedhore përdor fjalët e Grenellit se "Kurti është rrencë"

Është e qartë s'e deklarata kundër Kurtit del nga goja e Grenellit, por origjinale është deklaratë e Haradinajt, votuesit e Kosovës i dinë foret e Haradinajt dhe Grenellit, për fatin e keq të Grenellit dhe Haradinajt shumica e qytetarëve të Kosivës do votojnë për LVV-n e Albin Kurtit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat