Vlerësimet mbi kërcënimet, të cilat sapo u prezantuan janë lajm befasues. Për shembull, a e dini se nuk duhet të flisni për gjëra të ndjeshme në veturë/makinë?
Kjo temë e nxehtë tregon se sa larg ka arritur kontrolli dhe mbikëqyrja elektronike e cila mund të përdoret nga fuqitë armiqësore?
Autoritetet e Sigurisë Kombëtare Norvegjeze theksojnë ndër të tjera se:“Bisedat me përmbajtje delikate nuk duhet të zhvillohen pranë pajisjeve me kamera dhe sensorë ose në automjetet moderne”.
Për të ilustruar problemin, NSM ritregohen histori nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Pasi që trupat ruse arritën të vidhnin makineri moderne bujqësore nga marka John Deere nga një tregtar lokal në Melitopol, Ukrainë, disa nga pajisjet, duke përfshirë edhe autokombajnat,të cilat u transportuan në Çeçeni, më shumë se 700 milje larg.
Më pastaj, prodhuesi amerikan përdori telekomandën për të fikur makinat, duke e bërë të pamundur ndezjen e tyre.
"Kontrolli në distancë i automjeteve moderne që lëvizin në rrugët norvegjeze mund të mbyllë një pjesë të madhe të rrjetit të trafikut duke ndaluar automjetet ose duke i kontrolluar ato në mënyra të tjera." Kjo metodë, siguron parasëgjithash një mjet pushteti në konflikte”, shkruan NSM me gjakftohtësi.
"Rreshti i vdekjes" në anijet detare norvegjeze!
Një nga vendet që po cilësohet si armiku ynë më serioz është Kina. Prandaj, është plotësisht e mundur, që në një situatë konflikti, Kina të mbyllë të gjitha makinat kineze nëpër rrugët norvegjeze.
Kjo mund të zbatohet edhe për Teslën amerikane, sepse një pjesë e madhe e Teslës në rrugët norvegjeze prodhohet më saktësisht në fabrikën e Tesla-s në Shangai.
Ne nuk kemi garanci për atë që kinezët mund të kenë vënë në to. Ndoshta nuk është aq qetësuese të mendojsh se çfarë mund të bëjë Elon Musk.
Raportohet edhe nga një burim informate se, kur Tesla u prezantua për herë të parë në Kinë, ishte e ndaluar të drejtohej kjo makinë amerikane në zona të caktuara ushtarake afër Pekinit.
Mjafton të kujtojmë zhurmën, rreth shitjes së Bergen Engines në vitin 2021. Kjo kompani norvegjeze furnizon me motorë dhe mirëmban disa anije në Marinën e shtetit…), për pak sa nuk iu shit Rusisë.
Vetëm pas shumë kohësh “shitja naive” u ndal nga qeveria, pas paralajmërimeve të vazhdueshme nga organet e sigurisë. Më pas doli se blerësi – Grupi rus TMH – ishte në pronësi të oligarkëve me lidhje të ngushta me Putinin.
Nëse shitja do të kishte përfunduar me sukses, pjesë të mëdha të marinës norvegjeze, sot mund të pajiseshin me një "buton të të vdekurit" të fshehur dhe të kontrolluar nga Moska.Në të njëjtën mënyrë që mijëra makina elektrike mund të ndalojnë papritur dhe të krijojnë kaos në rrugët norvegjeze të kontrolluara nga Pekini. Atëherë duhet të kemi parasysh se diktatori i Kinës Xi Jinping ka zgjeruar në vitet e fundit Ushtrinë Çlirimtare Popullore me një forcë mbështetëse informacioni, një forcë kibernetike dhe një forcë hapësinore. Shërbimi i inteligjencës shkruan në raportin e tij se forca kibernetike kineze tani "po zhvillon mëtej aftësinë për të sabotuar në mënyrë dixhitale infrastrukturën kritike perëndimore" dhe se ata tashmë kanë në shënjestër të operojnë kundër infrastrukturës amerikane….Përktheu; H.R