Donald Trump para sfidave globale

Opinione

Donald Trump para sfidave globale

Nga: Rexhep Torte Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 09:23
Rexhep Torte

Sot më 8 shkurt 2025 mediat raportuan se Donald Trump po planifikon ta emërojë ambasador të SHBA-ve në Serbi serbin Bob Bllagojeviq ish guvernator në Illinois babai i të cilit është nga Serbia.Bob Bllagojeiq është ish anëtar demokrat i Kongresit,i cili ka qenë i dënuar me 14 vite burg për korrupsion,por ka vuajtur vetëm 8 vite burg pasi Donald Trump e fali në vitin 2020.

Bob Bllagojeviq ishte bashkëkyetar i Grupit pro Donald Trumpit në zgjedhjet e vitit 2024 dhe aktualisht është mbështetës i fortë politik i Donald Trumpit.Shpresojmë që kjo të mos ndodh duke mos u aprovuar në Senati,sepse kjo do të ishte një turp,mëkat dhe padrejtësi e madhe ndaj Kosovës që është partnere besnike ndaj SHBA-ve dhe viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99.

Bota ka dhjetë miliardë njerëz të cilët janë në mbikëqyren e Zotit Krijues dhe histotia e njerëzimit dëshmon që secili që ka dashur ta okupojë dhe të bëhet zot i botës e ka përmbysur veten.

Donald Trump dhe tërë presidentët e mbretërit e tërë shteteve të botës para Zotit Krijues nuk peshojnë as sa një fije floku dhe as sa një pikë uji në oqean.

Në mandatin e kaluar Donald Trump ambasadën e SHBA-ve në Izrael me kryeneçësi e vendosi në Jerusalem në vend që ta vendosën në Tel Aviv ku është pjesa dërmuese e ambasadave të huaja.Kjo shkaktoi reagim të botës myslimane,kur dihet mirëfilli se Jerusalemi është bure baroti në Lindjen e Mesme,sepse kur Jerusalmi është i qetë edhe rajoni është i qetë e kur Jerusalemi ëshë i trazuar edhe Lindja e Mesme është e trazuar.

Donald Trumo para se të veprojë duhet ta kujtoje Zotin Krijues sepse publikisht ka deklaruar se beson në Zotin Krijues.

Në zgjedhjet e vitit 2024 Donald Trump pas marrjes së lajmit se është fitues i zgjedhjeve,fillimisht e falenderoi Zotin Krijuues që ia mundësoi të rizgjidhet si president i SHBA-ve.

Donald Trump më 6 shkurt 2025 në Mëngjesin e Lutjeve që u mbajt në Kapitol deklaroi se marrëdhënia e tij me fenë ka “ndryshuar” pas dy tentativash të dështuara për ta vrarë vitin e kaluar,ku bëri thirrje që amerikanët Të kthejnë Zotin në jetën e tyre “,duke shtuar se “Besoj vërtet se nuk mund të jesh i lumtur pa fenë,pa besimin dhe se “Ndihem më i fortë.Besoj në Zot,por e ndjej më fort këtë gjë.Diçka ndodhi”,tha ai.

Bota demokratike është tepër e zhgënjyer pas informacioneve për dekretet e Donald Trump për deportimin nga SHBA të emigrantëve pa dokumente të nevojshme,që sipas një logjike të shëndoshë duhet të deportohen vetëm emigrantët kriminelë dhe ata emigrantë që janë problematikë,por jo edhe ata që kanë shkuar në SHBA për të punuar e jetuar me nder dhe me djersën e tyre që konsiderohet si shteti më demokratik në botë.

Synimet e Presidentit Donald Trump për aneksimin e Kanadasë,të Kanalit të Panamasë,të Gjirit të Meksikës dhe për blerjen e Grenlandës,për botën demokratikë janë të papranueshme.

E papranueshme është edhe firmosja nga Donald Trump e urdhërit pë t’i vendosur sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale-ICC,për shkak të veprimeve kundër SHBA-ve dhe vendeve aleate si Izraeli,lidhur me urdhër-arrestin për Kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe ish ministrin e mbrojtjes për fushatën ushtarake të Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë.

Në Gjykatën Ndërkombëtare Penale-ICC marrin pjesë 125 vende anëtare dhe ajo është gjykatë e përhershme që mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte,krime kundër njerëzimit,gjenocid dhe krim agresioni kundër territorit të shteteve anëtare,ose nga shtetasit e tyre.

Edhe më e papranushme për botën demokratike është deklarata e Presidentit Donald Trump për shpërnguljen e më shumë se 2 milionë palestinezëve nga Gaza e shkatërruar gjoja për ta rindërtuar Gazën,pas së cilës fshihen qëllimet e Izraelit për ta aneksuar edhe Gazën.

Çdo mendje e shëndoshë e kupton se shpërngulja e palestinezëve nga Gaza përbën spastrim etnik dhe e pamundëson krijimin e një shteti palestinez që ka qenë edhe premtim i SHBA-ve dhe i Anglisë në vitin 1948 kur u krijua shteti hebre i Izraelit,e që Izrali tashmë 77 vite po e pengon një gjë të tillë duke i vrarë,persekutuar dhe dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre dhe duke sjellur kolonë izraelitë nga e tërë bota.Si rezultat i kësaj ndodhi edhe aksioni ushtarak i Hamasit ku u vranë 1200 izraelitë dhe u kidnapuan 250 pengje izraelite.

Pas kësaj erdhi ofensiva e ashpër ushtarake 15 muajshe e Izraelit e ndihmuar kryesisht nga SHBA-të duke e shkatërruar tërrësisht Gazën dhe duke vrarë afër 70 mijë palestinezë e duke plagosur më shumë se 130 mijë palestinezë shumica gra e fëmijë duke bombarduar shkolla,kopshte të fëmijëve,spitale dhe vendtrehimeve palestineze me pretekstin se aty vepronin ushtarë të Hamasit.

Pas arritjes së armëpushimit më 15 janar 2025 më shumë se një e katërta e popullsisë palestineze është kthyer në pjesën veriore të Gazës duke mos e përfillur deklaratën e Donald Trumpit se SHBA pas zhvendosjes të palestinezëve në Jordani,Egjipt dhe në vende tjera të rajonit do ta marrin nën kontroll këtë enklavë palestineze.

”Presidenti Trump vetëm mund të ëndërojë se mund të na zhvendosën,apo të na dëbojë”,thotë palestinezja Samiha Zaher”.

Mbfeti Abdullah i Jordanisë është takuar me Presidentin Palestinez Mahmohud Abbas në Aman ndërsa zyrtarë të tjrërë palestinezë janë takuar me ministrin e jashtëm të Egjiptit në Kajro për të gjetur zgjidhje për krijimin e një shteti palestinez.

Të njejtin qëndrim e mbajti edhe Antonio Guterres-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,duke deklaruar se,”Është thelbësore të veprojmë në përputhje me themelin e ligjit ndërkombëtar.Është qenësore të shmangim çdo formë të spastrimit etnik

Arabia Saudite që konsiderohet busulla gjeopolitike e kulturore e botës arabe e bëri të qartë qëndrimin në përkrahje të një shteti palestinez duke e quajtur atë “Të qëndrueshëm,të palëkundur dhe të patundur”.Princi Saudit i Kurorës-Muhammed bin Salman aktualisht nuk sheh ndonjë përfitim të menjëhershëm për veten nëse i bashkohet planit të Presidentit Tump,i cili përndryshe është fyes dhe e tërë bota duket që ka dalë kundër tij”.

Kina dhe Rusia por edhe aleatët e SHBA-ve Gjermania,Franca dhe Britania janë kundër deklaratës së Donald Trumpit.Kryeministri i Britanisë Keir Starmer thotë se,“duhet lejuar kthimi i palestinezëve në shtëpitë e tyre .Duhet t’i lejojmë të ndërtojnë dhe ne duhet t’u qëndrojnë pranë gjatë ndërtimit dhe gjatë kërkmit të një zgjidhjeje përmes krijimit të dy shteteve”.

Ndërkohë në disa qytete amerikane u mblodhën për të protestuar kundër të veprimeve të Presidentit Trump duke përfshirë edhe qëndrimin e tij ndaj Gazës.Donald Trump duhet ta kuptojë seriozisht se ai është vetëm President i SHBA-ve dhe nuk mund ta konsiderojë veten president i botës,sepse bota është në dorën e Zotit Krijues ndaj të cilit Donald Trump deklaroi se,“Ndihem më i fortë,besoj në Zot”,dhe se para Zotit Donald Trump nuk peshon as sa edhe një pikë uji.

Presidenti Donald Trump duhet ta pranojë se Izraeli ka kryer spastrim etnik ndaj palestinezëve duke vrarë e plagosur më shumë gra e fëmijë dhe se ka obligim para Zotit Krijues,të jetë i realtë në veprime,ndryshe do të ndëshkohet sipas mëkateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat