Kot e ka Ali Ahmeti me tentimet e tij që popullit shqiptar në Kosovë t'i jep porosi se për kë duhet të votojnë ata në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi që këta atje nuk pranojnë porosi dhe sygjerime anësore e as të jashtme.
Qytetarët shqiptar të RKS-së më.9 shkurt me shumicë e paska njet me Vendos vet kujt ja jep votën në Zgjedhjet parlamentare. Mbrëmë në sheshin e Prishtinës shumë pastër dhe qartë u pa se kush e ka simpatinë më të madhe në zemrat dhe sytë e qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast të gjitha tentimet për ndikime anësore dhe nga jasht qofshin ato faktike apo verbale të kujtdo qoftë në adresë të votuesve atje kanë marrë fund.
Ali Diazepami e ka kot tentimin që tu shet mend shqiptarëve Kosovar se për kë duhet votuar në zgjedhjet e ditës së diel. Këtij dhe gjithë stafit të BDI-së nuk do tu mbetet gjë tjetër përpos që të dëshpërohen nga fitorja e madhe dhe e thellë e V.V-së në RKS, kjo kur të shpallen rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet e mbajtura atje. Ali Diazepami i yt dhe i BDI-së është shumë i dobët në përbërje që të ndikon mbi vetëdijen e lartë të popullit shumicë të Kosovës se kujt tia japin votën ata në ditën e zgjedhjeve.
Mbi ta ka ndikuar shumë më herët Albincilini i qeverisjes së mirë dhe në interes të qytetarëve kosovar pra fjalën e kamë për qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti. Këtu në RMV Diazepami i Aliut dhe i BDI-së ishte mjaft efikas dhe efektiv për ti mbajtur në gjumë dhe të trullosur qytetaret shqiptar më tepër se 20 vite. Populli i Kosovës o Ali Diazepami shumë herët ka ecur përpara me të gjitha gjërat e më së shumti me vetëdije. Këta kur ditën të bëjnë shtet dinë edhe se për kë duhet të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të ditës së diel. Ali Diazepami ke të fala nga Albincilini i Kosovës.