Njӫ proverb nga populli: “Mjerӫ ku ka ra Katundi!”. Po jetojmë nӫ njӫ Botë ku politika dhe diplomacia ӫshtӫ shndërruar nӫ mafi tӫ biznesit, ku mӫ nuk vlejnë normat morale, ligjore e as rendi botëror. Richard Grenell njӫ diplomat, apo biznesmen, apo zjarrfikës i krizave nӫpӫr botӫ, ka kohӫ qӫ merret me Kosovӫn dhe me mediat dhe portalet lokale duke dhënë deklarata tӫ njëpasnjëshme pӫr kinse ftohjen e raporteve ndӫrmjet Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs dhe Qeverise sӫ Kosovӫs.
Po theksojmӫ se sot bota (si thotë populli) i ka 700 mijӫ kriza dhe probleme tӫ ndryshme, por Grenellin mӫ shumӫ po e mundon (pengon) qӫndrimi dhe politika e Albin Kurtit dhe Qeveria e Kosovӫs. Nuk ka dyshim se esenca e kӫsaj gjendje qӫndron tek pazaret e mӫherӫshme pӫr kӫmbimin e territoreve mes Serbisӫ dhe Kosovӫs, projekt ky i cili u hartua (u gatua) nga Hashim Thaçi, Edi Rama, Vuqiqi dhe Grenelli. Kjo ӫshtӫ e vӫrteta pse Grenelli po e akuzon Qeverinӫ e Kosovӫs. Kӫsaj ofensive propagandistike po i ndihmojnë edhe lobistat tӫ sponzoruar nga qarqet politike tӫ gӫrshetuara me mafinӫ ekonomike, tӫ përkrahura nga grupet (palaço) tӫ ashtuquajtur analistӫ, opinionist, (gazetarqiq) tӫ cilӫt populli i ka braktisur qӫ moti, por ata nuk janӫ tӫ vetëdijshëm se autoritetin dhe vlerӫn e tyre nuk e pranon as grafikoni për matjen e cilӫsisӫ. Ky Grenelli sa ishte Ambasador nӫ Gjermani pati probleme edhe me Kanceralin zonjӫn Merkel, e besa ai futi pyka edhe nӫ Unionin e Bashkimit Evropian, pӫr qka u largua nga diplomacia Evropiane. Duke u pozicionuar nӫ anӫn e Serbisӫ karshi Kosovӫ pӫr formimin patjetӫr tӫ Asociacionit pӫr komunat Serbe si dhe kalkulimet tjera rreth kӫmbimit tӫ teritoreve nӫ dӫmӫ tӫ Kosovӫs. Grenelli u dekorua me mirӫnjohje publike nga Qeveria Serbe pӫrkatӫsisht nga Presidenti Aleksandӫr Vuqiqi. Intelektuali Serb dhe
Drejtori i Institutit pӫr tӫ Drejtat Humanitare tӫ njeriut Dushan Janiq para ca ditӫsh deklaroj se Grenelli paguhet nga Serbia nga 100 mijӫ dollarӫ pӫr muaj. Kjo ӫshtӫ e vӫrteta dhe vetӫm e vërteta, karshi kriptzerӫve tӫ veshur me politika ditore por tӫ lidhur ngushtӫ me agjendën kundӫr Institucioneve tӫ Shtetit. Kjo propagandӫ e pa skrupull nga brenda dhe jashtӫ Kosovӫs e ka vetӫm njӫ qӫllim: Si ta largojnë Kurtin nga pushteti? Pas kӫsaj qӫndron plani pӫr ti realizuar interesat e tyre nӫ dӫmӫ tӫ Kosovӫs duke cenuar tӫrӫsinӫ territoriale tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs.
Andaj deklaratat e Grenellit nӫ prag tӫ Zgjedhjeve Nacionale janӫ ndӫrhyrje e drejtpërdrejt ne vullnetin e qytetarӫve tӫ Kosovӫs dhe janӫ tӫ papranueshme pӫr zhvillimin e demokracisë. Republika e Kosovӫs u shpall e lirӫ dhe e pavarur nӫ kufijt ekzistues duke u pranuar dhe bekuar nga politika udhëheqëse e Presidentit Klinton, nga Presidenti Bush, nga Presidenti Obama si dhe nga Presidenti Biden, President kӫta tӫ cilӫt e udhӫheqӫn Amerikӫn decenie me radhӫ. Lajmi qӫ u plasua nga rrjeti i lobistӫve propagandues tӫ cilӫt janë tӫ njohur pӫr opinionin se kinse edhe djali i Presidentit Trump e bӫnӫ fajtore Qeverinӫ e Kosovӫs pӫr kinse ftofjen e raporteve ndërmjet Shtetit tӫ Kosovӫs dhe Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs. Paraqet nivelin e ulӫt dhe ӫshtӫ lajm shqetësues nӫse nӫ kabinetin e Presidentit Trump jane pjesӫ edhe anӫtarӫt e familjes apo kushdoqoftӫ tjetӫr qӫ flet nӫ emӫr tӫ Amerikӫs. Nese kjo është e vërtet vaj halli për rendin Botërorë dhe per njerëzimin ne përgjithësi.