Nesër është dita e fuqisë së qytetarëve!

Opinione

Nesër është dita e fuqisë së qytetarëve!

Nga: Armend Halimi Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 20:32
Armend Halimi

Përveç se nesër qytetarët kanë mundësinë të tregojnë fuqinë e tyre në orientimin e vendit, ata reflektojnë edhe kulturën!

Arma që populli do ta ketë nesër në dorë, nuk krahasohet me asnjë lloj arme tjetër, përveç se si fuqi dhe si motiv. Arma e popullit nuk është mjet si llojet e tjera të armëve që sjellin dëm, por është metodë, është veprim, është ide, por ajo që e bën më të fortë është fuqia e saj! Është vota. Pra, nesër secili prej nesh ka mundësinë të tregojë këtë forcë, përkundër faktit që ndonjëherë mund të ndihemi të pafuqishëm.

Por, kjo armë s’ka dhe s’duhet të ketë qëllim vrasje, por shpëtimi!

Vota është ndër trashëgimitë më të mëdha që ka përcjellë njerëzimi. Ajo daton nga grekët e lashtë (shekulli i 5-të para erës sonë), dhe nëse nuk dijmë të shpikim diçka më të mirë, duhet ta kemi amanet t'ua përcjellim të tjerëve pas nesh!

E kush mendon se forcën për ndryshim e tregon përmes fyërjeve dhe dhunës, nuk ka trashëguar gjë dhe nuk ka çfarë të trashëgojë tek të tjerët!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat