Zgjedhjet në veri të Kosovës, të vetmet indikacione janë tentimet e mbetjeve të kriminelëve serb

Opinione

Zgjedhjet në veri të Kosovës, të vetmet indikacione janë tentimet e mbetjeve të kriminelëve serb

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 8 shkurt 2025 Në ora: 22:16
Ilustrim

Puna e policisë së Kosovës, prej se ajo, ka marrë gjendjen në veri nën kontroll, inskenimet e incidenteve dhe provokimet e strukturave ilegale serbe të cilat e mbanin gjendjen të tensionuar, janë shuar, dhe Policia e shtetit tonë, prej ardhjes së Qeverisë Kurti II, është duke e mbajtur në vijimësi situatën nën kontroll, ka kontribuar pareshtur dhe mënyrë të shkëlqyeshme për ruajtjen e rendit e të sigurisë, me reagime të shpejta e veprime në mënyrë shumë profesionale duke mënjanuar me sukses situatat emergjente, e cila fal udhëheqësit të saj të shkëlqyer, z. Veton Elshani ka garantuar në mënyrë perfekte rendin e qetësinë publike, sigurinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët pa dallim.

Prandaj situata e sigurisë edhe në ditën e zgjedhjeve, do të jetë e qetë, si çdo ditë tjetër, qetësi që tash e disa vite vazhdon të jetë konstante dhe e pandryshuar, madje si në çdo pjesë tjetër të Kosovës, edhe në veri, pas 25 vitesh anarkie, do të krenohemi me një ditë festive, të zgjedhjeve vërtet të lira e demokratike, pa presion e diktate të strukturave ilegale serbe, edhe për votuesit dhe qytetarët e kësaj pjese, njëjtë si për qytetarët në gjithë territorin e Kosovës.

Të vetmet indikacione janë tentimet e mbetjeve të kriminelëve serb, për të detyruar njerëzit me forcë, të votojnë për dorën e zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturën "listë serbe" e cila nuk është asgjë më pak se degë politike e organizatës së ndaluar terroriste e të ashtuquajtur "brigada e veriut", e cila në fakt, pas involvimit të nënkryetarit dhe pjesëtarëve tjerë të saj në aktet terroriste, veçanërisht në agresionin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, me çrast u vra polici tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku, për shkaqe sigurie, do duhej ndaluar veprimtarinë e saj në Kosovë!

Përndryshe koha e incidenteve në Mitrovicë dhe pjesën veriore të Kosovës, pas ndalimit të dy organizatave terroriste, të ashtuquajturës "brigada e veriut" dhe organizatës tjetër terroriste të ashtuquajtur "mbrojtja civile" si dhe dëbimit të kriminelëve dhe kryeterroristit serb Millan Radojçiq në Serbi, ka kaluar.

Ato ishin që në vijimësi organizonin sulme dhe shkaktonin probleme, bllokonin rrugë e ura, si dhe sulmonin shqiptarët dhe serbët e pabindur, kështu që, nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti, tash e sa vite nuk ka më hedhje bombash, djegie lokalesh, shkatërrim të materialeve të votimit, as sulme ndaj komisionarëve dhe shtabeve zgjedhore.

E kjo është garancia më e mirë, që këto do të jenë zgjedhjet e para, vërtet të lira, që nga çlirimi i Kosovës, të cilat do të mbahen të qeta dhe pa presione, e ngritjen e tensioneve nga kriminelët serb dhe grupet terroriste të Millan Radojçiqit.  

Andaj të gjithë ne, e kemi obligim të patejkalueshëm moral dhe njerëzor, që tu falënderohemi deri në përulje dhe urojmë nga zemra, sukses në çdo drejtim, në mënyrën më të sinqertë Policisë dhe Organeve të Sigurisë së shtetit të Kosovës, të cilat me punën e tyre të palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm, na kanë sjellë mundësinë, që pas 25 vitesh anarkie, të vije dita, kur ne mund të shohim edhe në veri, vërtetë zgjedhje të lira e të qeta!

Zgjedhje të cilat janë thelbësore dhe me shumë rëndësi për të ardhmen dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe krejt këto ti përjetojmë në gjendje krejtësisht normale e pa kurrfarë tensionesh, pra një ndryshim fenomenal mbi 360 shkallësh, gjë që, fol realisht, vetëm deri para 4-vitesh, në veri të Kosovës, as nuk ka mundur të paramendohej.

Ndryshim fantastik, pas të cilit, ndoshta nuk mund të përjashtohet ndonjë incident i izoluar nga mbetjet e grupeve terroriste dhe kriminale serbe, si ai që një kriminel serb, kishte tentuar, një ditë para hapjes së kutive të votimit, ta detyronte me forcë një qytetar rom, të votojë për dorën e zgjatur të Serbisë në vendin tonë, të ashtuquajturën "listë serbe", por në asnjë mënyrë nuk ka mundësi të ketë as të ndodhin incidente, si në kohët e mëparshme gjatë zgjedhjeve, që mund të ndikonin në situatën aktuale në Mitrovicë dhe veri të Kosovës!

Përgjithësisht jam shumë i bindur dhe besoj fort se duke ju falënderuar syqeltësisë dhe vigjilencës së lartë të Policisë dhe organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, me angazhimin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, sidomos në ditën e mbajtjes së votimeve, edhe në Mitrovicë dhe gjithë pjesën veriore të Republikës së Kosovës, çdo gjë do të kalojë mirë e qetë, pa tensione dhe pa kurrfarë problemesh dhe në mbyllje të kutive të votimit, do të kemi atmosferë plotësisht festive, të cilës do ti gëzohemi e bashkohemi dhe të festojmë të gjithë bashkë, edhe për një arritje të madhe të Kosovës, për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmes më të ndritshme të shtetit tonë të lirë, demokratik dhe të pavarur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat