Në lojrat e “fatit” të bixhozit, lojë e preferuar e opozitës, bixhozgjinjtë paralajmërojnë dhe deponojnë shuma të mëdha parash, sepse i kanë të fituara nga lojrat paraprake pa mund, prandaj edhe janë dorëlirë. Hedhin shuma të mëdha duke menduar se më lehtë do të fitojnë, por, pasi është para e vjedhur-haram, përjetojnë shok dhe ashtu të frustuar nga humbja, kalojnë në skizofreni.
Sot, fati i Dardanisë është në duart tuaja, në vetëdijen e thellë tuaj, në moralin atdhetar e patriotik tuaj, në rikujtimin tuaj të sinqertë të të kaluarës së hidhur dhe të dhimbshme të shkaktuar nga armiku ynë, Serbia, nga mercenarët dhe bashkëpunëtorët shqipfolës të cilët kanë pasur bashkëpunim të ngushtë politik e biznesor. Dhe ajo më tragjikja, e cila mund të na përsëritet nesër nëse e votojmë opozitën e bashkuar kundër shtetit, i cili në momentet më të mira të konsolidimit të shtetësisë me sovranitet për herë të parë, mund të na ndodhi kthimi prapa në gjendjen kur Serbia diktonte dhe vendoste për fatin e qytetarëve shqiptarë në tërë territorin.
Me tërë sinqeritetin dhe seriozitetin ua bëj me dije se, Republika e Dardanisë është në rrezik, fatkeqësisht nga shqipfolësit e opozitës, nga kryemercenari në postin e Kryeministrit shqiptar, i cili merret ngryk me shkaun e lufton vëllain, të cilët, në bashkëpunim e bashkëfinancim me qarqe të ndryshme dhe individë të cilët, nga “akontat e tij politike private” (jo financiare), flasin në emër të shtetit, siç është rasti me Richard Grenell të Administratës së Trump, jo më fuqinë siç ai paraqitet në publik kundër një Kryeministri tani, duke ndërhyrë në mënyrë direkte e hajdute në zgjedhjet e një shteti sovran dhe demokratik, i cili, përmes emisarëve shqipfolës, kanë përpiluar strategji kundër më të votuarit, të dashurit dhe të respektuarit nga populli.
Plaku dhe plaka, nga respekti dhe kthimi i shpresës dhe dinjitetit të tyre, e marrin ngryk, ia puthin dorën, qoftë edhe me lot në sy, e përqafojnë dhe sikur ai i moshuari i cili deklaroi se “pasi e pata rastin të marrë ngryk, edhe më vdekë, nuk më dhimbet jeta”. Këto nuk janë raste të montuara, por janë respekt dhe përkrahje nga zemra. Njerëz të pandershëm me të kaluar të dyshimtë të krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë nga xhepat e qytetarit, ata, të cilët falën territore, ata të cilët në momentin që do të vinin në pushtet, janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo lloj pushteti ekzekutiv i ndonjë ngrehine artificiale serbe në Republikën e Dardanisë, sepse nuk janë në gjendje t’i arsyetojnë dëmet që iu kanë sjellë shtetit në aspektin politik, shtetëror dhe ekonomik, ushtarak dhe të sigurisë, sepse, prioritet e kanë pasurimin, marrëdhënie të mira me fqinjët veriorë përmes koncesioneve, korrigjimin - ndarjen sipas marrëveshjeve të fshehta, ku rolin kryesor e kishte këshilltari i opozitës dhe i financieri nga Vuçiqi, Richard Grenell.
Nuk kam argumente, por bëhet fjalë për shuma të mëdha parash nga Serbia dhe opozita që, përmes mjeteve të ndryshme të informimit të financuara nga oligarkë brenda dhe jashtë, me një luftë hibride të pa parë, me informata të rrejshme e dezinformata të përpunuara, kanë krijuar një konfuzion ku, edhe lajmi i vërtetë, konsiderohet i pabesueshëm.
Serbia bashkë me opozitën, janë dakorduar që të formohet besimi të Lista Serbe për t’u bërë pjesë e koalicionit eventual, si më parë me opozitën, për t’ia pamundësuar VV-së formimin e Qeverisë së shpëtimit të atdheut.
Se, Serbia-Vuçiqi e ka humbur përkrahjen e shumicës së serbëve në Dardani, tregon angazhimi i fuqishëm që partitë tjera serbe në Dardani, të cilat e njohin republikën, janë të gatshëm për bashkëpunim, për të mos qenë pjesë e Parlamentit.
Se situata në veri dallon nga vitet e mëparshme, vërehet, siç deklaroi Kurti në tubime, se tani në veri, për dallim nga barikadat, sulmet terroriste, sulmet ndaj forcave të KFOR-it, civilëve dhe gazetarëve, tani në veri e keni vetëm një individ duke protestuar me një “filikaqë”.
Po iu drejtohem nga Amerika, ku qëndroj mbi tri dekada e gjysmë, ku përmes lobimit të udhëhequr nga Presidenti Joe DioGuardi, znj. Shetley Cloys DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv, po për aq kohë, për herë të parë çështjen shqiptare e kemi futur në agjendën e politikës amerikane, njëherazi e kemi bërë të pamundur që luftën e drejtë të UÇK-së në vijat e frontit ta përkrahim, ndihmojmë dhe afirmojmë si luftë të drejtë për liri kundër agresorit serb, një shteti fashist, qëllimet e të cilit ishin shfarosja e popullit shqiptar të Dardanisë përmes gjenocidit.
Atyre heronjëve dhe martirëve, të cilët gjenden në varrezat masive gjithëandej Dardanisë, çdo respekt dhe përkulje, por atyre që për pushtet e pasurim përmes vjedhjes së popullit të vet, të cilët po tentojnë ta fshehin, duke hequr dorë nga morali i lirisë, absolutisht, dhënia e votës ndaj tyre është akt injorimi i atyre që sot, me nder e krenari, pushojnë në varrezat mbi të cilat mbijnë lulet e lirisë.
Bashkëkombas të atdheut tim e tuajin të dashur, iu lutem që votën t’ia dedikoni atij që Republika e Dardanisë sot me mburrje krenohet për arritjet e saj, më së shumti në forcimin e shtetësisë.
Grenelli, Serbia dhe opozita, kanë agjendat e tyre të përbashkëta, të cilat janë kundër juve, shtetit dhe ardhmërisë suaj, të cilat nuk përputhen më me interesat tuaja dhe të gjeneratave që do të vijnë pas.
Votojeni Kryeministrin aktual dhe të ardhmen, Albin Kurtin.
Përfundimisht, mos u frikoni nga kërcënimet boshe, të papastra, malicioze e cinike nga kushdo vijnë ato, sepse ju keni derdhur gjak, prandaj ju dhe vetëm ju jeni të përgjegjshëm dhe të thirrur të vendosni për fatin tuaj. Është D-Day për ju (term ushtarak, por në paqe).