Duhet të ndryshojë Ligji zgjedhor për sovranin e votës së lirë në Kosovë

Opinione

Duhet të ndryshojë Ligji zgjedhor për sovranin e votës së lirë në Kosovë

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 21:12
Skënder Karaçica

Nuk duhet të hezitojmë për kohën kur po vijnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.Në këtë rrjedhë,ligji aktual për zgjedhjet po e ngatërron lëvizjen e votës së lirë të sovranit,ku,tërë votuesit dhe vota e tyre,shkojnë në arkën e partisë e jo për të votuarit.

Ka ardhur koha që të ndryshohet Ligji zgjedhor dhe,në të ardhmen të kemi (një individ-një votë)e jo sukurse deri tash vota e sovranit në një arkë nga qendrat e votimit,po adresohen në adresë të partisë politike.Në të ardhmen mos të kemi vetëm shtatë qendra kryesore të votimit,por ato të shtrihën në të gjitha komunat e pushtetit të vetëqeverijes lokale,me rregullën kushtetuese-ligjore:Një individ-Një votë!

Në përvojën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë,e kam parë nga afër se si në Çikago(shteti i Ilinoisit),votuesit amerikanë kanë votuar në një qendër të votimit për të dy partitë (PR-PD) në fund fare lehtë kanë dalur rezultatet në përqindje,ndonëse komisionet zgjedhore i kanë parë nga afër votën e lirë të sovranit për të dyja partitë tradicionale.

Kujtoj se juristët me kompetencë profesionale,do të duhej të afrojnë argumente nga ligjet kushtetuese(aktuale)se a duhet të ndryshojë Ligji për zgjedhjet parlamentare në Kosovë,kur do të kishim më lehtë të kemi votën e lirë të sovranit(Një individ-një votë), jo të shpërndara në arkën e partive politike,por vota e sovranit e drejpërdrejtë për të nominuarit për deputet të popullit.

(Kosovë,shkurt 2025)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat