Derisa SPAK e burgosi Veliajn, Kosova ndodhet ende nën ethet e zgjedhjeve

Opinione

Derisa SPAK e burgosi Veliajn, Kosova ndodhet ende nën ethet e zgjedhjeve

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 11 shkurt 2025 Në ora: 13:00
Erion Veliaj

Ngjarja po ngjet si të ishte një teori konspirative. Megjithatë ishte një lajm bombë. Mund të përshkruhet edhe si tërmet i Partisë Socialiste. Numri dy, pas Ramës i socialistëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, zëdhënësi, dora e djathtë, rrahagjoksi, besniku, avokati dhe sahanlëpirësi i Ramës, Erjon Veliaj u burgos nga SPAK - u.

Ai ishte i paprekshëm. Nuk kishte asgjë të përbashkët me ish bashkiakun e Kukësit, zotin Safet Gjicin, i cili në byronë e tij kryente hulumtime të seksologjisë shkencore, po ja se ç ndodhi. Astrologët ndoshta do të mund të jepnin përgjigjen e vetme. Po ashtu nuk jemi të sigurte se Nastradamus , e ka  parashikuar ngjarjen në kalendarin e tij.

Por derisa Rama ndodhej në Shkodër dhe shpërndante foto në rrjetet sociale, punë e tij e përditshme, takoi edhe krerët e partisë së tij, PS në këtë Bashki. Në fund të takimeve donte që të drekonin së bashku në qytetin historik të Shkodrës, kur dikush iu afrua te veshi.

Rama u ngrit nga kolltuku pa prit e kujtuar. Të gjithë e drejtuan shikimin nga ai. Unë po iku drejt Tironës, u tha të pranishmëve. Të gjithë ia lexuan fytyrën se paska ndodhur diçka.

Në kokat e disave filluan të zgjoheshin kujtimet e ish komunistëve, ku në raste të tilla njësoj reagonin, por pa e kuptuar kurrë se ç kishte ndodhur.

Disa e kujtuan kohën kur u komunikua se Mehmet Shehu kishte bërë vetëvrasje, po kjo ishte e kaluar.  Disa e kujtuan vdekjen e Enver Hoxhës, po edhe kjo ngjarje i takonte së kaluarës.

Dikush nga kjo rrëmujë, derisa lindin teori se çfarë paska ndodhur, e ndezi TV. SPAK, SPAK, SPAK, dëgjonin duke u përsëritur si këngë gjelash...., pastaj përsëritej Veliaj, Veliaj, Veliaj. Të gjithë e kuptuan se për kënd flitej dhe  e morën me mend se çfarë kishte ndodhur.

 E kujtuan Tiranën, bizneset, rrënimet te unaza kryesore, rrënimin e Teatrit Kombëtar, Protestat para Bashkësisë së Qytetit, dhënien e tenderëve, dhënien e leje ndërtimeve.... investimet, ndërtimet, premtimet..... pastrimet e pista etj.

Dreka do na mbetet në fyt, vazhdoi i pesti. Vera po na zë frymën. Askush nuk e din se çdo sjell e nesërmja. Ne mendonim se SPAK do ta hetonte vetëm Berishën, Metën dhe krahun e djathtë, po me ardhjen e Trumpit, si duket i kanë zgjeruar kompetencat. Askush nuk e din se çfarë çmimi do i kërkohet Ramës që ta shpëtoi vetën.

Bota po ndryshon. Bedri Hamza PD i dërgoi Albin Kurtit porosi: Ose formo koalicion me ne, ose ne opozita do ta formojmë qeverinë. Pse jo. Kjo mund të jetë kërkesë edhe e zotit Grenell. Marrëveshja me Serbinë nuk arrihet dot me Kurtin. Ky është bërë mburojë dhe nuk lëviz përpara.

Presidenti Trump kërkon zgjidhje. I duhet ta ndërpres luftën Ukrainë - Rusi, I duhet largimi i palestinezëve nga Gaza për rindërtimin e saj. I duhet Kanali i Panamasë. I duhet Grenlanda, Kanadaja etj. Problem në vete pastaj është Irani, Kina, Korea Veriore, EU, tarifat doganore etj. etj.

 Të gjitha këto probleme. Kush harxhon kohë me Ballkanin, apo me Ramën e Berishën. Të gjitha shpresat mbeten te zoti Grenell. Ky është i specializuar për çështje speciale. Pra vishuni mirë dhe pritni urdhrat. Ballkani perëndimor me Kurtin apo pa Kurtin. Marrëveshja duhet të bëhet, me Vuçiqin apo pa Vuçiqin. SPAK po ashtu do ta vazhdoi punën në Shqipëri. Sot ishte Veliaj. Nesër mund të jetë Rama. Shqipëria duhet bërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat