Gjatӫ historisë sӫ bujshme tӫ kombit Shqiptar populli gjithmonë e ka paguar fakturӫn e dëmeve qӫ i kanӫ shkaktuar politikanët e pa përgjegjshme dhe injorant.
Kjo u dëshmua edhe kӫsaj radhe ku popullata Shqiptare nӫ Kosovӫ dhe diasporë me urtӫsi, me kulturӫ dhe me vetëdije doli nӫ zgjedhje pa shkaktuar asnjӫ incident, asnjӫ afër, asnjӫ problem. Kjo kulturӫ pӫr lakmi dӫshmon se populli din tӫ gjykojӫ dhe tӫ vendos drejt nӫ interes tӫ forcimit tӫ Shtetit dhe nӫ interes tӫ kombit.
Mjerisht edhe kӫsaj radhe u spӫrfaq fanatizmi sӫmundje kjo qӫ nuk po i gjindet ilaq tek partitë politike dhe tek disa liderӫ partiak tӫ konsumuar vite me radhӫ. Kӫtij tensioni tӫ lartӫ i ndihmuan analistët e caktuar tӫ njohur tani mӫ pӫr opinionin tӫ cilӫt kanӫ gjetur punӫ dhe janӫ sistemuar nӫ disa televizione private e tӫ cilӫt po e helmojnë opinionin me shpifje dhe analiza tӫ dӫshtuara tӫ cilat kӫto ditӫ u doli mbi sipӫrfaqe dӫshmtimi i fallit.
Nӫse bӫjmӫ njӫ analizӫ mӫ tӫ thuktë, shihet se prognozat e kӫtyre t tӫ ashtuquajtur gazetar – analistӫ si dhe prognoza e liderëve tӫ partive dӫshtuan katӫrcipisht. Lidhja Demokratike e Kosvӫs dӫshtoi pӫr shkak tӫ akrobacioneve nӫ politikӫn kadrovike pӫrkatӫsisht nӫ ndryshimin e kahjes sӫ bӫrthamӫs tӫ filozofisë politikӫs qӫ e kishte zgjedhur ish Presidenti Ibrahim Rugova.
Nӫ kӫtӫ parti ende ka fraksione dhe grupet e interesit tӫ cilat e kanӫ dӫmtuar kӫtӫ subjekt dhe e kanӫ rrӫnuar imazhin qӫ e ndӫrtoj Rugova vite me radhӫ. Partia Demokratike ishte nӫ qeverisje qӫ nga paslufta e cila u konsumua dhe e humbi besimin tek pjesa dërrmuese e qytetarӫve pӫr shkak tӫ shumӫ gabimeve dhe aferave qӫ kishte gjatӫ rrugӫtimit tӫ saj. Votat qӫ i morri kjo parti tani nӫ kӫto zgjedhje janӫ vota tӫ veteranӫve tӫ UÇK-sӫ si dhe tӫ punëtorëve qӫ punojnӫ nӫ Administratӫn Publike staf ky qӫ u punӫsuan nga qeverisja e Partisӫ Demokratike qӫ nga paslufta.
Koalicioni AAK dhe Nisma asnjӫherӫ nuk ka arritur tӫ profilizohet si parti politike por mӫ shumӫ si degë partiake e rajonit tӫ Dukagjinit e pӫrbӫrӫ nga rrethi familjarӫ, e cila ska q’farӫ ti jepӫ mӫ politikӫs nӫ Kosovӫ. Fituese morale, politike dhe Kushtetuese ishte Lӫvizja Vetӫvendosje e cila e befasoj opinionin normal me fitoret qӫ ia arriti pothuajse nӫ tӫ gjitha Komunat e Republikӫs sӫ Kosovӫs rezultatet e Lӫvizjes Vetӫvendosje deshti apo nuk deshti dikush janӫ Referendum i kӫtij viti.
Nuk ka dilemӫ se njӫ përqindje tӫ votave afӫr 10% Lӫvizja Vetӫvemdosje i morri me ndihmӫn e disa mjeteve tӫ informimit dhe tӫ analistӫve tӫ cilӫt me javӫ e muaj folӫn, shpifen, abuzuan kundӫr Albin Kurtit dhe Vetӫvendosjes. Kӫto shpifje e nxitӫn edhe mӫ shumӫ elektoratin qӫ ti a dhuroj votat Lӫvizjes Vetӫvendosje.
Duhet tӫ mësohemi njӫherӫ e përgjithmonë se Kosova ӫshtӫ Republikӫ Parlamentare, Demokratike, ku vota e sovranit e determinon fuqinӫ politike dhe Kushtetuese tӫ subjeketit i cili del fitues.
Kӫto janӫ rregullat e demokracisë pӫr tӫ cilin populli i Kosovӫs ӫshtӫ deklaruar nӫ mӫnyrӫ plebecitare pӫr ta ndӫrtuar njӫ shoqӫri me sistem tӫ vlerave perӫndimorӫ Euro Atlantike.
Andaj deklaratat e zjarrta tӫ pa artikuluara dhe kӫrcӫnuese ende pa u pӫrfunduar procesi i votimeve dhe ende pa u qertifikuar numri i deputetӫve qӫ kanӫ arritur tӫ bӫhen pjesӫ e Parlamentit ӫshtӫ sjellje e papërgjegjshme e cila vetӫm sa e dӫmton liderin apo subjektin politikӫ qӫ i tejkalon kompetencat qӫ nuk ja lejon ligji.