Që në fillim duhet potencuar, xhurrultia dhe zhurma që po harxhohet pa nevojë rreth procesit të formimit të institucioneve të reja demokratike është jo vetëm, e kot, por edhe absurde në kuptimin se Kosova, sipas shumë parametrave ndërkombëtar tashme ka të instaluar institucione që e garantojnë si ligjshmërinë ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor. Po ashtu, ka edhe një përvojë zgjedhore dhe një kulturë të avancuar për “peshën specifike” që e kane ato në procesin e demokratizimit të vendit.
Pra, problemi më madhor i Kosovës, në muajt në vijim, nuk do të jetë formimi i qeverisë, e as mënyra se si do kompozohet kjo qeveri, madje as natyra teknike e “instalimit” të saj (se; kemi Kushtetutën dhe ligjet që parashikon edhe situatat e ngërçeve post zgjedhore) në krye të vendit, por, do jetë politika dhe vendimet që do i marr e njëjta, karshi sfidave dhe ndryshimit shumë ekstrem e shumë dinamik të situatës ndërkombëtare që është duke ndodhur aktualisht. Aulë kjo, ku Kosova duhet të dëshmoj praktikisht dhe pragmatikisht, se mund të konsiderohet si një partner serioz, i besueshëm e i denjë për ta tejkaluar “valën” e re të; ofertave, shantazheve, kërcënimeve (lexo; “shkopin” e ndëshkimit), por, edhe shanseve reale (lexo; “karotën” e shpërblimit) për të arritur maksimumin e interesave kombëtare (e kam fjalën këtu për maksimizimin gjithëkombëtar) në mbarë rajonin…
S’ këndejmi, mendoj se sikurse qeveria ashtu edhe opozita duhet ta kenë që tani në tavolinat e tyre një draft të përpunuar në formë të një “road map” të shkurtër se si duhet t’u qasen sfidave dhe dinamikave imponuese në rrafshin: rajonal, atë kontinental dhe sidomos atë global. Sfida dhe dinamika këto që s’do kenë fortë durimin e as kohën e mund të ndodh as mirëkuptimin shkaku i ndryshimeve te shpejta, për detyrimet tona “ofertuese”(lexo; përmbajtjen) me Serbinë, por, më shumë do ndalet tek faktet e krijuara dhe Marrëveshjet e arritura…2013,2015 dhe 2024, të cilat për shumë kënd janë në disfavor të interesit tonë shtetëror e kombëtar!
Pra, rikthimi i partneritetit normal nuk duhet nënkuptuar si servilizëm të tepruar, e as si gatishmëri për të pranuar çfarëdo koncesioni në dëm të këtyre interesave të lartcekura, por, si një mjeshtri, si një intuitë dhe fuqi racionale argumentuese për të animuar e sidomos bindur aleatët, se; avokimi i interesave tona shtetërore ishte, është dhe mund të ushtrohet vetëm në përputhje me interesat e tyre (sidomos ato amerikane në rajon).
Natyrisht, se ky fleksibilitet për të cilin po insistoj pa asnjë dyshim nuk mund të arrihet dhe te marr si formën ashtu edhe përmbajten e duhur, pa hasur në një mirëkuptim e vetëdijesim të artikuluar përbrenda vete subjekteve tona politike. Të cilat për mendimin tim ende nuk po e hetojnë rrezikun që mund të na e sjell fragmentarizmi smirëzi dhe insistimi absurd që me çdo kusht duhet të bëhen hisedar i kulaçit vendimmarrës për proceset dhe zhvillimet në horizont!
Ngase, klanet e ndryshme poltrone e servile, përbrenda vetë subjekteve tona politike, ende shumë më shumë po dëshirojnë t’i ruajnë privilegjet dhe benefitet e tyre materiale që ua mundësoj pushtet mbajtja, se sa synimet, ambiciet e natyrës së interesave tona afatgjata shtetërore e kombëtare. S’ këndejmi, mendoj se qeveria e ardhshme duhet patjetër të bëjë lëvizje të shpejta e të qarta duke angazhuar fillimisht ekipe të tëra (lexo; njerëz të aftë, dhe me vizion të qartë, e jo servil e poltrona të padijshëm) meritokratesh profesionalpër kontakte, fillimisht me Tiranën, Berlinin, Parisin, Londrën, por edhe Uashingtonin.
Krahas kësaj qeveria në ardhje e ka po ashtu edhe një detyrim moralo politik, ku sa me shpejt që të jetë e mundur duhet të lirohet nga paragjykimet dhe stereotipitë “klasore” dhe nga stigmat e egalitarizmit social që në atmosferën aktuale globale më shumë mund të bëjnë dëm se sa dobi për projektin e interesave tona afatgjata shtetërore. Ndryshe, vendnumërimi dhe marrja e tepërt me smiren dhe inatet tona mediokre fo ishte fatal për shtetin. Sepse vendin, do e lëne pa aleatë e investime, pa zhvillim, pa perspektivë e pa vizion të qartë për gjeneratat e reja…Kohëra këto ku më askujt nuk do i qoj peshë, as pushteti e as privilegjet…