Nuk rrodhën shumë ditë dhe i dolën huq apo iu kthyen si gurë mbi kokë kritikat ndaj Albin Kurtit edhe Richard Grenellit, me FITOREN e LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025! Me shumë gjasa, me sygjerim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në kuadër të një strategjie të re gjeopolitike e me një ekip gjërësisht të ri, të pakonsumuar e të pakompromentuar, me vendim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump nga dt.11 shkurt 2025, Richard Grenell nuk do të jetë më në DASH e në diplomaci! Nuk mund të përjashtohet edhe pista apo dyshimi se Rubio, duke ia njohur mirë mediokritetin profesional dhe perversitetet morale, nuk mund të dëshironte ta kishte në DASH një vartës e njeri si Richard Grenell. Këtë opinion të tij mund t’ia ketë bërë të ditur edhe SHEFIT, domethënë Presidentit Trump.
Ky, pavarësisht rezervave dhe ngurrimit, sidomos për faktin se Grenell ishte mik dhe ortak i dhëndrit të tij, Jared Kushner, domethënë edhe i të bijës, ka pranuar dhe ka vendosur, në të mirë të AMERIKËS dhe të DIPLOMACISË AMERIKANE! Ai e emëroi Richard Grenellin drejtor ekzekutiv i “Kennedy Center”, një institucion i Arteve dhe Kulturës Amerikane Siç shkruan presidenti Trump, në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, në sqarimin për këtë vendim të ri e “të beftë”, “Rixh ndan Vizionin tim për një Epokë të Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë punën e përditshme të Qendrës...”
Kjo qendër organizon mijëra evente çdo vit dhe është shtëpia e Orkestrës Simfonike Kombëtare dhe Operas Kombëtare të Uashingtonit. Pra, përfshirë edhe premiera e spektakle në dramë e komedi...
Kështu që Richard Grenell, ish diplomat, që ka mbajtur disa poste gjatë mandatit të parë të Trump, duke përfshirë ambasadorin në Gjermani, ushtruesin e detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe të dërguarin special për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, në fillim të mandatit të dytë emëruar si i dërguar i presidentit për “misione speciale”, nga 11 shkurti kalon nga fronti i diplomacisë në atë të...kulturës.
Merret me mend se angazhimet intensive në këtë institucion nuk do ta lejojnë të shkojë shpesh, si vitet e mëparshëm edhe në Beograd, ku ka shumë miq e mikesha si dhe plot kujtime të paharrueshme e me doza të forta nostalgjie...! Nuk mund të mos lidhet ky ndryshim posti me deklaratat dhe qëndrimet e tij në prag të zgjedhjeve në Kosovë, hapur kundër kryeministrit Albin Kurti e në sinkron me Aleksandar Vuçiç në Beograd dhe me disa liderë të partive opozitare në Prishtinë.
Këto deklarata të tij u kritikuan publikisht edhe nga diplomatë dhe analistë politikë amerikanë, gjermanë, shqiptarë...Merret me mend se këto kritika me fakte dhe argumente bindës kanë arritur edhe në veshët e Rubios e të Trump...! Edhe unë, duke iu kundërvënë dhe duke e kritikuar për këto deklarata të papërgjegjshme, tejet konsumuese, deri në "vetëvrasje politike", më shumë të detyruar se sa të vullnetshme, në opinionin botuar më 4 shkurt 2025 në “BOTA SOT”, me titullin “Richard Grenell, përzgjedhje e gabuar e presidentit Trump”, mes të tjerave shkruaja: “Kam bindjen se shpejt presidenti Trump, ndihmuar edhe nga detyrimi i vetë Grenellit për të shklyer maskën e për t'i shërbyer miqve të tij jo vetëm për biznese në Beograd, por edhe për antishqiptari, anti Albin Kurti, anti Kosovë..., do ta rishikojë vazhdimësinë e mbajtjes së tij pranë vetes si këshilltar e si misionar diplomatik...!”
Pa u ndjerë e pa pikë mburrjeje si astrolog, për më tepër, pa menduar aspak se Presidenti Donald Trump është ndikuar për këtë vendim edhe nga opinioni im, kam të drejtë të them se koha më dha të drejtë brenda jo më shumë se një jave. Kështu që nga ky transferim apo ndëshkimi i Richard Grenell, një kartë e vetëdjegur me kohë, kemi një leverdi të dyfishtë! Diplomacia amerikane u pastrua nga një misionar i paaftë e i papërgjegjshëm profesionalisht e moralisht, deri në ortakëri të hapur me Aleksandar Vuçiçin dhe flirte seksuale, nga para e prapa, nëpër klube nate të Beogradit. Nga ana tjetër, Kosova shpëtoi nga një misionar diplomatik amerikan, që më shumë se AMERIKËS i shërbente Beogradit, bizneseve dhe...b*thës së vet!